Informata ligjore
Gjeni informata dhe politika ligjore në lidhje me komunikimet digjitale të UNICEF-it.
E drejta e autorit © UNICEF
UNICEF-i ofron informata të veta në internet kryesisht në dobi të individëve të interesuar që me përpjekjet e veta ta mbështes Konventën për të Drejtat e Fëmijës, ta mbrojë dhe përkrahë mirëqenien e fëmijëve dhe ta nxis zhvillimin njerëzor.
Nëse dëshironi ta pasqyroni, riprodhoni, ribotoni ose përktheni ndonjërën nga informatat për informim më të gjerë, ju lutem përdoreni opsionin për lejen për autorësi në formularin tonë contact form me hollësitë për këtë përdorim, përfshirë natyrën dhe madhësinë e publikut të synuar. Ju lutem dërgoni email në nyhqdoc.permit@unicef.org në lidhje me përdorimin e botimeve të UNICEF-it të publikuara në Nju Jork.
UNICEF-i i rezervon të gjitha të drejtat autoriale për materialet në faqet e veta të internetit, përfshirë fotografitë dhe punimet grafike. Në rastin e disa publikimeve, UNICEF i ka licencuar të drejtat palëve të treta.
Përdorimi i materialit të UNICEF-it nga interneti për çfarëdo qëllimi, përfshirë kopje të shtypur ose regjistrimin me CD-ROM ose në ndonjë media tjetër elektronike është i ndaluar, përveç kur më herët merret leja me shkrim.
Përdorimi i paautorizuar i emrit dhe logos së UNICEF-it është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe është i ndaluar kategorikisht.
Politika për zbulimin e informatave
1. Kjo direktivë ekzekutive vendosë politikën për zbulimin e informatave të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (‘UNICEF’).
Qëllimi
2. UNICEF-i është i përkushtuar që t’ia vë në dispozicion publikut informatat rreth programeve dhe operacioneve të veta. UNICEF-i e konsideron qasjen e publikut në informata si komponent kyç për pjesëmarrje efektive të të gjithë hisedarëve, përfshirë publikun për ta arritur mandatin e vet. UNICEF-i e pranon se ekziston ndërlidhje reciproke pozitive mes transparencës, përfshirë shkëmbimin e informatave dhe besimin e publikut në punën zhvillimore dhe reagimin humanitar të mbështetur nga UNICEF-i.
3. Menaxhmenti i UNICEF-it i përgjigjet Bordit Ekzekutiv të UNICEF-it, i cili përbëhet nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe është pjesë e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara. Menaxhmenti i UNICEF-it konsideron se qasja publike në informata të UNICEF-it e lehtëson edhe më tej transparencën dhe llogaridhënien e UNICEF-it.
4. Kjo politikë për zbulimit e informatave (kjo 'Politikë') synon të sigurojë që informata sa i përket programeve dhe operacioneve të UNICEF-it të jetë në dispozicion për publikun, që i nënshtrohet kufizimeve të përcaktuara në këtë Politikë. Siç thuhet në Raportin mbi Sistemin e Përgjegjshmërisë në UNICEF, dokumenti i Bordit Ekzekutiv të UNICEF-it E/ICEF/2009/15 ('Raporti i llogaridhënies'), 'UNICEF-i do ta vë në dispozicion në kohë të duhur informatat e besuara për kushtet ekzistuese, vendimet dhe veprimet në lidhje me aktivitetet e organizatës në mënyrë të qasshme, të dukshme dhe të kuptueshme përveç nëse informatat konsiderohen konfidenciale.' (¶ 14(g)).
Përkufizimi i "informatave"
5. Për nevojat të kësaj Politike, shprehja "informata" nënkupton çdo përmbajtje të prodhuar, pavarësisht mediumit të saj (letër, elektronik ose me zë, regjistrim vizual ose audio vizual) në lidhje me çështjen që ka të bëjë me politikat, aktivitetet dhe vendimet e UNICEF-it.
Fushëveprimi i kësaj politike
6. Kjo Politikë zbatohet në të gjitha informatat që i posedon UNICEF-i.
Parimi i përgjithshëm i qasjes në informata
7. Informatat duhet të jenë të qasshme dhe të hapura sipas kufizimeve të caktuara në këtë Politikë.
Qasja në informata
8. Informatat e qasshme për publikun vihen në dispozicion sipas mundësive, të arsyeshme dhe praktike në njërën ose më shumë faqe të internetit UNICEF-it ku ka qasje publiku ose në faqet e internetit të Sistemit të Kombeve të Bashkuara (siç janë faqet e internetit që kanë qasje publike dhe mirëmbahen nga ekipi vendor i Kombeve të Bashkuara në secilin shtet të caktuar). Lista e përzgjedhur e informatave që tani gjenden në dispozicion të publikut (ose që vazhdimisht vihen në dispozicion) nëpërmjet mjeteve të ndryshme, përfshirë edhe faqen globale të internetit të UNICEF-it si dhe faqen e veçantë të internetit të Zyrës së UNICEF-it në ndonjë shtet ose faqet e internetit të ekipit të OKB-së në ndonjë shtet, është renditur në Shtojcën A.
Qasje e kufizuar në informata
9. Politika nuk përmban të dhënat që janë të papërpunuara, qoftë të shtypura qoftë elektronike. UNICEF-i nuk është në gjendje t'u përgjigjet kërkesave që kërkojnë përzgjedhjen dhe/ ose përpunimin e të dhënave për të prodhuar përmbajtje.
10. Informatat konfidenciale nuk i nënshtrohen zbulimit. “Raporti i Përgjegjshmërisë” (¶2), i miratuar nga Bordi Ekzekutiv i UNICEF-it kërkon që këto kategori të informatave të klasifikohen si 'informata konfidenciale':
- Informatat e pranuara ose dërguara palëve të treta, që pritet të jenë konfidenciale;
- Informatat, zbulimi i të cilave mund ta rrezikojë sigurinë ose mbrojtjen e çdo individi, të shkelen drejtat e tij ose të saj ose ta shkelin privatësinë e tij ose të saj;
- Informatat, zbulimi i të cilave mund ta rrezikojë sigurinë e shteteve anëtare ose ta cenojë sigurinë ose zhvillimin e duhur të ndonjë operacioni ose aktiviteti të organizatës;
- Informatat që kanë privilegj ligjor ose mbulohen me procedura rregullatore ose organizatën ta ekspozojnë në rrezik të panevojshëm të ndonjë procesit gjyqësor ose që lidhet me auditimet dhe hetimet e brendshme;
- Dokumentet e brendshme mes zyrave tjera ose në kuadër të zyrës përfshirë e-mailat dhe draft dokumentet;
- Informatat komerciale nëse zbulimi do t’i dëmtonte interesat financiare të organizatës ose interesat financiare të palëve tjera të përfshira;
- Informatat për të cilat organizata beson se, nëse zbulohen do ta rrezikonte seriozisht dialogun politik me ndonjë shtet anëtar ose ndonjë partner zbatimi; dhe
- Lloje tjera të informatave që për shkak të përmbajtjes ose rrethanave të krijimit ose komunikimit duhet të konsiderohen si konfidenciale.
Përkufizimi i "informatave konfidenciale" duhet të kuptohet ashtu që favorizon zbulimin sa më shumë të jetë e mundur pa shkelur këtë Politikë.
11. Nëse vetëm njëra pjesë e informatave gjatë përgjigjes në ndonjë kërkese të caktuar për zbulim i nënshtrohet njërës prej kufizimeve të përcaktuara me këtë Politikë, UNICEF-i mund të vendosë, sipas gjykimit të vet, që pjesa e mbetur e informatave gjatë përgjigjes në atë kërkese do të zbulohet dhe do t’i marrë masat e duhura për ta ruajtur konfidencialitetin e informatave që nuk zbulohen.
12. Vendimet e Bordit Ekzekutiv të UNICEF-it dhe politikat, procedurat ose praktikat tjera të UNICEF-it ose Kombeve të Bashkuara mund të përmbajnë kufizime për zbulimin e informatave. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet me Vendimin e Bordit Ekzekutiv të UNICEF-it 2009/8 mbi zbulimin e raporteve të auditimit të brendshëm të UNICEF-it vetëm për shtetet anëtare. Asgjë në ose në lidhje me këtë Politikë nuk do të konsiderohet në asnjë mënyrë shkurtim, modifikim ose shfuqizim i zbatimit të këtyre vendimeve të Bordit Ekzekutiv të UNICEF-it ose politikave, procedurave ose praktikave tjera të UNICEF-it ose Kombeve të Bashkuara.
Privilegjet dhe imunitetet e Kombeve të Bashkuara përfshirë UNICEF-in
13. Asgjë në ose në lidhje me këtë Politikë nuk do të konsiderohet si heqje dorë, e shprehur ose e nënkuptuar e asnjërit prej privilegjeve dhe imuniteteve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë organet e saja ndihmëse në përputhje me Konventën mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, 1946 ose e kundërta. Pa e kufizuar formën e përgjithshme të fjalisë së mëparshme, zbulimi i informatave gjatë përgjigjes së kërkesës për zbulim nuk do të përbëjë heqje dorë, të shprehur ose të nënkuptuar të asnjërit prej privilegjeve dhe imuniteteve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë organet e saj ndihmëse në përputhje me Konventa mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, 1946, ose e kundërta.
Përpunimi i kërkesave për informata
14. Çdo person ose organizatë mund të kërkojë zbulimin e informatave jo-konfidenciale të UNICEF-it e që nuk janë në dispozicion në faqet e internetit të UNICEF-it ku ka qasje publiku ose faqeve të internetit të Sistemit të Kombeve të Bashkuara.
15. Kërkesat për informata duhet të trajtohen nga shefi i zyrës përkatëse të UNICEF-it të atij shteti ose rajoni ose i divizionit ose zyrës së selisë. Të gjitha pyetjet nga mediat duhet të trajtohen nga stafi për komunikim i UNICEF-it.
16. Zyrtari i UNICEF-it përgjegjës për trajtimin e kërkesës për informata që mund të jenë konfidenciale duhet të kërkojë udhëzime nga këshilltari ligjor i UNICEF-it në Zyrën e drejtorit ekzekutiv, selinë e Nju Jorkut dhe sipas nevojës drejtorit të Divizioni për Furnizim në Kopenhagë (kur kërkesa ka të bëjë me furnizuesit ose ndonjë çështje prokurimi) ose drejtorit të Divizionit për Burime Njerëzore në selinë e Nju Jorkut (kur kërkesa ka të bëjë me çështjet e burimeve njerëzore).
17. Të gjitha kërkesat për informata do të trajtohen menjëherë. Parashtruesi i kërkesës pritet që ta marrë vërtetimin për marrjen e kërkesës brenda dhjetë (10) ditëve të punës (në Nju Jork). Varësisht ndërlikueshmërisë së kërkesës, UNICEF-i do të përpiqet t’i trajtojë të gjitha kërkesat brenda tridhjetë (30) ditëve pas dërgimit të vërtetimit për marrjen e kërkesës. Kur kërkesat për informata që përfshijnë riprodhimin e materialit, UNICEF-i mund ta ngarkojë një tarifë për shpenzimet e materialit dhe punës gjë që i komunikohet parashtruesit të kërkesës dhe duhet të paguhet paraprakisht.
18. UNICEF-i mund ta refuzojë pjesërisht ose tërësisht kërkesën, nëse:
- është në përputhje me kufizimet e përcaktuara ose i referohen kësaj Politike;
- konsiderohet nga UNICEF si kërkesë e tepruar për burimet e UNICEF-it; ose
- kërkesa, sipas gjykimit të UNICEF-it, duket joserioze.
19. Nëse kërkesa refuzohet, parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë rishqyrtimin e vendimit duke iu drejtuar me letër zëvendës drejtorit ekzekutiv për menaxhim i UNICEF-it. Zëvendës drejtori ekzekutiv për menaxhim do ta shqyrtojë trajtimin e kërkesës për informata dhe vendosë se si do të shkohet tutje. Ky rishqyrtim normalisht duhet të përfundojë brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga momenti kur është bërë kërkesa. Rezultati i shqyrtimit do t'i komunikohet parashtruesit të kërkesës dhe nuk mund të bëjë kërkesë për të dhënë shpjegim të hollësishëm për rezultatin e shqyrtimit.
Riprodhimi i informatave
20. Zbatimi i kësaj Politike do t'i nënshtrohet rregullave ekzistuese për pronësinë intelektuale dhe të drejtave tjera pronësore, përfshirë por pa u kufizuar në patenta, në të drejtat e autorit dhe markat tregtare të cilat mes tjerash, mund ta kufizojnë të drejtën e ndonjë pale të tretë për t’i riprodhuar ose shfrytëzuar informatat.
Gjuhët
21. Ky dokument do të jetë në dispozicion në gjuhët e punës së UNICEF-it: anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Ky dokument më vonë mund të vihet në dispozicion edhe në gjuhët tjera zyrtare të Kombeve të Bashkuara.
Mohim përgjegjësie
22. Nuk jepet asnjë deklaratë apo garanci, e shprehur apo e nënkuptuar në lidhje me plotësinë ose saktësinë e informatave të vëna në dispozicion nga UNICEF-i. Parashtruesi i kërkesës duhet të jetë diskret kur i përdorë informatat e vëna në dispozicion nga UNICEF-i. UNICEF nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë që lind nga përdorimi i informatave.
Dispozitat përfundimtare
23. Politika për Siguri të Informacionit të UNICEF-it, e shpallur me Direktivën Ekzekutive CF/EXD/2003/23, në këtë mënyrë shfuqizohet.
24. Politika do të hyjë në fuqi në datën e lëshimit të kësaj Direktive Ekzekutive.
Më 16 shtator 2010
Lidhja me UNICEF-in
Ju faleminderit për interesimin tuaj për të ndarë porosinë e UNICEF-it me vizitorët e faqes suaj të internetit!
UNICEF-i mirëpret linqet nga faqet e internetit që i ndajnë qëllimet tona për të punuar për të drejtat e fëmijëve, për t’i përmbushur nevojat themelore të fëmijëve dhe për t’i rritur mundësitë që fëmijët ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Me shtimin e linkut, u jepni mbështetje këtyre qëllimeve.
Faqja që lidhet me faqen e internetit të UNICEF-it:
- nuk duhet të ketë përmbajtje që mund të konsiderohet fyese, e papëlqyeshme për fëmijë, e dëmshme ose me shfrytëzim të fëmijëve përfshirë edhe përmbajtje që mund të konsiderohet pornografi fëmijësh e që promovon ose përshkruan shfrytëzimin e fëmijëve për ndonjë qëllim të paligjshëm ose jo-moral.
- mund të ndërlidhet me përmbajtjen e UNICEF-it por nuk mund ta kopjojë pa leje të posaçme.
- nuk duhet ta fus faqen e internetit të UNICEF-it në kornizë të posaçme ose ta rrethojë përmbajtjen e UNICEF-it.
- nuk duhet t’i paraqes gabimisht marrëdhëniet e veta me UNICEF-in ose të nënkuptohet se UNICEF-i po e përkrahë atë ose produktet e tij.
- nuk duhet të përdoret logoja e UNICEF-it pa leje. Leja zakonisht u jepet vetëm partnerëve të autorizuar të UNICEF-it, d.m.th. atyre organizatave me të cilat UNICEF-i ka marrëdhënie pune ekzistuese, të cilat zakonisht janë OJQ, institucione akademike, botues, transmetues dhe agjenci qeveritare.
- Duhet që nëse shet ndonjë produkt ose shërbim ta informojë UNICEF-in dhe t’i kërkojë leje për t'u lidhur si faqe komerciale.
UNICEF-i e rezervon të drejtën në çdo kohë që mos t’i lejojë linqet (p.sh. nëse ka përmbajtje ose linqe të tjera në afërsi të linkut të UNICEF-it që mund të jenë të papërshtatshme nga këndvështrimi i UNICEF-it). Nëse ndodhë kjo, mirëmbajtësit e faqes së internetit pajtohen që ta fshijnë linkun menjëherë.
Vërejta në harta
Hartat në këtë faqe nuk e pasqyrojnë qëndrimin e UNICEF-it mbi statusin ligjor të ndonjë vendi apo territori ose përcaktimin e çfarëdo kufiri.
Politika e privatësisë
Nëse jeni nën 16 vjeç, ju lutemi bisedoni me prindërit ose kujdestarin tënd që të siguroheni që edhe ata të pajtohen me mënyrën se si po i ndani informatat tuaja.
Çfarë mbulon kjo politikë e privatësisë?
Kujdesi për të dhënat tuaja është i rëndësishëm për ne. Kjo politikë e privatësisë përcakton se si i grumbullojmë, përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale në faqen e internetit “unicef.org” dhe çfarë hapash ndërmarrim për t’i mbrojtur informatat tuaja.
Kjo zbatohet në të gjitha "faqet tona të internetit" – domethënë se të gjitha faqet brenda emrit të domenit "unicef.org" dhe faqet tjera që menaxhohen nga UNICEF-i. Në disa faqe tona, mund të krijoni llogari, porosisni mallra, bëni donacione, bashkoheni dhe merrni pjesë në forume diskutimi dhe të aplikoni për punë. Këto faqe në përgjithësi kanë politikën e tyre specifike të privatësisë, por nëse nuk e kanë, atëherë zbatohet kjo politikë e privatësisë.
Ju lutemi lexoni me kujdes politikën tonë të privatësisë para se t’i përdorni faqet tona dhe rregullisht kontrolloni për përditësime. Mbani mend, kjo politikë e privatësisë do ta rregullojë mënyrën se si i grumbullojmë dhe përdorim të dhënat tuaja personale që nga momenti kur vizitoni ose përdorni faqet tona.
Çfarë NUK mbulon kjo politikë e privatësisë?
Duhet të keni parasysh se nëpërmjet faqeve tona mund të arrini ose të shkoni në faqe tjera që kanë të bëjnë me UNICEF-in, si p.sh. faqet e komiteteve tona kombëtare (organizata të ndryshme bamirësie private në mbarë botën, misioni i të cilave është ta mbështesin UNICEF-in). Të gjitha këto faqe kanë politikat e tyre të privatësisë që ndjekin të njëjtat parime kyçe të privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave personale si UNICEF-i, por mund të kenë disa dallime.
Ju lutemi, kini parasysh se kjo politikë e privatësisë nuk zbatohet për faqet që nuk janë pjesë e UNICEF-it që mund të lidhen përmes ndonjë faqe tona ose ndonjë përmbledhje të informatave tuaja personal pas klikimit në linqet në këto faqe tjera. Në ka link në ndonjërën në faqet tona të faqeve tjera të internetit nuk nënkupton që kanë përkrahjen nga UNICEF-i të faqes së lidhur ose të politikave të privatësisë së këtyre faqeve. Për më shumë informata, shihni https://www.unicef.org/legal#terms-of-use
Çfarë janë të dhënat personale?
Për nevojat e kësaj politike të privatësisë, "të dhëna personale" janë të gjitha informatat që na mundësojnë identifikimin drejtpërdrejt ose tërthorazi duke iu referuar çdo lloj mjeti identifikimi si emri, adresa, numri i telefonit, adresa e emailit, numri i identifikimit, të dhënat për vendndodhje, mjete identifikuese nga interneti - apo njërit ose më shumë faktorëve tjerë specifikë për ju si individ që do të na mundësonin të ju identifikojmë.
Shkurtimisht: Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale?
- Do t’i përdorim të dhënat tuaja personale vetëm për nevojat e cekura në këtë politikë dhe për asnjë qëllim tjetër.
- Nuk do t’i shesim të dhënat tuaja personale.
- Nuk do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale më gjatë se sa nevojitet për qëllimet e cekura përveç në masën që kërkohet nga rregulloret në fuqi.
- Do t’i ndërmarrim të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.
Vërejtje e veçantë për fëmijë
Një numër faqesh interneti nën domenin “unicef.org” përqendrohen tek fëmijët, përfshirë faqet ndërvepruese siç janë diskutimet në grup. Disa nga këto faqe kërkojnë që përdoruesi fëmijë të na japë të dhënat personale, për shembull, për të krijuar llogarinë. Nëse ky është rasti, do tu kërkojmë vetëm sasinë më të vogël të informatave personale që nevojitet. Këto faqe në përgjithësi do ta kenë politikën specifike të privatësisë së faqes, të cilën duhet ta lexoni me kujdes.
1. CILAT TË DHËNA PERSONALE I GRUMBULLOJMË NGA JU?
Varësisht mënyrës se si ndërveproni me ne, të dhënat personale që grumbullojmë mund ta përfshijnë emrin, adresën postare, adresën e emailit, numrin e telefonit ose celularit, emrin në media sociale, preferencat tuaja të kontaktit, detajet bankare, datën dhe/ ose vitin e lindjes dhe gjininë tuaj (sipas nevojës p.sh. kur regjistroheni për ndonjë ngjarje vrapuese). Mund t’i grumbullojmë edhe të dhënat personale për donacionet që jepni, ndonjë veprim që bëni si pjesë e ndonjë fushate për ne ose ngjarje ku regjistroheni ose merrni pjesë si dhe detaje nga çdo ndërveprim me ekipin tonë mbështetës. Mund t’i kombinojmë këto informata edhe me informatat që i grumbullojmë gjatë shfletimit tuaj të përgjithshëm nga regjistrat standardë të serverit (siç është adresa IP (protokolli i internetit), emri i domenit, lloji i shfletuesit, sistemi operativ tuaj si dhe informata si faqja e internetit që ju ka dërguar tek ne, skedarët që keni shkarkuar, faqet që vizitoni dhe datat/ kohët e atyre vizitave). Këtë e bëjmë për t'u siguruar që komunikimet tona me ju janë të duhura dhe të përshtatshme– diçka që dimë thotë shumë për mbështetësit tanë. Në vijim i kemi paraqitur disa shembuj.
Të dhënat personale jepen kur na kontaktoni ose krijoni llogari përmes faqeve tona
- Nëse na kontaktoni drejtpërdrejt, mund t’i marrim të dhënat tua personale. Për shembull, kur ta kontaktoni ekipin tonë, abonoheni në buletin, kërkoni informata, jepni komente, aplikoni për punë, krijoni llogari ose bashkoheni në grup diskutimi, mund ta marrim emrin, adresën e emailit, adresën postare, numrin e telefonit dhe detaje të tjera tua personale që nevojiten për qëllime adresimi të ndërveprimit me ne, si dhe përmbajtjen e mesazhit ose bashkëngjitjet që mund të na dërgoni si dhe informata tjera që i zgjidhni të na i jepni.
Të dhënat personale që jepen kur jepni donacion
- Nëse jepni donacion përmes faqeve tona, do t'u kërkohet të jepni të dhëna të caktuara personale për të na ndihmuar që ta përpunojmë pagesën dhe të sigurohemi që donacioni juaj të shkojë aty ku e keni ndërmend ta dërgoni. Për shembull, mund ta marrim emrin, adresën e emailit, adresën postare, numrin e telefonit tuaj, regjistrim të pëlqimit tuaj dhe informata tjera që ju i zgjidhni të na i jepni.
Të dhënat tua personale në dispozicion të publiku
- Mund të grumbullojmë edhe të dhëna personale që u janë në dispozicion publikut për ta pasur pamje më të mirë për ju dhe interesimet tuaja si dhe të dhënat e sjelljes në platforma digjitale, ashtu që ta dimë se cila është mënyra më e mirë për ta kërkuar mbështetjen tuaj. Për këtë gjë bëjmë kërkime që mund të përfshijnë përdorimin e abonimeve të palëve të treta për të na ndihmuar të kuptojmë gjërat si informatat demografike që ndërlidhen me kodin tuaj postar, vlerësim të moshës suaj, informata për postet drejtuese dhe aksionet, punësim dhe fitim si dhe interesimet tuaja për bamirësi dhe historinë e dhënies.
2. SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Të dhënat tuaja personale mund t’i përdorim:
Për komunikim me ju
- Nëse na keni kontaktuar me pyetje ose koment, mund të komunikojmë me ju për t'iu përgjigjur asaj pyetjeje ose atij komenti.
- Mund të komunikojmë me ju për tu dhënë qasje dhe përdorim të shërbimeve që i keni kërkuar ose që të regjistroheni, si në buletine dhe përditësime.
- Nëse keni krijuar llogari tek ne në ndonjërën nga faqet tona, mund t'u dërgojmë mesazh për të kontrolluar dhe për të parë nëse mund ta japim ndonjë ndihmë ose të kontrollojmë nëse keni hasur në ndonjë problem. Mund t'u kontaktojmë për të vërtetuar nëse emaili ose adresa postare që e kemi është e saktë.
Për t’i kryer detyrat administrative, përfshirë edhe përpunimin e donacioneve
- I përdorim të dhënat tuaja për ta mbajtur regjistrin e marrëdhënies suaj me ne.
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja për t’i përpunuar pagesat e donacioneve dhe t'u kontaktojmë për transaksionin e pagesës ose donacionin dhe ta vërtetojmë transaksionin e pagesës.
- Nëse kemi marrëveshje kontraktuese me ju ose me punëdhënësin tuaj (e jeni emëruar si person kontakti), mund t’i përdorim të dhënat tuaja për t'u kontaktuar për atë marrëveshje kontraktuese.
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja edhe për ta analizuar dhe përmirësuar faqen tonë të internetit, shërbimet, produktet ose informatat që u japim.
Për ta përdorur mbështetjen tuaj për angazhimin në të drejtat e fëmijëve
- Mund të grumbullojmë premtime për mbështetje gjatë fushatave për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve, p.sh. nënshkrimi i peticioneve ose të ju lidhim me përfaqësuesit tuaj ashtu që të mund t'i kontaktoni drejtpërdrejt për t'u kërkuar që të ndërmarrin veprime.
Për ta përdorur mbështetjen tuaj dhe mbështetësve tjerë të mundshëm
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja për t'u pyetur që të merrni pjesë në anketa ose hulumtime, për të kryer dhe analizuar anketat hulumtuese, grupet e fokusit ose për metoda tjera hulumtuese.
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja edhe mbështetësve tjerë dhe t'i kombinojmë me informata të tjera që gjenden në dispozicion të publikut për të krijuar 'profile' mbështetësish dhe për t’i vlerësuar tendencat.
- Mund të bëjmë edhe hulumtime për të identifikuar individë që kanë afinitet për kauzën tonë, por me të cilët nuk jemi ende në kontakt. Përdorim burime nga domeni publik dhe bordet si dhe komitetet tona të fushatës vullnetare për të identifikuar individë tjerë që mund të na mbështesin ose prezantojnë me të tjerët, zakonisht në nivel më të lartë donacioni.
- Qëllimi i kësaj është që:
- t'u kuptojmë më mirë dhe mbështetësit tjerë dhe që të lidhemi me ju dhe ata në mënyra të përshtatshme dhe efikase.
- të ofrojmë përvoja më të synuara, përkatëse për donatorët tanë të caktuar, për tu njoftuar më shumë për punën e UNICEF-it në mbarë botën, për të qenë më transparent se si përdoren fondet e donatorëve dhe për të synuar profile të ngjashme në mjedise të ndryshme digjitale.
- Në disa raste mund t’i përdorim informatat e mbledhura për t’u kujdesin për të gjitha donacionet kyçe sipas detyrimeve tona ligjore dhe rregullative si dhe politikave dhe procedurave të brendshme për menaxhimin e rrezikut. Kjo bëhet për ta ruajtur reputacionin tonë dhe ta zbusim çfarëdo rreziku të ndërlidhur.
Për të bërë marketing të drejtpërdrejtë tek ju
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja për t'u njoftuar me email, telefon, SMS ose postë ose nëpërmjet mediave sociale për lajmet më të fundit për punën tonë për fëmijët dhe ta ndajmë me ju për atë se si mund të ndihmoni, dhe kemi bazë legjitime për ta bërë këtë. Këto përditësime mund të përfshijnë informata për grumbullimin e fondeve ose për fushatën tonë, gamën tonë të mallrave të markës UNICEF dhe dhuratave tjera, informata se si të lëni donacion në testamentin tuaj, thirrje specifike si dhe përditësime mbi punën tonë me fëmijë.
- Aty ku nuk kërkojmë specifikisht pëlqimin tuaj për këtë gjë, besojmë se është në mandatin tonë dhe interesin legjitim që t'i njoftojmë mbështetësit tanë për më të rejat e punës sonë për fëmijët dhe si mund të ndihmoni. Këtë e bëjmë vetëm kur nuk besojmë se dërgimi i tyre do të ndikojë në privatësinë tuaj ose do t'u dëmtojë ose shqetësojë.
Për ta lehtësuar pjesëmarrjen tuaj në ndonjë konkurs
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja për t'u mundësuar të merrni pjesë në ndonjë konkurs tonin.
- Nëse merrni pjesë në ndonjë konkurs tonin, mund t’i përdorim të dhënat tuaja për ta administruar konkursin.
Për t’i mbrojtur të drejtat tona ligjore
- Mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale për zbatimin e kushteve tona të përdorimit, për t’i mbrojtur të drejtat tona ligjore dhe për t’i respektuar obligimet dhe politikat tona ligjore.
T’i përmbledhim të dhënat
- Të dhënat e grumbulluara përmes faqeve tona mund të ç‘identifikojmë (d.m.th. t’i bëjmë anonime) dhe t’i përmbledhim për analiza statistikore dhe qëllime tjera legjitime, përfshirë edhe studimet kërkimore.
3. SI I NDAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Mund t’i ndajmë të dhënat tuaja personale me partnerët tanë të Komitetit Kombëtar si dhe partnerët, agjentët ose ofruesit tjerë të shërbimeve. Ata do të përdorin të dhënat tuaja personale vetëm për qëllimet e cekura në seksionin lart.
I ndajmë të dhënat tuaja personale me këta partnerë vetëm nëse ofrojnë garanci të mjaftueshme që të dhënat tuaja personale do të mbrohet dhe mbahen sigurt, përfshirë edhe rastet kur palët e treta që ndodhen në shtetet jashtë vendit tuaj të banimit. Do të ndërmarrim edhe hapa të arsyeshëm për të siguruar që mjetet e transferimit të të dhënave tuaja personale ofrojnë garanci të duhur.
Premtojmë se i mbajmë gjithmonë të dhënat tuaja sigurt dhe kurrë nuk do t'i shesim ose shkëmbejmë të dhënat tuaja personale me ndonjë organizatë tjetër.
Mund ta japim adresën tuaj të emailit ose numrin e celularit për reklama digjitale ose kompanitë e mediave sociale që punojnë në emrin tonë, si Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube. Kjo bëhet që të mund t'u kontaktojmë si dhe të tjerët si ju me lajmet dhe informatat tona të fundit në atë se si mund t’i ndihmoni që t'i mbani fëmijët sigurt. Këto të dhëna personale jepen çdoherë në format të koduar dhe fshihet menjëherë pas përdorimit.
Nëse nuk dëshironi të shihni reklamat tona në mediat sociale, mund t’i referoheni udhëzimeve nga faqja e internetit ose aplikacioni specifik i mediave sociale si për shembull në Facebook, Twitter, Instagram dhe Google.
4. SI MUND T’I KONTROLLONI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Mund të kërkoni më shumë informata se si i mbajmë dhe përdorim të dhënat tuaja ose mund të bëni kërkesë për të dhënat tuaja personale, përfshirë edhe tërheqjen e lejes suaj për t’i përdorur të dhënat tuaja personale, duke na kontaktuar në dataprotection@unicef.org.
5. SA GJATË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Do t’i përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa nevojitet për qëllimet për të cilat janë grumbulluar. Sa kohë ruhen të dhënat personale varet nga ato të dhëna personale dhe për çfarë përdoren si dhe nëse ka ndonjë kërkesë administrative ose rregullative për ruajtjen e tyre. Për shembull, i ruajmë të dhënat tuaja personale aq sa nevojitet për t’i përmbushur detyrimet tona, përfshirë detyrimet tona ndaj jush, për ta adresuar çdo kërkesë tënde (përfshirë administrimin e donacionit tuaj) ose për t’i zbatuar të drejtat tona.
6. SI I MBAJMË TË SIGURTA TË DHËNAT TUAJA?
Kemi të vendosura standarde të arsyeshme komerciale të teknologjisë dhe sigurisë operacionale për t’i mbrojtur të gjitha të dhënat personale që jepen nga individët nga humbja, keqpërdorimi dhe qasja, zbulimi, ndryshimi ose shkatërrimi i paautorizuar. Vetëm personeli i autorizuar, i cili është njoftuar siç duhet për detyrimet tona të privatësisë, ka qasje në të dhënat personale.
7. “COOKIES”
Faqet e internetit të UNICEF-it përdorin “cookies” për të siguruar statistika që na ndihmojnë t'u ofrojmë përvojën më të mirë në faqe tona. Më shumë mund të mësoni në faqen tonë për politikën e “cookies” ose t'i çaktivizoni, sipas dëshirës. Sidoqoftë, nëse vazhdoni t’i përdorni faqet tona pa i ndryshuar cilësimet, atëherë pajtoheni që t’i përdorim “cookies”.
8. NDRYSHIMET NË KËTË POLITIKË TË PRIVATISË
Nëse bëjmë ndryshime në këtë Politikë të privatësisë, do ta postojmë Politikën e përditësuar të privatësisë në www.unicef.org që hyjnë në fuqi menjëherë pas postimit. Për këtë arsye, u sugjerojmë që ta kontrolloni shpesh Politikën tonë të Privatësisë. Data e "përditësimit të fundit" në fund të kësaj faqeje tregon se kur është rishikuar për herë të fundit kjo Politikë e privatësisë. Politika e përditësuar e privatësisë zbatohet nga data e postimit në www.unicef.org dhe rregullon mënyrën se si i grumbullojmë dhe përdorim të dhënat personale nga ajo datë e tutje.
9. NA KONTAKTONI
Nëse keni ndonjë pyetje për këtë Politikë të privatësisë, ju lutemi të na kontaktoni në dataprotection@unicef.org.
Përditësimi i fundit: dhjetor 2021
Politika e privatësisë për peticione
Kjo deklaratë e privatësisë së UNICEF-it për peticionet është shtesë e deklaratës së përgjithshme të privatësisë së UNICEF-it, ku mund të gjeni më shumë informata se si UNICEF-i i mbron të dhënat tuaja, përfshirë mënyrën se si i përdorim “cookies” dhe mjete tjera për gjurmim të përdoruesve.
Para se ta nënshkruani peticionin, duhet të dini se cilat të dhëna i mbajmë private dhe cilat publike.
UNICEF-i beson se është e rëndësishme që vendimmarrësit të dinë se çfarë mendojnë mbështetësit e UNICEF-it për sfidat kryesore të zhvillimit me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre. Mënyrë e mirë që të ndikohet në ata vendimmarrës është t'ua prezantosh rezultatet e peticioneve dhe veprimeve të ngjashme.
Për të qenë efektiv, është e rëndësishme të tregohet se ka njerëz të vërtetë pas këtyre peticioneve. Për këtë arsye, kur ta nënshkruani peticionin, e trajtojmë emrin tuaj dhe vendin tuaj si të dhëna publike që mund t’i ndajmë me vendimmarrësit. I ndajmë këto të dhëna publikisht edhe në faqen tonë të internetit për t’i inkurajuar njerëzit tjerë që kanë mendim të njëjtë që të tregojnë mbështetjen e tyre duke nënshkruar peticionin. Nëse doni të mbeteni anonim, ju lutemi mos e nënshkruani peticionin.
Sidoqoftë, kurrë nuk do ta zbulojmë publikisht adresën tuaj të emailit, numrin e telefonit ose ndonjë të dhënë tjetër personale që e ndani me ne.
Nëse keni shënuar në kuti për të marrë më shumë informata nga ne
Nëse e keni shënuar në kuti për të marrë më shumë informata nga ne rreth punës së UNICEF-it, përfshirë ecurinë e fushatës së peticionit, apelet për mbledhjen e fondeve dhe mënyra tjera se si mund t'i mbështesni fëmijët, atëherë UNICEF-i do t’i përdorë të dhënat që na i keni dhënë për t'u kontaktuar mbi temat që mendojmë se do tu interesojnë. Këtë mund ta bëjmë drejtpërdrejt ose përmes ndonjë organizate tonë partnere të UNICEF-it në vendin tuaj.
Nëse nuk keni shënuar në kuti për të marrë më shumë informata nga ne, atëherë nuk do t'i ndajmë të dhënat tuaja me asnjë person tjetër dhe do t'u kontaktojmë vetëm për qëllime administrative (nëse ka).
Nëse jeni nën 13 vjeç
Nëse jeni nën 13 vjeç, ju lutemi mos na i jepni të dhënat tuaja personale dhe mos nënshkruani peticion. Peticionet tona nuk u drejtohen fëmijëve nën 13 vjeç dhe nuk kërkojmë me vetëdije të dhëna të asnjë lloji nga fëmijët nën 13 vjeç.
Është e mundur të ketë gabim ose mashtrim nëse marrim të dhëna për fëmijët nën 13 vjeç. Nëse njoftohemi për këtë gjë, sapo ta verifikojmë njoftimin, do të marrim menjëherë pëlqimin prindëror ose do t'i fshijmë të dhënat nga sistemet tona. Nëse doni të na njoftoni për marrjen e të dhënave nga fëmijët nën 13 vjeç, ju lutem na kontaktoni.
Agjentët e autorizuar
Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me agjentë ose ofrues shërbimesh të përzgjedhur, si për shembull kontraktues të jashtëm që punojnë për mirëmbajtjen e faqeve tona të internetit me qëllimin e vetëm për të na ndihmuar ta bëjmë punën tonë. Këta partnerë do të veprojnë vetëm sipas udhëzimeve tona dhe nuk do të përdorin të dhënat tuaja për qëllimet e tyre.
Nëse nuk doni që t'u kontaktojmë ose të mbajmë të dhënat tuaja
Siç u shpjegua më lart, kur nënshkruani peticion, emrin dhe vendin tuaj i konsiderojmë si të dhëna publike. Këto të dhëna nuk mund të largohen nga peticioni.
Sidoqoftë, nëse doni që t’i largojmë të dhënat tuaja tjera personale që identifikohen nga sistemet tona ose nëse keni shënuar në kuti se merrni më shumë informata nga ne, por e keni ndryshuar mendjen dhe dëshironi të çregjistroheni, ju lutemi na kontaktoni. Politika jonë është të mbajmë sasinë sa më të vogël të të dhënave tuaja pasi të çregjistroheni, vetëm për t'u siguruar që kemi shënime për vendimit tënd.
Gjurmimi
Faqet e internetit të UNICEF-it përdorin “cookies” dhe vegla tjera për gjurmimin e përdoruesve për të dhënë statistika që na ndihmojnë t'u ofrojmë përvojën më të mirë të faqeve tona dhe për ta shfaqur ndonjë promovim, komunikim dhe apel në faqet tjera që mund t’i vizitoni. Mund të mësoni më shumë në faqen tonë të “cookies policy page” ose t’i çaktivizoni “cookies” dhe veglat tjera për gjurmim nëse doni. Sidoqoftë, nëse vazhdoni përdorimin e faqeve tona pa i ndryshuar cilësimet, atëherë pajtoheni se mund t’i përdorim “cookies” dhe veglat tjera për gjurmimin e përdoruesve.
Më shumë informata se si i mbajmë të sigurta të dhënat tuaja
Më shumë rreth mënyrës sesi UNICEF-i i mban të sigurta të dhënat tuaja mund të mësoni në deklaratën e përgjithshme të privatësisë (“privacy statement”) së UNICEF-it.
Kushtet e përdorimit
Përdorimi i kësaj faqe të internetit, www.unicef.org dhe tërë faqeve në këtë domen (së bashku, "faqja e internetit të UNICEF-it"), përbën pranimin e termave dhe kushteve të mëposhtme. UNICEF-i rezervon të drejtën t’i kërkojë të gjitha mjetet juridike që gjenden në dispozicion me ligj për çdo shkelje të këtyre kushteve të përdorimit, përfshirë edhe shkeljen e të drejtave të UNICEF-it me emrin dhe stemën e UNICEF-it dhe të drejtat e tij në lidhje me të dhënat, veprën artistike, tekstet, videot, audiot ose fotografitë (së bashku, "Përmbajtja") në faqen e internetit të UNICEF-it.
Emri dhe emblema e UNICEF-it
Emri dhe emblema e UNICEF-it janë pronë ekskluzive e UNICEF-it. Ato mbrohen me ligj ndërkombëtar. Përdorimi i paautorizuar ndalohet. Nuk mund të kopjohen ose riprodhohen në asnjë mënyrë pa lejen paraprake me shkrim të UNICEF-it. Kërkesat për leje duhet të na dërgohen duke e përdorur opsionin e lejes së të drejtës së autorit në formularin tonë të komenteve (“feedback form”).
Faqja e internetit e UNICEF-it
Faqja e internetit e UNICEF-it jepet nga UNICEF-i vetëm për përdorim personal dhe qëllime edukative. Çdo përdorim tjetër, përfshirë riprodhimin ose përkthimin e më shumë se një pjese de minimis të përmbajtjes së faqes së internetit të UNICEF-it ose çdo përdorim tjetër përveç për qëllime personale ose edukative, nevojitet leja paraprake me shkrim e UNICEF-it. Kërkesat për leje duhet të na dërgohen duke përdorur opsionin për leje të autorit në formularin tonë të komenteve “feedback form”, duke cekur të gjitha hollësitë e përdorimit të propozuar. E tërë Përmbajtja e faqes së internetit të UNICEF-it mbrohet me ligj, përfshirë sipas nevojës ligjet për të drejtat e autorit “copyright laws”.
Përdorimi i emërtimeve të caktuara të vendeve ose territoreve nuk nënkupton ndonjë gjykim nga UNICEF-i sa i përket statusit ligjor të këtyre vendeve ose territoreve, autoriteteve dhe institucioneve të tyre ose përcaktimit të kufijve të tyre. Përmendja e emrave të kompanive ose produkteve të caktuara (pa marrë parasysh a ceket se a janë të regjistruara) nuk nënkupton ndonjë qëllim për t’i shkelur të drejtat e pronësisë e as nuk duhet të interpretohet si përkrahje ose rekomandim nga ana e UNICEF-it.
Kombet e Bashkuara dhe UNICEF-i heqin dorë nga çdo detyrim ose përgjegjësi që rrjedh nga përdorimi i faqes së internetit të UNICEF-it ose përmbajtjes së faqes së internetit të UNICEF-it. Kombet e Bashkuara, UNICEF-i anëtarët e stafit të tyre dhe kontraktorët e tyre nuk do të mbahen përgjegjës për asnjë pasojë financiare ose pasojë tjetër që rrjedh nga përdorimi i përmbajtjes së faqes së internetit të UNICEF-it, përfshirë përdorimin e jo të duhur, të pahijshëm ose mashtrues i Përmbajtjes së tillë.
Nuk jepet asnjë përfaqësim ose garanci e çfarëdo lloji në lidhje me faqen e internetit të UNICEF-it, përfshirë përgjegjësinë për çdo infeksion nga virusi ose kontaminim tjetër ose nga çdo gjë që ka veti shkatërruese.
Faqet tjera të internetit
Faqja e internetit e UNICEF-it mund të lidhet me faqe tjera të internetit që nuk janë nën kontrollin e UNICEF-it. UNICEF-i i ofron këto lidhje thjesht si lehtësi dhe përfshirja e këtyre lidhjeve nuk nënkupton mbështetje ose miratim nga UNICEF-i për ndonjë faqe interneti, produkti ose shërbimi. UNICEF-i nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim në lidhje me këto faqe interneti përfshirë për shembull, përgjegjësinë ose detyrimin për saktësi ose besueshmëri e informatave, të dhënave, opinioneve, këshillave ose deklaratave të bëra në ato faqe interneti.
Dokumentet e punës
Faqja e internetit e UNICEF-it mund të përmbajë dokumente pune ose drafte diskutimi të dokumenteve të politikave të UNICEF-it. Komentet dhe përgjigjet janë të mirëseardhura, por ato në gjitha rastet duhet t'i adresohen drejtpërdrejt UNICEF-it dhe jo të ngarkohen në faqen e internetit të UNICEF-it. Këto dokumente ofrohen nga UNICEF-i si mënyrë për diskutim mbi çështje të rëndësishme që prekin fëmijët dhe familjet dhe për ta ndihmuar UNICEF-in duke e zgjeruar dhe thelluar gamën e konsultimeve ku përfshihet organizata. Këto dokumente nuk e përfaqësojnë qëndrimin përfundimtar të organizatës për çështjet që mbulohen dhe nuk duhet të duken si të tilla. Dokumentet e punës nuk mund të citohen ose të përdoren jashtë faqes së internetit të UNICEF-it.
Pjesët ndërvepruese të faqes së internetit të UNICEF-it
faqja e internetit të UNICEF-it mund të ketë tabela buletinesh, dhoma bisede, qasje në listat e email adresave ose sisteme tjera për mesazhe ose komunikim. Përdoruesi pajtohet se kur ka dobi nga këto sisteme mos ta bëjë asnjërën nga këto: (a) shpifë, abuzon, ngacmon, përndjekë, kërcënon ose shkelë të drejtat ligjore, morale ose njerëzore të personave tjerë (siç janë të drejtat për privatësi dhe publicitet); (b) publikon, poston, përhapë ose shpërndan çfarëdo materiali ose informata shpifëse, cenuese, të turpshme, të pahijshme ose të paligjshme; (c) ngarkojë ose bashkëngjisë skedarë që përmbajnë softuer ose materiale tjera të mbrojtura me ligje të pronësisë intelektuale (ose me të drejtat për privatësi) përveç nëse përdoruesi posedon ose kontrollon të drejtat për të njëjtat ose i ka marrë të gjitha pëlqimet e nevojshme; (d) ngarkojë ose bashkëngjisë skedarë që përmbajnë viruse, skedarë të dëmtuar ose ndonjë softuer ose program tjetër të ngjashëm që mund ta dëmtojë punën e kompjuterit tjetër; (e) fshijë ndonjë kontribut të autorit, njoftime ligjore, marka ose emërtime të patentuara në çdo skedar të ngarkuar; (f) falsifikojnë origjinën ose burimin e softuerit ose materialit tjetër që përmban skedari i ngarkuar; (g) të reklamojë ose ofrojë për shitje mall ose shërbim ose të bëjë ose përcjellë anketa, hulumtime ose letra zinxhir; ose (h) shkarkojë skedar të postuar nga ndonjë përdorues tjetër që përdoruesi e njeh ose arsyeshëm duhet ta njoh, nuk mund të shpërndahet ligjërisht në atë mënyrë. UNICEF-i e rezervon të drejtën absolute ta fshirë çfarëdo materiali të postuar në faqen e internetit e UNICEF-it pa njoftimin e përdoruesit.
UNICEF nuk merr asnjë përgjegjësi ose detyrim për sjelljen e ndonjë përdoruesi në lidhje me këto sisteme ose për ndonjë material të paraqitur nga përdoruesit dhe bartur në faqen e internetit të UNICEF-it përfshirë për shembull përgjegjësinë ligjore për saktësinë ose besueshmërinë e informatave, të dhënave, opinioneve, këshillave ose deklaratave të bëra në atë material .
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë, ju lutemi kontaktoni UNICEF-in duke përdorur formularin tonë të komenteve (“feedback form”).
Politika e UNICEF-it për “cookies”
Gjatë vizitës ose përdorimit të këtyre faqeve të internetit, krijohet një “cookie” të cilën UNICEF-i mund ta përdorë për të dhënë statistika që ndihmojnë në ofrimin e një përvoje më të mirë të faqeve tona. Deklarata e mëposhtme e përshkruan politikën tonë për “cookies”.
Nëse nuk pajtoheni me çdo gjë që pason, mund t'i çaktivizoni “cookies”. Sidoqoftë, nëse vazhdoni t’i përdorni faqet tona pa i ndryshuar cilësimet, atëherë pajtoheni që t’i përdorim “cookies”.
Çka është “cookie”?
Gjatë çdo vizite në faqet tona, faqet që shihni, së bashku me diçka të quajtur, në kompjuterin tuaj shkarkohet edhe ajo e quajtur “cookie”. Shumica, nëse jo të gjitha faqet e internetit e bëjnë këtë, sepse “cookies” i mundësojnë publikuesit të faqes së internetit të bëjë gjëra të dobishme, për shembull ta dijë nëse kompjuteri (e sipas gjitha gjasave edhe përdoruesi i tij) e ka vizituar më herët faqen. Kjo bëhet kur prapë vizitohet faqja duke kontrolluar të shihet dhe gjetur “cookie” i cili ka mbetur pas vizitës së fundit.
Pra – çka është “cookie”? Kur hyni në ndonjë faqe, kompjuterit tuaj automatikisht do t’i lëshohet një “cookie”. “Cookies” janë skedarë teksti që e identifikojnë kompjuterin tënd tek serveri jonë. “Cookies” vetvetiu nuk e identifikojnë përdoruesin por vetëm kompjuterin që përdoret. Shumë faqe e bëjnë këtë sa herë që përdoruesi i viziton faqet e tyre, ashtu që t’i gjurmojnë rrjedhat e trafikut. “Cookies” regjistrojnë vetëm se cilat zona të faqes janë vizituar nga kompjuteri në fjalë dhe sa gjatë. Përdoruesit kanë mundësinë t’i caktojnë kompjuterëve të tyre që t’i pranojnë të gjitha “cookies”, t'i njoftojnë kur lëshohet “cookie”, ose mos të marrin “cookie” çdo kohë, edhe pse sigurisht kjo nënkupton se disa shërbime të personalizuara nuk mund t'i ofrohen atij përdoruesi. Duhet t’i lexoni informatat që vijnë me softuerin e shfletuesit tuaj për të parë se si mund ta bëni këtë. Edhe nëse supozojmë se nuk ia keni caktuar kompjuterin tuaj t’i refuzojë “cookies”, mund t’i shfletoni faqet tona në mënyrë anonime deri në momentin kur t’i regjistroni të dhënat tuaja në UNICEF.
Çka na tregojnë “cookies”?
I përdorim “cookie” për të grumbulluar të dhëna analitike, siç janë të dhënat demografike dhe interesi bazuar në shablloneve tuaja të shfletimit. Këto të dhëna na lejojnë ta vlerësojmë moshën tuaj, gjininë dhe gjërat që mund t'u interesojnë.
Për çka i përdorim “cookie”-t?
I përdorim “cookie” ashtu që t'u ofrojmë përvojë më të mirë kur të ktheheni në faqet tona të internetit. Në veçanti, i përdorim për:
- ta kuptuar më mirë audiencën dhe mbështetësit tanë, për shembull me vlerësimin e madhësisë dhe shabllonit të audiencës sonë dhe gjurmimin e nivelit të interesimit për fushata tona;
- të gjurmuar parapëlqimet tuaja dhe personalizimi i faqeve sipas kërkesave dhe interesave tuaja. Për shembull: nëse në ndonjë vizitë të mëparshme keni shkuar, për shembull, në faqet [Imagine Campaign], atëherë mund ta zbulojmë këtë nga “cookie” juaj dhe i theksojmë këto informata – të cilat mund t'u duken interesante në vizitën tjetër;
- mos regjistroheni/ personalizoni në çdo vizitë, gjë që zgjatë;
- shfaqjen e promovimit, komunikimeve dhe apelimeve përkatëse në faqet tjera të internetit që vizitoni;
- përmirësimin dhe përditësimin e faqeve tona të internetit.
Si i grumbullojmë dhe analizojmë “cookie”-t?
UNICEF-i nuk mbledh as nuk analizon të dhënat për t’i krijuar direkt “cookie”-t; kemi një ofrues të specializuar për shërbime i cili edhe i grumbullon informatat për parapëlqimet tuaja nga vizitat në faqet tona edhe i analizon parapëlqimet tuaja nga “cookie”-it të ruajtur në shfletuesin tuaj.
Këto informata i marrim duke i lejuar “Google Analytics” ta analizojë trafikun në faqet tona përmes "Google Advertising Cookies". Google Advertising Cookies është seri cookie-sh të ruajtura në shfletuesin tuaj e që përpilojnë të dhëna nga parapëlqimet tuaja të shfletimit. Mund t’i shihmi llojet e përdorura të “cookie”-ive nga Google dhe të mësoni më shumë rreth kategorive të ndryshme në Google privacy & terms.
Mund ta ndërrojmë ofruesin tonë të specializuar për shërbime kurdo pa u paralajmëruar dhe do ta përditësojmë këtë Politikë sipas nevojës në atë moment.
Çfarë mund të bëni nëse nuk doni që ne t’i përdorim “cookie”-t tuaja?
- Konfiguro se si e përdorim Google Analytics information tuaj.
- Nëse dëshironi të largoheni nga të gjitha shërbimet për gjurmim të Google Analytics, atëherë mund ta instaloni një Add-on. Find out about more about Google Analytics Opt-out Browser Add-on.
- Përndryshe, mund ta përdorni regjimin për shfletim privat në shfletuesin tuaj. Shfletuesit e zakonshëm si Google Chrome, Safari dhe Internet Explorer e kanë këtë funksion.
Si mund të largohem nga grumbullimi dhe përdorimi i informatave për qëllime promovimi në përgjithësi?
Ka shumë faqe interneti që ofrojnë udhëzime se si të largoheni nga grumbullimi dhe përdorimi i informatave tuaja për qëllime promovuese që nuk kufizohen vetëm tek vetitë e faqeve të internetit të UNICEF-it. Për shembull:
- Google Ads settings
- Network Advertising Initiative opt-out page
- Digital Advertising Alliance’s Consumer Choice Tool
A ndani të dhëna nga “cookie”-t me organizata tjera?
Ne mund t'i ndajmë të dhënat tuaja nga “cookie”-t tuaja me partnerët, agjentët ose ofruesit e shërbimeve për t’i kuptuar mbështetësit tanë në mënyrë më efektive dhe për ta avancuar edhe më tej misionin e UNICEF-it.