Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi
Muzikanti i njohur në Ballkan, Antonije Pusic, ndryshe i njohur si Rambo Amadeus, ishte ambasador kombëtar i vullnetit të mirë i UNICEF-it në Mal të Zi nga viti 2006 deri në vitin 2024.
- Crnogorski
- English
- Shqip
Muzikanti i njohur në Ballkan, Antonije Pusic, ndryshe i njohur si Rambo Amadeus, ishte ambasador kombëtar i vullnetit të mirë i UNICEF-it në Mal të Zi nga viti 2006 deri në vitin 2024.
Ai mbështeti në mënyrë aktive iniciativat e UNICEF-it në lidhje me dhunën mes bashkëmoshatarëve, përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, strehimin familjar, prindërimin pozitiv dhe edukimin digjital dhe mediatik.
Shkolla pa dhunë
Në kuadër të fushatës “Shkolla pa dhunë”, Pusic, së bashku me fëmijët nga një shkollë fillore (Stampar Makarije) në kryeqytet, realizuan një këngë me titull “Shkolla e ëndrrave” - Skola iz snova.
Krejt varet prej aftësisë
Në kuadër të fushatës “Krejt varet prej aftësisë”, Pusic, së bashku me avokuesit e rinj për gjithëpërfshirje, realizuan një këngë dhe një spot televiziv me titull "Krejt varet prej aftësisë".
Çdo fëmijë ka nevojë për një familje
Në kuadër të fushatës “Çdo fëmije ka nevojë për një familje”, Pusic në raste dhe ngjarje të ndryshme u bënte thirrje qytetarëve që të bëhen prindër strehues.
Jepi fund dhunës në internet
Në kuadër të fushatës “Jepi fund dhunës në internet”, Pusic huazoi zërin e tij dhe ndihmoi që skenari i aplikacionit NETFriends të jetë më interesant për fëmijët. Ky aplikacion përmban një lojë edukative me role, e cila i shëtit fëmijët nëpër skenarë të jetës reale dhe i bën ata të mësojnë se si të njohin, parandalojnë, ndalojnë dhe raportojnë dhunën në internet.
Jepi fund dhunës
Në kuadër të fushatës “Jepi fund dhunës”, Pusic u bënte thirrje qytetarëve që të rrisin fëmijët pa dhunë.
Le të zgjedhim çfarë shikojmë
Në kuadër të fushatës së shkrim-leximit (edukimit) mediatik, të realizuar nga Agjencia e Malit të Zi për Media Elektronike me mbështetjen e UNICEF-it, së bashku me reporterë të rinj, Pusic realizoi këngën dhe video-n e fushatës "Le të Zgjedhim çfarë shikojmë".