T’i japim fund dhunës, abuzimeve ndaj fëmijëve në internet

27 Mars 2018
End violence against children online
UNICEF/ALB/2018/Olsi Beci

Tiranë, 27 mars, 2018 – Çdo ditë në të gjithë botën, hyjnë në internet për herë të parë më shumë se 175,000 fëmijë, ose thënë ndryshe një fëmijë në çdo gjysmë sekonde. Fëmijët, nëpërmjet aksesit dixhital, ekspozohen ndaj një sërë përfitimesh dhe mundësish, por në të njëjtën kohë ata përballen edhe me një sërë rreziqesh dhe lëndimesh, duke përfshirë qasjen në përmbajtje të dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bulizmin kibernetik dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.

Pavarësisht prezencës së gjerë të fëmijëve në internet, 1 në 3 përdorues të internetit në gjithë botën është minoren. Shumë pak është bërë për mbrojtjen e tyre nga rreziqet e botës dixhitale dhe për të rritur aksesin e tyre në përmbajtje të sigurt.

“Sot po vëmë në jetë një program shumëvjeçar, të titulluar #Jam i sigurt në internet, për të përparuar ndjeshëm drejt parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual në internet. Në bashkëpunim të ngushtë me fëmijët, qeverinë,prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve, shoqërinë civile, profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve dhe sektorin privat, do të maksimizojmë përfitimet e internetit për fëmijët, ndërkohë që do të minimizojmë ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve dhe lëndimeve të mundshme”, u shpreh Jawad Aslam,zëvendës Përfaqësuesi i UNICEF-it.

“Në cilësinë e Autoritetit përgjegjës për Sigurinë Kibernetike, AKCESK shprehet se ndërgjegjësimi dhe informimi janë mjetet kyçe për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve, për t’u bërë qytetarë reagues dixhital dhe për të krijuar e fuqizuar mjetet e tyre për t’u mbrojtur në internet. AKCESK do të vazhdojë t’i mbështesë nismat kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe profesionistëve në bashkëpunim me një sërë palesh interesi, përshirë UNICEF-in, me qëllim realizimin e misionit tonë që ‘ta kthejmë internetin në një vend të sigurt për të gjithë.”, theksoi Vilma Tomço Drejtorja e Përgjithshme e AKCESK.

Programi #Jam i sigurt në internet synon rezultatet e mëposhtme për të gjithë fëmijët në Shqipëri:

  • Hetimin e rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual në internet (CSEA) dhe ndjekjen penale të autorëve;
  • Raportimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe fshirjen e tyre;
  • Marrjen e masave mbrojtëse, zbutjen e rreziqeve dhe parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijës nga ana e vetë fëmijëve, familjeve, mësuesve dhe kujdestarëve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, UNICEF Shqipëri po nënshkruan një Letër Bashkëpunimi me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

Ndërhyrja e UNICEF Shqipëri për të adresuar shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet mbështetet nga Partneriteti Global për t’i dhënë fund dhunës kibernetike ndaj fëmijëve.    

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook