Dita Botërore e Fëmijëve

Dita Botërore e Fëmijëve është dita globale e veprimit të UNICEF-it për fëmijët dhe nga fëmijët, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe përshpejtimit të progresit drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve.

Kids Takeover the Assembly
UNICEF North Macedonia/Nakje/2023

Dita Botërore e Fëmijëve është dita globale e veprimit të UNICEF-it për fëmijët dhe nga fëmijët, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe përshpejtimit të progresit drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve. Në këtë ditë kremtohet përvjetori i miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, e cila i përshkruan të drejtat themelore të secilit fëmijë.

Fëmijët i marrin gjërat përsipër është një nga konceptet thelbësore të festimit të Ditës Botërore të Fëmijëve dhe një manifestim i përkushtimit tonë ndaj të drejtave dhe pjesëmarrjes së fëmijëve, duke ofruar platforma për fëmijët për t’i shprehur idetë dhe veprimet e tyre, të cilat mund t’i frymëzojnë përpjekjet kolektive drejt një të ardhmeje ku mbrohen dhe përmbushen të drejtat e fëmijëve.  

Evenimentet, në të cilat fëmijët i marrin gjërat përsipër, të organizuara nga UNICEF me institucionet dhe partnerët kryesorë të qeverisë

Kids Takeover the Government 2019
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2019

 

Dita Botërore e Fëmijëve 2019 - Fëmijët marrin përsipër Qeverinë 

Mbi 80 fëmijë dhe të rinj iu bashkuan Qeverisë në takimin nivelit të lartë e qeveritar “Për Fëmijët, nga Fëmijët”, ku gjashtë mbështetës të rinj të kauzës rinore e morën përsipër diskutimin, duke kërkuar më shumë veprime për t’i mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve.

 

Dita Botërore e Fëmijëve 2020 - Rimendo arsimin cilësor pas KOVID-19

Gjashtë mbështetës të rinj të kauzës rinore iu bashkuan Qeverisë përmes lidhjes së internetit në një mbledhje qeveritare të nivelit të lartë “Për Fëmijët, nga Fëmijët” dhe morën përsipër diskutimin duke u fokusuar në Ri-mendimin e arsimit cilësor dhe përmirësimin më të mirë pas KOVID-19.

Kids Takeover the Government 2020
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2020
Adolescent girls wearing white t-shirt with UNICEF World Children's Day logo speaks on a stage with MK and UN flags in front of blue screen
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2021
Dita Botërore e Fëmijëve 2021 - Rimendo të ardhmen

Fëmijët dhe të rinjtë u vendosën në qendër të vëmendjes në evenimentin "Rimendo të ardhmen" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prezantuan Thirrjet e të rinjve për veprim të vendimmarrësve, duke u fokusuar në tre tema: arsimi cilësor, mjedisi dhe cilësia jetësore.

Dita Botërore e Fëmijëve 2022 - Një ekip për të drejtat e fëmijëve

UNICEF dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë bashkëpunuan rreth një fushate të përbashkët "Një ekip i përbashkët për të drejtat e fëmijëve", e cila kulmoi me një ndeshje miqësore të futbollit "Fëmijët i marrin gjërat përsipër" midis fëmijëve, lojtarëve profesionistë nga përfaqësuesja kombëtare, lojtarëve nga Olimpiada Speciale dhe zyrtarëve tjerë.

Children and football players posing for campaign One team for children's rights
UNICEF North Macedonia/2022
World Children's Day 2023 - Kids Takeover the Parliament
UNICEF North Macedonia / Batev / 2023

 

Ditës Botërore të Fëmijëve 2023 - Fëmijët e marrin përsipër Kuvendin

UNICEF-i dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e organizuan një eveniment të titulluar “Fëmijët marrin përsipër Kuvendin”, ku fëmijët dhe të rinjtë i prezantuan para deputetëve çështjet, nevojat dhe pikëpamjet e tyre më urgjente.

Dita Botërore e Fëmijëve 2024

Adolescent girl wearing blue t-shirt giving a speech at the Government
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2024

Nën temën "Dëgjo të ardhmen", fëmijët dhe adoleshentët drejtuan diskutimin në një takim të nivelit të lartë të qeverisë, ku ndanë pikëpamjet e tyre mbi tre megatrenda globale që po formësojnë të ardhmen e fëmijëve: kriza klimatike, teknologjitë e përparuara dhe ndryshimet demografike.

Eksploroni burimet e mëposhtme për të mësuar më shumë se si këto tema po ndikojnë në të drejtat e fëmijëve dhe të ardhmen.

Mësoni më shumë rreth thirrjeve për veprim të paraqitura nga fëmijët dhe adoleshentët në dokumentin e mëposhtëm.

Dëgjoni të ardhmen: Fëmijët dhe adoleshentët bëjnë thirrje për veprim në lidhje me të drejtat e fëmijëve përballë sfidave globale