UNICEF-i në Mal të Zi
UNICEF-i hapi për herë të parë një zyrë në Podgoricë në vitin 1993

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Rreth nesh
UNICEF-i hapi për herë të parë një zyrë në Podgoricë në vitin 1993 për të ndihmuar qeverinë të përballet me një numër të madh të fëmijëve refugjatë që vinin nga republikat fqinje të ish-Jugosllavisë.
Pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, një valë e re e fëmijëve refugjatë erdhën nga Kosova në periudhën 1998-1999.
UNICEF-i punoi me autoritetet përgjegjëse për të ofruar shërbimet themelore për mbijetesën dhe zhvillimin e grave dhe fëmijëve refugjatë (p.sh. ushqimi, qasja në shërbimet shëndetësore, vaksinimet, sigurimi i niveleve themelore të higjienës dhe arsimit në kampet e refugjatëve, etj.).
Mbështetja e UNICEF-it me kalimin e kohës ka ndryshuar nga ajo e një reagimi emergjent në mbështetjen më të fundit të Malit të Zi në procesin e dyfishtë të ndërtimit të kombit dhe pranimit në BE.
Me pavarësinë e Malit të Zi në vitin 2006, UNICEF-i hapi Zyrën e parë të Vendit në Mal të Zi. Poatëherë, u krijua Programi i parë i Vendit për Malin e Zi (2007-2011).
Sot, theksi i UNICEF-it është në mbështetjen e fëmijëve të Malit të Zi për të qenë në zemër të procesit të pranimit në BE. Kjo është e një rëndësie thelbësore, sepse fëmijët e sotëm të Malit të Zi janë qytetarët e nesërm evropianë.
Mali i Zi është tani një vend me të ardhura të mesme të larta. Mënyra se si funksionon UNICEF-i në një mjedis të tillë është duke mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare për të zhvilluar politika të përshtatshme dhe zbatimin e tyre për të sjellë ndryshime pozitive, afatgjata dhe të qëndrueshme për të gjithë fëmijët.