Monitorimi i të drejtave të fëmijëve

Vendim-marrje bazuar në evidenca

numratore
UNICEF/Albania/Pirozzi

Sfida

Djemtë dhe vajzat në Shqipëri përballen me veshtirësi ne shumë aspekte.

Ka ende shumë për të bërë, për të realizuar plotësisht të drejtat e fëmijëve. Duke mos e mohuar faktin se shumë nga politikat e qeverisë janë hartuar, ka mungesë në zbatimin e këtyre iniciativave. Dhe për shkak të matjes dhe monitorimit jo sistematik, arritjen e rezultateve konkrete të zhvillimit të fëmijëve janë ende të ulëta.

crm_2
UNICEF/Albania/Pirozzi

Zgjidhja

UNICEF kontribuon në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të përmirësuar cilësinë e monitorimit të të drejtave të fëmijëve,sepse fëmija njihet si mbajtës i të drejtave dhe të drejtat e tij/saj të përmbushen dhe të mbrohen.

UNICEF prodhon  të dhëna të pavarura, hulumtime, vlerësime dhe analiza për gjendjen e djemve dhe vajzave dhe shohim ku ka hendeqe të cilat janë kritike, për realizimin e të drejtave të tyre.


UNICEF përforcon cilësinë  e mbledhjes së të dhënave në nivel kombëtar, disponueshmërinë dhe përdorimin e të dhënave të besueshme dhe të përshtatshme. 


UNICEF promovon dhe zhvillon institucionet e llogaridhënies, mekanizmat dhe partneritetet për monitorim efektiv të zbatimit të të drejtave të fëmijëve dhe rezultate më të mira për djemtë dhe vajzat. 


UNICEF mbështet një mjedis në të cilin djemtë dhe vajzat njihen si mbajtës të të drejtave.