Edukimi në fëmijërinë e hershme
Kjo ndodhë në masë të madhe për shkak të shpenzimeve të vogla publike për edukim – ku ndahen vetëm 4,66 % e PBB-së. Në Kosovë, nuk e gëzojnë të drejtën e tyre në edukim të gjithë fëmijët.
Edukimi në fëmijërinë e hershme
UNICEF-i në Kosovë punon për të siguruar që gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara të përgatiten mirë për të hyrë në sistemin edukativ dhe të kenë qasje të barabartë në edukim cilësor në fëmijërinë e hershme dhe në arsimin fillor. Këtë e bëjmë duke i mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore për ta hartuar, zbatuar dhe rritur cilësinë për shërbime të përgjegjshme në aspektin gjinor dhe edukim të hershëm të fëmijëve.
Sfidat
Gjatë fëmijërisë së hershme, ritmi me të cilin rritet dhe zhvillohet truri është i shpejtë dhe mahnitës. Përparimi i shëndetit arrihet me ushqyeshmëri të duhur, mbrojtje dhe stimulim reagues si dhe mjedis të mbushur me kujdes edukativ dhe mundësi për mësim të hershëm që krijon bazë të fortë që i ndihmon fëmijës të rritet, të mësojë dhe të gufojnë. Kjo bazë e shëndetshme ka ndikim të rëndësishëm në jetën e fëmijëve kur të rriten që ndikon në aftësinë e tyre për të fituar gjatë jetës dhe për të kontribuar në shoqëri.
Fëmijët më së miri mësojnë përmes lojës e përvojat e tyre të para me lojë i kanë në shtëpi, shpesh me prindërit e tyre, kujdestarët dhe të tjerët. Sidoqoftë, shumica e ambienteve shtëpiake në Kosovë japin mbështetje të kufizuar për fëmijët dhe shkallë shumë të ulët për angazhim stimulues. Vetëm 1 në 3 fëmijë të moshës 2-4 vjeç kanë kujdes reagues dhe stimulim të hershëm nga secili anëtar i rritur i familjes siç janë rrëfimi i tregimeve, këndim i këngëve, lexim i librave ose loja me lojëra të thjeshta. Etërit, në veçanti kanë prirje të mos përfshihen në këtë lloj përkujdesjeje. Edhe pse ka kufizime, shumica e prindërve i mbajnë fëmijët e tyre të vegjël në shtëpi sepse mungon dhe kushton shtrenjtë përkujdesja dhe edukimi cilësor në fëmijërinë e hershme. Edhe roli tradicional gjinor, ku nga nënat pritet ta marrin përsipër shumicën e detyrave për përkujdesje të fëmijës është shkak që fëmijët të mbahen në shtëpi.
Historikisht, investimi i vogël nga institucionet e Kosovës në kujdesin dhe edukimin në fëmijëri të hershmevitet e fundit kanë shënuar rritje të investimeve qeveritare dhe prioritizimin strategjik të qasjes së zgjeruar dhe programeve cilësore të edukimit në fëmijërinë e hershme. Megjithatë, progresi është ende i ngadaltë.
Qasja në programet e edukimit në fëmijëri të hershme është e kufizuar ku vetëm 15 për qind e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programe edukimi në fëmijërinë e hershme. Grupet më të cenueshme janë edhe ato më të privuarat nga këto mundësi edukimi ku vetëm 1 në 10 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian e në mesin e atyre edhe ata nga zonat rurale vijojnë programe nga edukimi i hershëm. Kjo është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se qasja në edukim cilësor të hershëm ngushton boshllëqet për zhvillim dhe mësim të fëmijëve në pozitë të palakmueshme familjare. Ky kombinim i disponueshmërisë së kufizuar dhe kërkesës së ulët për kujdes dhe edukim në fëmijëri të hershme nënkupton se shumë fëmijë nuk futen në sistemin edukativ deri një vit para se të hyjë në kopsht, që rezulton me fëmijë që mbeten prapa në zhvillim social dhe edukativ dhe gra që janë lënë anash që të futen në fuqinë punëtore ose janë kthyer në fuqi punëtore.
Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme janë edhe më kritike tek fëmijët e vegjël me aftësi të kufizuara, por mundësitë e tyre janë edhe më të kufizuara. Programet për zbulim dhe ndërhyrje të hershme janë pak, ka boshllëqe në shërbimet e ofruara për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe është vështirë të gjesh objekte që u përshtaten e lëre më hapësira të qasshme për mësim,që janë të pajisura me paisje të nevojshme për të mbështetur edukimin e hershëm dhe arsimin fillor për fëmijët me aftësi të kufizuara. Një sfidë tjetër janë kapacitetet e kufizuara dhe disponueshmëria e profesionistëve brenda mjediseve të edukimit të hershëm dhe arsimit fillor për të mbështetur integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Zgjidhjet
UNICEF-i në Kosovë fuqizon prindërit, kujdestarët, mësuesit dhe komunitetet që të kërkojnë edukim më të përballueshëm, cilësor dhe gjithëpërfshirës. UNICEF-i në Kosovë mbështet institucionet lokale dhe qendrore për të hartuar, ofruar dhe monitoruar shërbime cilësore të kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme. Këtë e bëjmë duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe kornizave legjislative dhe duke e fuqizuar kapacitetin e autoriteteve lokale dhe qendrore për t’i zbatuar dhe rritur shërbime cilësore, gjithëpërfshirëse, reaguese ndaj gjinisë për edukimin në fëmijëri të hershme dhe arsimim fillor.
UNICEF-i në Kosovë avokon për rritjen e investimeve në të gjitha aspektet e edukimit të fëmijërisë së hershme, duke përfshirë planifikimin dhe financimin, zhvillimin e kurrikulave që janë miqësore me fëmijet dhe fuqinë punëtore, angazhimin e familjeve dhe komuniteteve dhe sigurimin e cilësisë.
Ne vazhdojmë të mbështesim zhvillimin profesional të edukatorëve dhe mësuesve për të përmirësuar praktikën pedagogjike që avancon zhvillimin dhe të nxënit e fëmijëve. Qëllimi është të ndërtohen praktika të edukimit në fëmijërinë e hershme që nxisin të mësuarit me në qendër fëmijën dhe të bazuara në lojë për të përmbushur më mirë nevojat individuale të të mësuarit të fëmijëve, veçanërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ne gjithashtu mbështesim hulumtimet që do të mundësojnë rritjen e disponueshmërisë së shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e ambienteve dhe hapësirave mësimore.
Duke e njohur rolin e prindërimit, UNICEF-i në Kosovë mobilizon prindërit dhe komunitetet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme. Aplikacioni për prindërim Foleja, i lansuar në vitin 2022 në bashkëpunim me ministritë kryesore të linjës, ndihmon prindërit/kujdestarët me mjete dhe këshilla ekspertësh për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.
Për të mësuar më shumë, shkarkoni aplikacionin këtu: https://qrco.de/bd68H4