Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet rregullisht në media
Përmes edukimit medial të të rinjve, drejt aktivizmit më të mirë qytetar në epokën digjitale

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Shumica e prindërve dhe fëmijëve në Mal të Zi besojnë se mediat malazeze nuk kanë mjaft përmbajtje interesante dhe të dobishme të përshtatur për mosha të ndryshme të fëmijëve dhe të rinjve. Për më tepër, shumica nga ta dëshirojnë përmbajtje mediale me përfshirje të fëmijëve dhe të rinjve të moshave të ndryshme, dhe një në dy fëmijë në Mal të Zi dëshiron që të jetë pjesë në prodhimin e programeve të tilla mediale.
Bazuar në të dhënat nga anketa e fushatës së edukimit medial 'Le të zgjedhim atë që shikojmë' që daton nga viti 2018, UNICEF-i, për të tretin vit me radhë, po e mbështet pjesëmarrjen më të madhe të të rinjve malazezë në media në mënyrë që çështjet e të drejtave të fëmijëve të diskutohen më shumë dhe më mirë, si dhe të mbështetet aktivizimi më i mirë qytetar në epokën digjitale përmes edukimit të tyre medial.

Fuqizimi i aktivizmit qytetar fillon me të rinjtë. Reporterët e rinj të UNICEF-it po e dëshmojnë që të rinjtë mund t'i përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë mbi atë se si t'i përdorin mediat që zëri i tyre të dëgjohet në shoqëri. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të flasin, jo vetëm në programe për fëmijë dhe të rinj, por edhe në emisione informative për të rritur, sepse të rinjtë na ofrojnë pikëpamje të ndryshme dhe shumë të vlefshme për problemet tona të përditshme. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku me reporterët e rinj dhe mediat malazeze në përmirësimin e cilësisë së debatit publik në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe për t’i identifikuar më mirë ndryshimet që duhet të ndodhin për të përmirësuar jetën e të gjitë vajzave dhe djemve në Mal të Zi.
Ai u takua me Reporterët e rinj të UNICEF-it gjatë trajnimit pesë ditor lidhur me edukimin medial, të organizuar nga UNICEF-i me mbështetjen e Jan-Willem Bult, ekspert në media ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe drejtor i Qendrës për Fëmijë, të Rinj dhe Media në Holandë.
Të rinjtë janë të pranishëm në media, mirëpo ende jo në mediat e përgjithshme - po e quaj kështu - ato media që njerëzit i përdorin sa herë duan të marrin informacione. Në mënyrë që njerëzit të marrin informacione në lidhje me të rinjtë, është e nevojshme që të rinjtë të përfshihen në këto media, për t'i mbështetur ata që të gjejnë vendin e tyre në mediat kryesore, sepse kështu përparon e gjithë shoqëria.

Bult, është gjithashtu Kryeredaktor i lajmeve televizive ndërkombëtare për të rinjtë Lajme Wadada për Fëmijë, që prodhohet dhe transmetohet në mbi 20 vende të botës, duke përfshirë edhe Malin e Zi në dy vitet e fundit.

Nga punëtoritë, kam fituar njohuri që do të më ndihmojnë të krijoj përmbajtje për të rinjtë. Nuk pash që kishte shumë përmbajtje për të rinjtë në media. Sinqerisht besoj se duhet të ketë sa më shumë që të jetë e mundur, dhe ne do të bëjmë çmos për të kontribuar në këtë drejtim.
Kolegu i saj, Aleksa Mrakoviq, gjithashtu thekson se ai ka fituar njohuri dhe aftësi të reja në lidhje me prodhimin e përmbajtjes mediale për të rinjtë, por edhe në lidhje me pjesëmarrjen më të mirë në debatet publik në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë.

Audicionet për gjeneratën e tretë të reporterëve të rinj të UNICEF-it janë drejt përfundimit dhe në të ardhmen këta të rinj planifikojnë të trajtojnë çështjet kryesore të të rinjve që i dinë, siç janë: arsimi, varfëria, dhuna, sfidat e rritjes në epokën digjitale dhe gjatë pandemisë së koronavirusit, etj. Si më parë, ata/ato do të përdorin mediat "e vjetra" dhe "të reja" ashtu që mesazhet e tyre të dëgjohen më mirë në Mal të Zi.