Fëmijët e “pushtojnë” hapësirën e reklamave

Çka nëse sikur në vend të produkteve të pashëndetshme dhe pijeve të ëmbëlsuara, hapësirat reklamuese të përcillnin mesazhe të hartuara nga nxënësit?

UNICEF
Group of adolescents standing in front of a billboard with a message
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
11 Nëntor 2026

Fëmijët çdo ditë ekspozohen ndaj reklamave të ushqimit, përfshirë edhe gjatë rrugës për në shkollë dhe gjatë kthimit nga shkolla. Po sikur të njëjtat hapësira reklamuese, në vend të produkteve të pashëndetshme dhe pijeve të ëmbëlsuara, të paraqisnin mesazhe të krijuara nga vetë nxënësit?

Ekipi në shkollën fillore “Naum Naumovski Borçe” në Shkup vendosi ta bënte pikërisht këtë. 

Embedded video follows
UNICEF North Macedonia / 2026

Nxënësit fillimisht kërkuan se çfarë produktesh shiteshin dhe çfarë reklamash gjendeshin brenda dhe përreth shkollës së tyre, në vende si makina shitëse, dyqane, kioska dhe tabela reklamuese. 

Në një punëtori të përbashkët, ata mësuan se si reklamat e tërheqin vëmendjen e tyre dhe ndikojnë në atë që atyre iu duket e njohur, tërheqëse dhe e dëshirueshme. Ata analizuan taktika të ndryshme reklamimi, të cilat shpeshherë i kanë në veçanti cak fëmijët dhe adoleshentët: paketime shumëngjyrëshe, personazhe vizatimorë dhe persona të famshëm, oferta speciale, dhurata falas, lojëra shpërblyese, si dhe promovime përmes rrjeteve sociale, influencuesve dhe evenimenteve. 

Ata diskutuan gjithashtu se si reklamat ndikojnë në emocionet e fëmijëve, duke i shoqëruar produktet me argëtimin, shoqërinë, përkatësinë, emocionin dhe shpërblimet. Kjo do të thotë, se blerja e një produkti të caktuar do t’i ndihmojë ata të përshtaten në shoqëri ose t’i bëjnë të ndihen më mirë. Nxënësit hetuan gjithashtu se si vendosen tabelat reklamuese përgjatë rrugëve, ku fëmijët udhëtojnë çdo ditë, duke i ekspozuar ata në vazhdimësi ndaj të njëjtave mesazhe reklamuese.

Ekipi vendosi ta “pushtojë” një nga tabelat pranë shkollës së tyre, duke prezantuar mesazhin: 

“Ne e kemi zënë këtë hapësirë ​​në mënyrë që të mos ketë reklama për ushqime të pashëndetshme brenda dhe përreth shkollës.”

Duke vepruar kështu, nxënësit bënë më shumë sesa thjesht ta nxjerrin në pah ndikimin e marketingut. Ata transformuan një hapësirë ​​që normalisht përdoret për promovimin e produkteve në një hapësirë ​​për dhënien jehonë të zërit të tyre dhe kërkesës së tyre për një mjedis më të shëndetshëm ushqimor brenda dhe përreth shkollave. Në vend që të ishin thjesht një audiencë për mesazhet që i rrethojnë, ata treguan se fëmijët dhe të rinjtë mund të kërkojnë në mënyrë aktive ndryshime në mjedisin në të cilin jetojnë, mësojnë dhe lëvizin çdo ditë.

Nëse mjedisi ndikon në zgjedhjet ushqimore, atëherë ndryshimi i mjedisit duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.

Më e rëndësishmja, mesazhi i nxënësve nuk ngeli vetëm në lagjen e tyre. Të njëjtat tabela reklamuese u vendosën pranë shkollave dhe në vende të dukshme në Veles, Kumanovë, Shtip dhe Çair, ku edhe ekipet tjera të nxënësve po marrin pjesë në fushatë.

Gjithashtu një nga tabelat reklamuese u vendos në një vend ku vendimmarrësit mund ta shihnin, duke lejuar që mesazhi i nxënësve të arrinte drejtpërdrejt tek ata që mund të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm ushqimor.

Close up of billboard message Close up of billboard message
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
Billboard with message developed by students as part of the #WhatsToEat campaign Billboard with message developed by students as part of the #WhatsToEat campaign
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
Billboard with message developed by students as part of the #WhatsToEat campaign Billboard with message developed by students as part of the #WhatsToEat campaign
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
Billboard in front of the Government Billboard in front of the Government
UNICEF North Macedonia / 2026
Billboard in Kumanovo Billboard in Kumanovo
UNICEF North Macedonia / 2026
Billboard in Stip Billboard in Stip
UNICEF North Macedonia / 2026

Si mund të përfshihen fëmijët dhe adoleshentët?

🤳 Bashkohuni sfidës: Ndani informacione mbi ushqimet dhe pijet që shiten në shkollën tuaj dhe përreth saj dhe bashkohuni me fushatën #ÇkaKaPërTëNgrënë. 

🥪 Zgjidhni ushqime më të shëndetshme: Kur të keni mundësi, sillni nga shtëpia një ushqim ose ushqim të lehtë të shëndetshëm dhe inkurajoni shokët tuaj të provojnë alternativa më të shëndetshme. 

🍎 Ndani idetë me bashkëmoshatarët: Shkëmbeni receta dhe ide për ushqime të thjeshta dhe të disponueshme që janë të shijshme, nutritive dhe të lehta për t’u gatuar. 

📚 Angazhohuni për të ushqyerit më shëndetshëm në shkolla: Përdorni materialet e përgatitura të fushatës për të stimuluar diskutimin dhe për të ndihmuar shokët e klasës ta kuptojnë më mirë këtë temë.

🏫 Shprehni mendimin tuaj dhe përfshihuni: Bisedoni me udhëheqjen e shkollës suaj, parlamentin e nxënësve ose komunën. Ndani idetë tuaja për ushqimet dhe zëmrat më të shëndetshme dhe sugjeroni mënyra për t’i përmirësuar zgjedhjet ushqimore në shkollë dhe përreth saj.

🎯 Nisni një iniciativë nxënësish: Së bashku me shokët e klasës, eksploroni sfidat më të mëdha ushqimore në shkollën tuaj dhe propozoni zgjidhje për t’ia paraqitur udhëheqjes së shkollës.

📢 Shpërndani mesazhin dhe ndani përmbajtjen e fushatës: Inkurajoni miqtë, shokët e klasës dhe anëtarët e familjes të bashkohen në bisedë rreth të ushqyerit më të shëndetshëm në shkolla.

💡 Tregoni se çfarë mund të bëhet: Organizoni një ditë me ushqime të shëndetshme, shkëmbim recetash, degustacion ose aktivitet tjetër të nxënësve që do të tregojë se të ushqyerit e shëndetshëm mund të jetë i shijshëm, argëtues dhe i disponueshëm.