Raportoni keq-bërjen

Si të raportohet sjellja e pahijshme, mashtrimi, abuzimi ose llojet tjera të dyshuara të keq-bërjes

Zyra e Auditimit të Brendshëm dhe Hetimeve (OIAI) kryen hetime që përfshijnë stafin e UNICEF-it, konsulentët, personelin jo-staf dhe kontraktorët institucionalë. Hetimet e OIAI-së mbulojnë të gjitha format e sjelljes së pahijshme, përfshirë por pa u kufizuar në: mashtrim, korrupsion, ngacmim në vendin e punës, ngacmim seksual, shfrytëzim dhe abuzim seksual, shpërdorim të autoritetit ose mosrespektim i rregulloreve, rregullave, dokumenteve përkatëse administrative dhe standardeve të sjelljes.

Zyra e Etikës është zyrë e pavarur që pranon dhe bën shqyrtimin parësor të mbrojtjes kundër hakmarrjes (mbrojtje të sinjalizuesit) dhe ofron këshilla dhe udhëzime konfidenciale për çështjet etike që ndërlidhen me UNICEF-in.

Nëse doni ta raportoni keq-bërjen, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Auditimit të Brendshëm dhe Hetimeve (OIAI) të UNICEF-it

Përmes e-mailit: integrity1@unicef.org

Përmes postës: secilën letër të adresuar duhet të shënohet "Private dhe konfidenciale" për:

    Drejtorin - Zyra e Auditimit të Brendshëm dhe Hetimit (OIAI) - Seksioni i Hetimit

    Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

    Three United Nations Plaza

    Nju Jork, Nju Jork - 10017 SHBA

Nëse kërkoni mbrojtje kundër hakmarrjes (mbrojtje të sinjalizuesit) ose ju nevojitet këshillim dhe udhëzim konfidencial për çështjet etike që ndërlidhen me UNICEF-in, ju lutem kontaktoni Zyrën e Etikës së UNICEF-it:

Përmes e-mailit : ethics@unicef.org

Përmes postës për:

     Drejtorin - Zyra e Etikës

    Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

    Three United Nations Plaza

    Nju Jork, Nju Jork - 10017 SHBA

Ju lutemi referoju edhe UNICEF Policy on Whistle-blower Protection Against Retaliation

dhe buletinit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, "United Nations system-wide application of ethics: separately administered organs and programmes" (ST/SGB/2007/11, më 30 nëntor 2007) dhe amendment përkatës (ST/SGB/2007/11/AMANDAMENTIN.1).