Përfaqësuesja e re e UNICEF-it znj. Lesli Miler ia dorëzoi letrat kredenciale ministrit të Punëve të Jashtme

02 Korrik 2024
UNICEF Representative Ms. Lesley Miller presented credentials to the Minister of Foreign Affairs
@MoFA/North Macedonia/2024

SHKUP, 2 korrik 2024: Përfaqësuesja e sapoemëruar e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut znj. Lesli Miler i dorëzoi letrën e saj të akreditimit ministrit të Punëve të Jashtme z. Timcho Mucunski.

Duke i uruar mirëseardhje përfaqësueses së re të UNICEF-it, ministri Mucunski shprehu vlerësimin e tij për partneritetin 30-vjeçar në vend ndërmjet Qeverisë dhe UNICEF-it. Ministri theksoi hapur se ndryshimi në shoqëri duhet të fillojë me fëmijët dhe e nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të avancimit të të drejtave të fëmijëve.

Znj. Miler e përgëzoi ministrin mbi arritjet e vendit për fëmijët, duke vënë në dukje se në 30 vjet, që nga ratifikimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, janë përmirësuar kornizat legjislative dhe ato të politikave, me çka sistemet më të forta kanë kontribuar në përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.

Duke njohur aspiratat e vendit për zhvillim më të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve, përfaqësuesja e UNICEF-it u zotua se do të vazhdojë të punojë me Qeverinë për t’i trajtuar nevojat dhe për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Kjo përfshin vazhdimin e mbështetjes së reformave të rëndësishme në shëndetësi, arsim, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, drejtësinë dhe mjedisin, si dhe trajtimin e sfidave të reja, të cilat shfaqen në fëmijëri. Ajo shtoi se programi i ri i vendit (2026-2030) do të jetë një mundësi unike për ta ritheksuar përkushtimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që çdo fëmijë në vend – veçanërisht vajzat dhe djemtë më vulnerabël – të mund të lulëzojnë, mësojnë, të mbrohen dhe të përfshihen.

Përpara se të ngarkohej me detyrë në Maqedoninë e Veriut, znj. Lesli Miler ka shërbyer si zëvendës përfaqësuese e UNICEF-it në Vietnam. Ajo sjell mbi 30 vjet përvojë me UNICEF-in në pozita të shumta drejtuese, të partneritetit dhe veprimtarisë programore. Përveç shërbimit në Vietnam, ajo ka punuar në Serbi dhe Kamboxhia, në Zyrën Rajonale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, me seli në Gjenevë dhe në zyrën qendrore të UNICEF-it në Nju Jork.

 

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.