Dita Botërore e Fëmijëve 2023 - Fëmijët e marrin përsipër Kuvendin

UNICEF-i dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e organizuan një eveniment të titulluar “Fëmijët marrin përsipër Kuvendin”, ku fëmijët dhe të rinjtë i prezantuan para deputetëve çështjet, nevojat dhe pikëpamjet e tyre më urgjente.

Dita Botërore e Fëmijëve është dita globale e veprimit të UNICEF-it për fëmijët dhe nga fëmijët, e cila zhvillohet çdo vit më 20 nëntor me rastin e përvjetorit të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Me rastin e 30 vjetorit që kur Maqedonia e Veriut ratifikoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës,UNICEF-i dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e organizuan një eveniment të titulluar “Fëmijët marrin përsipër Kuvendin”, ku fëmijët dhe të rinjtë i prezantuan para deputetëve çështjet, nevojat dhe pikëpamjet e tyre më urgjente.

Ky evenimenti ishte një mundësi për Kuvendin që t’i ripërtërijë zotimet ndërpartiake për të punuar në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve, si dhe për shqyrtim të disa rekomandimeve nga Vëzhgimet e fundit përmbyllëse të Komisionit për të drejtat e fëmijëve. 

Embedded video follows

Konkluzionet e seancës së Kuvendit 'Fëmijët marrin Kuvendin'

Fëmijët dhe të rinjtë morën përsipër diskutimin hapës të seancës së Kuvendit për tre tema që ata i kanë identifikuar si prioritet. Temat përfshinin cilësinë e arsimit, situatën me shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje që ndikojnë në jetën e fëmijëve.

Mësoni më shumë për përfundimet që fëmijët paraqitën dhe miratuan në seancën e Kuvendit.

  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet rritje e mbështetjes financiare për arsimin. Kjo përfshin investimin në infrastrukturë, trajnimin e mësuesve dhe ofrimin e mjeteve moderne mësimore.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se duhet të përshtatet sistemi arsimor për t’i mbështetur stilet dhe nevojat e ndryshme të mësimit të nxënësve, si dhe të mundësohet të menduarit kritik dhe kreativiteti në mësimdhënie.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet të ketë arsim gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim vlerësojmë që secili nxënës, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta, ta gëzojë të drejtën për arsim cilësor.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet të sigurohet mbështetje dhe trajnim për mësuesit, me theks të veçantë në stimulimin e kreativitetit të tyre gjatë angazhimit në mësim.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nxënësve duhet t’u mundësohet që drejtpërsëdrejti të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e procesit arsimor, në të cilin do të dëgjohen dhe kuptohen interesat e tyre individuale,  me çka do të zhvillohet mendimi i tyre kritik.

  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet promovim dhe informimi më i madh i vetë prindërve brenda shkollave (fushata, emisione, etj. që do të fokusohen në rritjen e ndërgjegjësimit social).
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet avancim pedagogjik i mësuesve dhe angazhimi i më shumë ekspertëve në secilën shkollë për ta tejkaluar problemin e disponueshmërisë dhe mundësinë që secili fëmijë ta gëzojë këtë lloj mbështetjeje.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet përfshirja e orëve të detyrueshme për shëndetin mendor në programin mësimor.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet vazhdimisht të jetë e hapur linja për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve, edhe atë 24/7  me qëllim të rritjes së sigurisë digjitale dhe mbështetje të mirëqenies mendore.
  • Ne fëmijët deputetë mendojmë se nevojitet sigurimi i psikologut familjar për të rinjtë.

  • Ne fëmijët deputetë vlerësojmë se nevojitet ndryshimi i Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, me të cilin çdo institucion arsimor do të detyrohet t’ua prezantojë të gjitha mënyrat e organizimit rinor nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore që nga klasa e nëntë, në mënyrë që ata të njoftohen se si të bëhen qytetarë aktivë. Konkretisht e kërkojmë ndryshimin e programit për lëndën Edukimi qytetar (klasa e 9-të, viti i parë i arsimit të mesëm profesional, nga një temë/njësi modulare), për lëndën e Sociologjisë për arsimin e mesëm (një njësi modulare) dhe përfshirjen e më shumë temave që ndërlidhen me pjesëmarrja e të rinjve në kuadër të programit Arsim për shkathtësi jetësore (AShJ) - orë kujdestarie;
  • Ne fëmijët deputetë kërkojmë zbatimin e plotë të Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, i cili e përcakton dhe kërkon ngritjen e Kuvendit nacional rinor, i cili duhet t’i hartojë më tej prioritetet dhe politikat për përfaqësimin e të rinjve (përfaqësuesit e të rinjve) si dhe ta koordinojë dhe monitorojë punën e tyre.
  • Ne fëmijët deputetë kërkojmë formimin dhe plotësimin e afatit kohor më rigoroz për zbatimin e ligjit, në të kundërt do të sanksionohen organet që nuk do ta respektojnë atë.
  • Ne fëmijët deputetë vlerësojmë se nevojitet ndarja e një përqindjeje më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto për projektet e orientuara drejt të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre në nivel nacional, e në veçanti në atë lokal.  
  • Ne fëmijët deputetë vlerësojmë se nevojitet krijimi i Zyrës rinore në kuadër të Kuvendit, ku ata do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me personat përkatës.
  • Ne fëmijët deputetë vlerësojmë se nevojitet krijimi i kuotës rinore në Kuvend, sepse kryesisht vetë të rinjtë i njohin nevojat e tyre dhe më së miri do të prezantoheshin dhe do ta përfaqësonin zërin e tyre.
  • Ne fëmijët deputetë vlerësojmë se nevojitet harmonizimi i ligjit për arsimin e mesëm, ku çdo shkolle do t’i kërkohet ta formojë një organizatë rinore/parlament të nxënësve.

Foto Galeria

Takeover of the role of UNICEF Representative

Embedded video follows

Social media highlights