Fuqizimi i Rinisë së Shqipërisë përmes Aftësive Jetësore dhe Udhëzimit për Karrierë

Lexoni artikullin e plot

UNICEF Albania
Panel discussion with seven speakers seated before a banner reading “AFTËSI PËR JETËN”.
UNICEF Albania
12 Tetor 2026

Forumi mbi “Aftësitë për Jetën” dhe “Udhëzimin për Karrierë” mblodhi së bashku mësues, ekspertë, përfaqësues institucionalë dhe të rinj, në një platformë për dialog dhe shkëmbim në kontekstin e zhvillimit të Strategjisë së re Kombëtare të Arsimit të Shqipërisë 2027-2031. 

Gjatë Forumit, UNICEF në Shqipëri zyrtarisht nisi dhe prezantoi projektin "Ndërtimi i Aftësive, Formësimi i të Ardhmes – Në Rrugën drejt Integrimit në BE". Kjo është një iniciativë që synon të forcojë aftësitë për jetën të të rinjve, gatishmërinë për karrierë dhe mundësitë për mësim gjatë gjithë jetës, duke mbështetur kalimin e suksesshëm të të rinjve në arsim dhe punësim, si dhe do të ndikojë në pjesëmarrjen e tyre aktive në një shoqëri evropiane në zhvillim.

Në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Arsimit (MoE), "Ndërtimi i Aftësive, Formësimi i të Ardhmes – Në Rrugën drejt Integrimit në BE" është një projekt 18-mujor i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga UNICEF dhe Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS) nën një Marrëveshje Kontributi me Njësinë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit (CFCU).

Me një angazhim të fortë për përfshirje dhe mundësi të barabarta, iniciativa synon të integrojë aftësitë jetësore në kurrikulën e arsimit të mesëm të lartë në 30 shkolla pilot në Shqipëri, veçanërisht në qytete më të vogla dhe zona rurale. Nga projekti do të përfitojë drejtpërdrejt, 12,000-15,000 nxënës të arsimit të mesëm të lartë përmes zhvillimit të 4C, sic është mendimi kritik, komunikimi, bashkëpunimi dhe kreativiteti, duke pajisur të rinjtë me aftësi thelbësore për të përballuar sfidat e ardhshme të mësimit, punësimit dhe të jetës. 

Këto kompetenca janë thelbësore për rritjen personale, rezistencën dhe përshtatshmërinë në një treg pune në zhvillim. 

Projekti gjithashtu synon të zhvillojë dhe integrojë sistematikisht dhe të zbatojë një model gjithëpërfshirës të udhëzimit për karrierë të përputhur me standardet evropiane për të ndihmuar studentët të bëjnë zgjedhje të informuara për karrierën që përputhen me aspiratat e tyre dhe nevojat e tregut të punës, duke forcuar lidhjet midis arsimit, zhvillimit të aftësive dhe tregut të punës. 

Rreth 540 mësues dhe drejtorë do të trajnohen për të ofruar edukim mbi aftësitë jetësore dhe udhëzimin për karrierë, me mbështetje nga module të akredituara, mjete digjitale dhe trajnim dhe mentorim të vazhdueshëm. 

Një rrjet i koordinatorëve për aftësitë për jetën do të krijohet, për të ruajtur ndikimin e programit.

Kjo iniciativë është një përpjekje bashkëpunuese dhe mbledh së bashku një gamë institucionesh partnere, duke përfshirë Delegacionin e Bashkimit Evropian (EUD), Njësinë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit (CFCU), Agjencinë Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Ndihmës (SASPAC), Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (NQAAPE), Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (NAES) dhe disa agjenci kombëtare.

Së bashku, ne mbetemi të angazhuar për të përafruar sistemin arsimor të Shqipërisë me standardet dhe prioritetet evropiane, duke fuqizuar të rinjtë me aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që ata kanë nevojë për të përqafuar mundësi të reja, për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të dhe për të kontribuar në integrimin evropian të vendit.

Ndërtimi i aftësive do të thotë hapja e mundësive. Formësimi i të ardhmes do të thotë sigurimi që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësinë të realizojë potencialin e tij.