Nga Evidenca në Veprim: Vlerësimi i mjediseve të ushqyerjes në shkolla në Kosovë
Vlerësimi i Mjedisit Ushqimor në Shkolla (NEATs) në Kosovë
- English
- Shqip
Highlights
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kanë ndikim afatgjatë në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve. Vlerësimi i mjediseve të ushqyerjes në shkollat e Kosovës, i realizuar përmes instrumentit ndërkombëtar NEATs (Nutrition Environment Assessment Tool for Schools), ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale të mjediseve të ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në shkolla.
Vlerësimi identifikoi mundësi për përmirësim, duke përfshirë disponueshmërinë e kufizuar të ushqimeve të shëndetshme, qasjen e lehtë të nxënësve në ushqime jo të shëndetshme pranë shkollave, si dhe pabarazitë në qasjen në ujë të pijshëm të sigurt dhe në infrastrukturë të përshtatshme për aktivitet fizik.
Gjetjet e këtij vlerësimi ofrojnë dëshmi të rëndësishme për hartimin e politikave dhe ndërhyrjeve që synojnë krijimin e mjediseve shkollore më të shëndetshme, përmes bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe qeverisjes lokale.