Fillimi më i mirë në Jetë

Fëmijët e vegjël 0 deri 10 vjeç dhe prindërit e tyre

Children posing for the camera.
UNICEF/S.Karahoda

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të rriten në mjedis familjar dhe përkujdesjeje, të kenë qasje në kujdes cilësor shëndetësor, ushqim të mirë, edukim dhe lojë si dhe të mbrohen nga lëndimi, abuzimi dhe diskriminimi.

 

UNICEF-i në Kosovë punon për të siguruar që të gjithë fëmijët e vegjël të kenë fillim të mbarë në jetë.

Kjo do të thotë se çdo fëmijë mbijeton dhe rritet në mjedis stimulues dhe përkujdesjeje. Me theks në kujdesin parësor shëndetësor dhe edukimin e hershëm të fëmijërisë, programet në këtë shtyllë punojnë me fëmijët e vegjël dhe prindërit e tyre për ta kuptuar më mirë zhvillimin e fëmijëve dhe aftësitë prindërore si dhe për ta përmirësuar qasjen në kujdesin cilësor shëndetësor dhe kujdesin dhe edukimin e hershëm në fëmijëri.