Rreth nesh
UNICEF është lider botëror që promovon dhe mbron të drejtat e fëmijëve në 190 shtete, përfshirë Kosovën.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, pavarësisht të ardhurave, përkatësisë etnike apo shtrirjes gjeografike kanë të drejtë të mbijetojnë, të përparojnë, të mbrohen dhe t'u jepet mundësia për ta arritur potencialin e tyre të plotë.
UNICEF punon në jetësimin e të drejtave për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë. Ne i mbështesim në ndërtimin e një themeli të fortë dhe të kenë rastet më të mira për ta përmbushur potencialin e tyre dhe për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.
Misioni i UNICEF-it
I krijuar në vitin 1946, UNICEF-i ndihmon në ndërtimin e botës ku të drejtat e fëmijëve plotësisht jetësohen. Punojmë me të tjerët për t’i kapërcyer pengesat që varfëria, dhuna, sëmundjet dhe diskriminimi i vendosin në rrugën jetësore të fëmijës. Jemi të bindur se edukimi dhe kujdesi për fëmijët janë gur-themel i përparimit njerëzor.
UNICEF-i tërësisht financohet nga kontributet vullnetare të individëve, bizneseve, fondacioneve dhe qeverive. UNICEF-i ka bazë Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës, e nënshkruar dhe ratifikuar nga gati të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara ashtu që të vendosen të drejtat e fëmijëve si parime të përhershme etike dhe standarde ndërkombëtare. Bashkëpunojmë me të gjitha vendet dhe qeveritë; ndërtojmë partneritete strategjike me sektorin e korporatave dhe mediat dhe bashkëpunojmë me komunitetet lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura për të ofruar mbështetje sistematike fëmijëve.