1 nga 9 vdekje të foshnjave në Maqedoninë e Veriut është e ndërlidhur me ndotjen e ajrit

Përmbledhja e re e politikave të UNICEF-it i përshkruan të dhënat më të fundit dhe rekomandimet për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe për parandalimin e vdekjeve të ndërlidhura me ndotjen e ajrit dhe problemet shëndetësore të fëmijëve

10 Shtator 2024
Pregnant mother cradling her one-year-old son in their home in Gazi Baba
UNICEF/UNI556785/Nimani

Shkup, 10 shtator 2024 – Në prag të Ditës ndërkombëtare të ajrit të pastër, UNICEF-i për Evropë dhe Azi Qendrore e publikoi një përmbledhje të re të politikave, duke theksuar se në vitin 2021 më shumë se 5,480 foshnja në 23 vende dhe territore në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore kanë vdekur nga shkaqet e ndërlidhura me ndotjen e ajrit. Në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e foshnjave të ndërlidhura me ndotjen e ajrit përbëjnë 11.6 për qind ose 1 në 9 të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën 1 vjeçare. 

Raporti i titulluar “Fillimet me frymëmarrje të rënduar: politikat për mbrojtjen e fëmijëve nga ndotja e ajrit në Evropë dhe Azinë Qendrore Raporti, "Fillimet pa frymë: Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Ndotja e Ajrit në Evropë dhe Azinë Qendrore", vë në dukje se në qytetet kryesore në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore, ndotja e ajrit rregullisht tejkalon nivelet e sigurta të OBSH-së, duke u bërë një rrezik i madh mjedisor pas shëndetit të fëmijëve.  

Në Maqedoninë e Veriut, rreziqet nga ajri i ndotur janë veçanërisht të larta. Në shkurt të vitit 2024, Shkupi ishte përsëri në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë, me nivele mesatare të grimcave PM10 ose PM2.5 që tejkalojnë kufijtë e lejuar për më shumë se 100 ditë në vit. Përveçse është shkak i konsiderueshëm i vdekjeve të foshnjave, të dhënat e reja tregojnë se ndotja e ajrit shkakton humbjen e më shumë viteve të shëndetshme të jetës se cilido faktor tjetër mjedisor, duke përfshirë temperaturat e larta, ujin e pasigurt për pije dhe pajisjet e dobëta sanitare.

“Të dhënat janë veçanërisht shqetësuese sepse ekspozimi i hershëm dhe i shpeshtë ndaj ndotjes së ajrit ndikon në zhvillimin e trurit, mushkërive dhe organeve të foshnjave, duke shkaktuar probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës, madje duke ndikuar edhe në aftësinë për mësim,” tha Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF-it. “Fëmijët jo vetëm që përballen me kaos klimatik gjatë jetës, por edhe tani janë duke e përjetuar atë. Sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë të parandalueshme, mirëpo ne kemi nevojë që politikat klimatike që marrin parasysh edhe fëmijët. Kjo përfshin politika, të cilat i reduktojnë ndotësit dhe e përmirësojnë cilësinë e ajrit ku fëmijët jetojnë, luajnë dhe mësojnë.”

Dokumenti thekson se foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë më të rrezikuarit nga vdekja dhe shëndeti i ligë nga ndotja e ajrit. Ekspozimi i hershëm dhe i shpeshtë ndaj ndotjes së ajrit – duke përfshirë edhe kohën kur është ende fetus në mitrën e nënës – shpie në një reduktim dhe ristrukturim të mushkërive të tyre dhe e rrit rrezikun e pneumonisë, infeksioneve të traktit të sipërm respirator, infeksioneve të veshit, astmës dhe alergjive. Thithja e ajrit të ndotur mund të shkaktojë inflamacion në tru, duke penguar rritjen dhe duke ndikuar në zhvillimin kognitiv, si dhe në rezultatet e të mësuarit.

UNICEF-i u bën thirrje qeverive dhe institucioneve në vendet anembanë rajonit – përfshirë Maqedoninë e Veriut – të kushtojnë më shumë vëmendje dhe resurse për ta parandaluar përkeqësimin e ndotjes së ajrit, ta mbështesin efikasitetin e energjisë, qasjen në energji të pastër, ta mbështesin përmirësimin e cilësis së ajrit dhe t’i mbrojnë gratë shtatzëna dhe fëmijët nga ekspozimi.

Sipas këtyre rekomandimeve, ajri i ndotur dhe efektet e tij në shëndetin e fëmijëve duhet të bëhen pjesë e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (KND), Planeve Kombëtare të Përshtatjes (NPA), planeve kombëtare dhe lokale të cilësisë së ajrit dhe planeve kombëtare shëndetësore; duhet të krijohen zona pa ndotje rreth shkollave, kopshteve dhe objekteve shëndetësore; Sistemet e paralajmërimit të cilësisë së ajrit duhet të vendosen dhe mirëmbahen pranë ndërtesave të banimit, këndeve të lojërave, objekteve shëndetësore, kopshteve dhe shkollave dhe popullata duhet të informohet rregullisht për cilësinë e ajrit.

Konsiderata shtesë duhet t’i jepen përmirësimit të pastrimit të ajrit për të gjitha gratë shtatzëna si në shtëpi ashtu edhe në vendin e punës. Së fundi, barra e infeksioneve të pneumonisë bakteriale tek foshnjat duhet të zvogëlohet duke zgjeruar mbulimin e vaksinës konjugate pneumokokale (PCV) – e cila në Maqedoninë e Veriut është 56 përqind, që është shumë më e ulët se mbulimi mesatar prej 86 përqind në rajonin evropian të OBSH-së.  

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.