Dhuna ndaj fëmijëve

11 Shkurt 2019
child_violence
UNICEF/Albania

Tiranë, 11 shkurt 2019 – Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit ndaj fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna është gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë ndaj fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.

Roli i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual ndaj fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm për çështje të ndjeshme, mund t’i shkaktojë trauma më të mëdha të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit, si dhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

UNICEF i bën thirrje të gjitha institucioneve publike dhe jopublike, shoqërisë, profesionistëve për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarëve që të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijës dhe në zemër të etikës së tyre profesionale, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi të gjitha motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.
 

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook