Çdo kohë është kohë për lojë!

Shndërrojini rutinat e përditshme në momente loje argëtuese për mësim dhe zhvillim të trurit.

by UNICEF
Father and son doing a fist bump
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2019
06 Qershor 2024

Në 1000 ditët e para të jetës (3 vitet e para), truri i fëmijës suaj zhvillohet më shpejt se në çdo kohë tjetër. Edhe më i pabesueshëm është fakti se para se fëmijët e vegjël të flasin, ju mund të ndihmoni me ndërtimin e trurit të tyre.

Si? Përmes shërbimit dhe rikthimit!

>>Shiko ndërtimin e trurit të foshnjave përmes lojës: Orë e shkurtër për përvetësim të prindërimit

Me ndihmën e miqve tanë në Qendrën për Zhvillimin e Fëmijëve në Universitetin e Harvardit dhe Fondacionin LEGO, do t’ju tregojmë se si të angazhoheni me fëmijën tuaj në mënyrë që i ndihmon ata të krijojnë lidhje të rëndësishme dhe të argëtohen gjatë një aktiviteti të tillë.

Çfarë është shërbimi dhe rikthimi?

Shërbim dhe rikthim është një seri ndërveprimesh ndërmjet fëmijës dhe prindit ose kujdestarit kryesor, ku personi i rritur i përgjigjet me dashuri dhe në mënyrë të përshtatshme zhurmave dhe gjesteve të foshnjës ose vogëlushit. Mendojeni si një lojë ping-pongu: gjithçka ka të bëjë me gjuajtje dhe kthim të gjuajtjes - gjegjësisht argëtimit!

Pjesa më e rëndësishme është t’i tregoni fëmijës tuaj se kujdeseni dhe reagoni ndaj nevojave, emocioneve dhe gjërave që e emocionojnë atë, duke u përkujdesur që t’i kushtoni vëmendje!

Si e praktikoj shërbimin dhe rikthimin me fëmijën tim?

Ndërtimi i trurit të foshnjës suaj nuk ka nevojë të jetë i ndërlikuar dhe akoma më mirë, ai mund të përfshihet në rutinat dhe momentet e përditshme. Çdo moment me fëmijën tuaj mund të kthehet në një mundësi argëtuese për të mësuar!

Këtu janë disa mënyra të thjeshta se si mund të filloni ta përfshini shërbimin dhe të ktheheni në ndërveprimet tuaja të përditshme me të voglin tuaj.

“Loja e emrit”

Mother and son in the park
UNICEF / UN0202838 / Pancic

Shtoni pak argëtim në rutinën tuaj të mëngjesit! Veshja e fëmijës suaj është një mundësi e shkëlqyer për ta ndihmuar atë të krijojë lidhje të rëndësishme gjuhësore. Derisa e vëzhgoni interesin e saj për çdo rrobë që ia vishni, përkujdesuni ta thoni emrin e rrobës. Për shembull, derisa e mbani lart këmishën e saj, thoni “po, kjo është këmisha jote!” Mund ta bëni një hap më tej duke ia mësuar detajet rreth saj: “Çfarë ngjyre është kjo këmishë? Kjo këmishë është blu!”

 

Argëtim gjatë ushqimit!

On 23 July, 2019, Joaquín, 2, is offered broccoli by his mother, Rosina, during lunch at their home in a rural area of the department of San José, Uruguay.
UNICEF/UN0343212/Pazos

Eksploroni kuzhinën tuaj me fëmijën tuaj – ajo është plot me pamje, ngjyra, forma dhe aroma emocionuese të cilat fëmija juaj mund t’i eksplorojë. Mbështetni dhe inkurajoni kureshtjen e fëmijës suaj duke i kushtuar vëmendje asaj që fëmija juaj e shikon, interesohet dhe reagon ndaj saj. Për shembull, nëse vëreni fëmijën tuaj duke ia ngulur sytë një banane, merreni atë dhe afrojeni më pranë tij, dhe ndërkohë i tregoni se çfarë është, si ndihet, çfarë ngjyre ka. Njohja e interesave të fëmijës suaj do ta ndihmojë atë të ndihet i kuptuar dhe i kujdesur. 

 

Loja gjatë kohës së banjës

Mother is helping her little baby girl to wash her face.
UNICEF/UN0732229/

Merrni disa lodra banje ose një top dhe bëhuni gati për të luajtur! Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë lodrën që ia tërheq interesin e tij/saj. Luani me të hedhje dhe kthim. Kur foshnja të jetë gati të kalojë te lodra tjetër, potencoje një gjë për ta vërtetuar përfundimin e kohës së kaluar me lodrën e parë duke thënë “U kry!” Fëmijët e vegjël mund të jenë më të gatshëm se foshnjat për të udhëhequr momente argëtuese, të cilat mund t’i ndjekin të rriturit. Krijimi i lidhjeve me përfundimin dhe fillimin e lojës, potencimi i kësaj dhe lënia e fëmijës për ta marrë drejtimin do ta ndihmojë atë të ndihet i mbështetur në mësim dhe eksplorim. 

Tregoni dhe mësoni

Mother and daughter playing with bubbles
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2019

Pavarësisht nëse është në makinë ose përreth lagjes, ka shumë gjëra për të parë kur ecni jashtë. Kushtojini vëmendje gjërave për të cilat fëmija juaj duket i interesuar përmes gjesteve, shikimit ose tingujve të tij dhe tregojini fëmijës tuaj se çfarë është: “Oh, a e sheh zogun? Ky është një zog i bukur!” Kjo do t’i tregojë fëmijës suaj se ju të dy kujdeseni për interesat e tij dhe do ta inkurajoni atë të eksplorojë botën përreth tij. 

Shkëmbimi i ushqimit

Father and son eating
UNICEF / UN0202834 / Pancic

Kur ushqeni foshnjën tuaj me një shujtë të lehtë, bëjeni me radhë dhënien e ushqimit. Ushqejeni atë me një kafshatë dhe lëreni të marrë vetë pjesën tjetër. Edhe nëse kërkon pak kohë, prisni që fëmija juaj të përgjigjet. Vënia e parimit të radhës ndihmon në ndërtimin e besimit të tij/saj dhe të aftësive të saja sociale. Kjo do të ishte një lojë e shkëlqyer për foshnjat 6 muajsh e më shumë.

Çdo ditë duke ndarë kohë për t’i krijuar këto ndërveprime, ju e ndihmoni fëmijën tuaj të jetë i përgatitur, duke hedhur themelet për një jetë të mësimit dhe zgjidhjes së problemeve. Kujt i ka shkuar mendja se ndërtimi i trurit mund është kaq argëtues?!


Artikull nga Mendi Riç, autor i përmbajtjes digjitale, UNICEF