Rifresko reklamën. Rifresko përzgjedhjen.

Nxënësit nga Shtipi po u japin një pamje të re reklamave të ushqimeve dhe pijeve të ëmbëlsuara dhe po i nxisin bashkëmoshatarët e tyre ta shqyrtojnë se si ndikojnë në zgjedhjet e tyre mesazhet me të cilat janë të rrethuar

UNICEF
Team of students working on their activity during a UNICEF workshop on food enviornments in and around schools
UNICEF North Macedonia / Kulavkovski / 2026
11 Nëntor 2026

Sa nga ajo që hanë fëmijët është në të vërtetë zgjedhja e tyre?

Fëmijët rriten të rrethuar nga reklamat e ushqimit dhe pijeve: në telefonat e tyre, në dyqane, në tabela reklamuese, si dhe brenda dhe përreth shkollave. Kur ushqimet shumë të përpunuara dhe pijet e ëmbëlsuara reklamohen vazhdimisht dhe janë të pranishme gjithandej, ato bëhen lehtësisht një zgjedhje e njohur dhe e dukshme.

Çka nëse do t’i përdornim reklamat e ushqimeve të shpejta për të promovuar alternativa të shëndetshme?

Një grup nxënësish nga SHFK “Vanço Përke” nga Shtipi vendosën ta shndërrojnë këtë ide në një sfidë në rrjetet sociale.

Embedded video follows
UNICEF North Macedonia / 2026

Nxënësit kërkuan reklamat për ushqime shumë të përpunuara dhe pije të ëmbëlsuara brenda shkollës dhe përreth saj dhe vendosën “t’i rifreskonin” ato. Duke përdorur fruta dhe perime të freskëta, ata mbuluan produktet në reklama dhe treguan se si të njëjtat hapësira reklamuese mund ta përcjellin një mesazh të ndryshëm. Pastaj bënë foto dhe i ndanë ato në mediat sociale, duke i ftuar miqtë e tyre të bashkohen.

Përmes kësaj sfide, fëmijët dhe të rinjtë inkurajohen të mendojnë në mënyrë kritike rreth reklamave dhe mesazheve që i rrethojnë dhe ta imagjinojnë një mjedis të ndryshëm në të cilin zgjedhjet e shëndetshme janë më të dukshme dhe të disponueshme. 

Tani është radha juaj!

🍎 Gjeni: Kërkoni një reklamë për ushqime shumë të përpunuara ose pije të ëmbëlsuara brenda dhe përreth shkollës. Mund të jetë një raft plot me këso produkte në një dyqan pranë shkollës. 

🥕 Rifreskoni: Merreni fruta ose perime, mbuloni produktin e reklamuar dhe tregoni se si reklama mund të duket ndryshe. Ose vetëm tregoni zgjedhjen tuaj të shëndetshme!

📸 Fotografoni: Bëni një foto të reklamës suaj “të rifreskuar” ose zgjedhjes suaj të shëndetshme.

📲 Ndani: Postoni fotografinë në mediat sociale me hashtagun #RIfreskoniZgjedhjenTuaj dhe ftoni një shok ose shoqe ta pranojë sfidën. 

Le ta ndryshojmë atë që fëmijët e shohin përreth tyre dhe ta krijojmë një mjedis më të shëndetshëm brenda dhe përreth shkollave - një mjedis që mbron shëndetin e fëmijëve dhe ua bën më të lehtë atyre të bëjnë zgjedhje të shëndetshme ushqimore.

Social media post of a person holding an apple covering sugary drinks Social media post of a person holding an apple covering sugary drinks
Social media post of a person holding an orange and covering sugary drinks Social media post of a person holding an orange and covering sugary drinks
Social media post of a person holding an apple and covering TV ad for ultra-processed food Social media post of a person holding an apple and covering TV ad for ultra-processed food
Social media post of a person covering a junk food ad with an apple Social media post of a person covering a junk food ad with an apple
UNICEF North Macedonia / 2026
Person holding an apple and covering a billboard promoting chocolates Person holding an apple and covering a billboard promoting chocolates
UNICEF North Macedonia / 2026
Person holding an apple and covering a billboard promoting a sugary drink Person holding an apple and covering a billboard promoting a sugary drink
UNICEF North Macedonia / 2026
Orange covering a billboard promoting ultra-processed food Orange covering a billboard promoting ultra-processed food
UNICEF North Macedonia / 2026
Person holding an apple and covering billboard promoting ultra-processed snacks Person holding an apple and covering billboard promoting ultra-processed snacks
UNICEF North Macedonia / 2026