Përpjekjet e qeverisë për të zbatuar Ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës janë një hap përpara për përmirësimin e jetës së fëmijëve në Shqipëri

16 Tetor 2017

Tiranë -16 tetor 2017- Ligji i ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, që hyri në fuqi në qershor të vitit 2017, tashmë është në tryezën e Ministrisë së re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po mbështet nga UNICEF-i, si pjesë e Projektit IPA-II të financuar nga KE-ja. 

Miratimi i Ligjit të ri “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”në shkurt të vitit 2017 nga qeveria e Shqipërisë përfaqëson një përparim madhor për të drejtat e fëmijëve në vend, por ka ende shumë për t’u bërë që ligji të funksionojë për të gjithë fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve po zhvillojnë propozime për secilin akt nënligjor të nevojshëm për ligjin, me asistencën teknike nga partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zhvillimit, si Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, Terre des Hommes, Save the Children dhe OSBE, që janë organizata me përvojë afatgjatë në fushën e mbrojtje së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Ligji i ri për të Drejtat e Fëmijës trajton pjesën më të madhe të sfidave serioze me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri dhe e njeh fëmijën si mbajtës i të drejtave dhe përcakton që prindërit, qeveria dhe shoqëria të kenë përgjegjësi të përbashkët për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur çdo fëmijë. Çdo e drejtë e deklaruar e fëmijëve tashmë përkon me detyrime të veçanta të autoriteteve publike, që do ta bëjnë më efikas zbatimin, si dhe monitorimin e detyrimeve përkatëse.

Masat e ndërmarra nga shteti do të kenë ndikim të kufizuar ose aspak ndikim nëse individët, si prindërit, kujdestarët, mësuesit, punonjësit socialë, punonjësit e mbrojtjes së fëmijës dhe organizatat, si shkollat, institucionet e fëmijëve, OJQ-të, zyra e Avokatit të Popullit dhe parlamenti nuk i respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të drejtat e fëmijëve. Zbatimi i ligjit mund të ketë sukses vetëm nëse përgjegjësia ndahet ndërmjet shtetit dhe aktorëve të tjerë përkatës.

Falë fondeve të BE-së, UNICEF-i në Shqipëri do të vazhdojë t’i ofrojë qeverisë mbështetje teknike dhe do të sigurojë harmonizimin e ligjit me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook