Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësimin më të madh në rrafshin global në lidhje me mbijetesën e fëmijëve

OBSH-ja, UNICEF-i dhe UNFPA-ja përgëzojnë vendin për progresin e arritur në mbijetesën e të foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve në dekadën e fundit

19 Mars 2026
Representatives from UN organizations on a press conference
UNICEF North Macedonia / 2026

Shkup, 19 mars 2025 – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA) e përgëzojnë Maqedoninë e Veriut për progresin e arritur gjatë dekadës së fundit në uljen e vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve nën pesë vjeç, duke e vendosur vendin në mesin e vendeve më të suksesshme në botë në përmbushjen e Objektivit 3.2 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Ky progres arrihet në një kohë kur përparimet globale janë ngadalësuar ndjeshëm, kur për çdo vit shënohen miliona vdekje të fëmijëve, të cilat në rrethana thjerra do te ishin të parandalueshme. Derisa shumë vende janë nën pragun e përmbushjes së objektivave globale, Maqedonia e Veriut tregon se angazhimi i qëndrueshëm politik, politikat e forta dhe reformat e sistemit shëndetësor, të bazuara në prova, mund të japin rezultate të shpejta dhe të qëndrueshme. 

Që nga viti 2015, Maqedonia e Veriut e ka shënuar përmirësimin më të madh të mbijetesës së fëmijëve në mbarë botën, duke ulur vdekshmërinë neonatale me 87 për qind, gjegjësisht vdekshmërinë e fëmijëve nën pesë vjeç me 75 për qind. 

Këto suksese e pasqyrojnë transformimin e kujdesit për nënat dhe të porsalindurit, nën drejtimin e vendit. Pas rritjes së vdekjeve neonatale në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë - e mbështetur nga OBSH-ja, UNICEF-i dhe UNFPA-ja – e forcoi shpejt kujdesin emergjent obstetrik dhe atë për foshnjat e porsalindura, i përditësoi protokollet klinike, i përmirësoi praktikat e ringjalljes neonatale dhe ato të parandalimit të infeksioneve, i përmirësoi rrugët e udhëzimit dhe e përforcoi kujdesin nga personat e kualifikuar gjatë lindjes. Më pas këto reformat u institucionalizuan përmes Planti të përgjithshëm (Masterplanit) të kujdesit perinatal 2020-2030 dhe auditimeve rutinore të vdekshmërisë perinatale, duke përfshirë llogaridhënien, mësimin dhe kujdesin e stratifikuar sipas riskut në të gjitha nivelet e sistemit. 

Shikuar në perspektivë, ruajtja e qëndrueshmërisë së progresit do të kërkojë fokus të vazhdueshëm mbi cilësinë, barazinë dhe qëndrueshmërinë - duke siguruar standarde të larta të kujdesit në të gjitha institucionet, duke forcuar vazhdimësinë e kujdesit nga shtatzënia deri në fëmijërinë e hershme, duke zvogëluar pabarazitë për popullatat e cenueshme, duke mbështetur një fuqi punëtore të kualifikuar shëndetësore dhe duke përdorë të dhëna dhe auditime për ta nxitur përmirësimin e vazhdueshëm. Me rëndësi kritike do të ngelë mbrojtja e familjeve nga barrierat financiare dhe sigurimi i qasjes universale në shërbimet thelbësore shëndetësore të nënës dhe fëmijës.

Përvoja e Maqedonisë së Veriut e përforcon mësimin e qartë të përvetësuar në rrafshin global: politikat e forta dhe intervenimet e dëshmuara dhe të bazuara në prova shpëtojnë jetë. Kujdesi cilësor para lindjes, personeli shëndetësor i kualifikuar në aktin e lindjes, sistemet efektive të referimit dhe monitorimi i vazhdueshëm i rezultateve mbeten ndër investimet më me ndikim dhe me kosto efektive, të cilat mund t’i ndërmarrin vendet. 

Në epokën e ngadalësimit të progresit global dhe rajonal, Maqedonia e Veriut qëndron si një shembull i fuqishëm i transformimit të sistemit shëndetësor, që jep rezultate dhe shërben si kujtesë për t’i mbështetur investimet në shëndetin e nënës, shëndetin e të porsalindurit dhe shëndetin e fëmijës për të siguruar qëndrueshmëri, barazi dhe cilësi për gjeneratat e ardhshme.


Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni:

Margarita Spasenovska | Organizata Botërore e Shëndetësisë|   Tel: (070) 306 724 | [email protected] 

Suzie Pappas Capovska| Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë   Tel: (02) 3231-244 | [email protected]

Irena Spirkovska| Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë   Tel: (02) 3249 588 |[email protected]   

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244

Për UNICEF-in

UNICEF-, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, punon në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve gjithandej, veçanërisht të fëmijëve më të pafavorizuar dhe në vendet më të vështira për t’u arritur. Ne në më shumë se 190 vende dhe territore, bëjmë gjithçka që duhet për t’i ndihmuar fëmijët të mbijetojnë, të zhvillohen dhe ta përmbushin potencialin e tyre.