Përtej të dhënave: Si po ndryshon jeta e fëmijëve në Kosovë – MICS në Kosovë 2025

Anketa e Treguesve të Shumëfishtë në Kosovë 2025 dhe Anketa e Treguesve të Shumëfishtë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2025

English
UNICEF/2026

Highlights

Anketa e Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025 ofron të dhëna gjithëpërfshirëse për gjendjen e fëmijëve, grave, burrave dhe familjeve në Kosovë. E udhëhequr dhe implementuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetje teknike nga UNICEF-i, MICS 2025 dëshmon përkushtimin e fuqishëm të institucioneve vendore dhe është hartuar e implementuar në konsultim me institucionet dhe palët përkatëse të interesit. 

Si raundi i tretë i MICS-it në Kosovë, pas anketave të viteve 2014 dhe 2020, ajo mundëson përcjelljen e progresit dhe pabarazive ndër vite. Gjetjet tregojnë përmirësime të rëndësishme në mbijetesën e fëmijëve, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa pabarazi të konsiderueshme vazhdojnë të jenë të pranishme, veçanërisht për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian. 

Anketa gjeneron më shumë se 100 tregues, përfshirë rreth 30 tregues që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe plotëson boshllëqe të rëndësishme informacioni që nuk mund të adresohen rregullisht përmes të dhënave administrative. Këto dëshmi u ofrojnë institucioneve, partnerëve zhvillimorë, shoqërisë civile, akademisë dhe palëve të tjera të interesit një bazë të përbashkët për identifikimin e pabarazive, orientimin e politikave dhe buxheteve, fuqizimin e llogaridhënies dhe drejtimin e investimeve te fëmijët dhe familjet që rrezikojnë më së shumti të mbeten pas. 

MICS 2025 përfshiu dy anketa të veçanta, një për popullsinë e përgjithshme dhe një për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, dhe bazohet në afro 14,000 intervista në 6,928 ekonomi familjare.  

MICS 2025 u financua nga Qeveria e Kosovës, UNICEF-i, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim – Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Zyra e Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe UNFPA-ja. 

Gjetjet e MICS-it ofrojnë dëshmish thelbësore për arritjet e deritanishme dhe ndihmon në përshpejtimin e progresit, në mënyrë që çdo fëmijë në Kosovë të mund të mbijetojë, të mësojë, të jetë i mbrojtur dhe të zhvillohet plotësisht. 

Për më shumë informacion mbi Programin Global MICS, vizitoni mics.unicef.org. 

Autorët
Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF-i
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip, Serbe