Akelius Niveli A2 – Një Udhëzues Praktik për Mësuesit e Gjuhës Angleze

About

Publikimi “Akelius A2 Level – A Practical Guide for English Language Teachers” është zhvilluar si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) dhe UNICEF. Ky udhëzues synon t’i bëjë orët e gjuhës angleze angazhuese, praktike dhe të lehta për t’u përgatitur dhe zhvilluar, veçanërisht për mësuesit në Shqipëri që punojnë me nxënës të nivelit A2 sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët.

Duke u mbështetur në përmbajtjen e nivelit A1 dhe në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët A2, udhëzuesi përfshin strategji praktike, plane mësimore shembull dhe këshilla për zbatimin e të nxënit të kombinuar në orët e gjuhës angleze. Ai mbështet si mësimdhënien në klasë, ashtu edhe mjediset e të nxënit të kombinuar, përmes planeve mësimore hap pas hapi, fletëve të punës të gatshme për përdorim dhe këshillave praktike për mësuesit.

Këto burime u mundësojnë mësuesve që:

  • Të krijojnë klasa dinamike me në qendër nxënësin;
  • Të integrojnë aktivitetet e Akelius me ushtrime për të folurin, dëgjimin dhe shkrimin në klasë;
  • Të ndjekin progresin e nxënësve dhe të ofrojnë feedback të personalizuar;
  • Të përdorin aktivitete krijuese dhe të bazuara në lojëra për t’i bërë orët mësimore argëtuese dhe motivuese;
  • Të përshtatin përmbajtjen sipas nevojave të ndryshme të nxënësve, stileve të të nxënit dhe madhësisë së klasës.
  • Udhëzuesi synon të ndihmojë mësuesit e gjuhës angleze të frymëzojnë nxënësit e tyre dhe të përdorin platformën Akelius me besim dhe siguri.

Files available for download