Partner me UNICEF-in
Kur mbështesin UNICEF-in, partnerët i fuqizojnë fëmijët dhe adoleshentët.

Pse partneriteti me UNICEF-in?
IMPAKTI - Me mbështetjen UNICEF-it, partnerët i fuqizojnë fëmijët dhe adoleshentët. Shtrirja e UNICEF-it në sektorë të ndryshëm dhe bashkëpunimi i ngushtë me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat nënkupton që gjurmët kanë efekt të shumëfishtë e kjo i mundëson UNICEF-it që në masë të madhe t’i shfrytëzojë investimet.
NDIKIMI - UNICEF-i në mënyrë aktive angazhohet dhe thërret qeveri dhe partnerë tjerë të takohen në lidhje me nismat për edukimin, mbrojtjen, shëndetin, ushqyeshmërinë dhe angazhimin qytetar të adoleshentëve. Organizata ofron mundësi për rrjetëzimin me udhëheqës tjerë botërorë gjatë takimeve ndërkombëtare, konferencave dhe ngjarjeve speciale avokuese të nivelit të lartë. Këtu përfshihet edhe “Generation Unlimited” lansuar kohëve të fundit.
VIZIBILITETI - Mundësitë për njohje –përfshirë mediat sociale – u mundësojnë mbështetësve që ta publikojnë partneritetin e tyre me UNICEF-in dhe ta shfaqin angazhimin e tyre ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.
MUNDËSITË PËR KRIJIMTARI TË PËRBASHKËTA - UNICEF kërkon partnerë strategjikë për të arritur ndikim më të gjerë. Synon që ta përdorë forcën e inovacionit dhe burimeve financiare të sektorit privat për t'iu përgjigjur sfidave të mëdha në mobilitetin ekonomik dhe mundësi të barabarta që kanë ndikim të qenësishëm tek fëmijët.