#RiniaPyetPolitikanët
Dialog publik i drejtpërdrejtë midis të rinjve dhe politikanëve të Malit të Zi i organizuar nga reporterët e rinj të UNICEF-it në Mal të Zi përpara zgjedhjeve parlamentare

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
PODGORICË, 8 QERSHOR 2023– Në mëngjesin e së premtes, më 9 qershor, nga ora 9.00 deri në orën 11.00, reporterët e rinj të UNICEF-it në Mal të Zi do të organizojnë një dialog publik të drejtpërdrejtë ndërmjet të rinjve të Malit të Zi dhe përfaqësuesve të të gjitha listave politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Me ftesë për të gjithë , 14 nga 15 lista politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje dhe shumica e tyre kanë nominuar kryesuesit e listave të tyre politike.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander tha si palë e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, Mali i Zi është zotuar t'i garantojë çdo vajze dhe djali të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha vendimet që do të ndikojnë në jetën e tyre.
Në këtë eveniment, dy ditë para zgjedhjeve, UNICEF po ofron një platformë për një dialog konstruktiv ndërmjet të gjitha listave politike dhe të rinjve në Mal të Zi të fokusuar në çështjet kyçe të të drejtave të fëmijëve
Synimi ynë është të mbështesim Malin e Zi me një shembull praktik të mirë të pjesëmarrjes politike të të rinjve, pasi një angazhim i tillë është e drejta e tyre dhe është thelbësore për zhvillimin demokratik të çdo vendi.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha mediat sociale të UNICEF-it në Mal të Zi. Ftohen të gjitha mediat ta transmetojnë drejtpërdrejt duke përdorur vegzën e UNICEF-it në Mal të Zi në You-Tube https://www.youtube.com/watch?v=mE4iE2UotG4
Në këtë ngjarje, të rinjtë do t'u drejtojnë me pyetjet e tyre liderëve politikë për temat që janë të rëndësishme dhe urgjente për ta. Pyetjet janë mbledhur nga vetë reporterët e rinj nga bashkëmoshatarët dhe familjet e tyre në mbarë Malin e Zi përmes fushatës së tyre në media sociale dhe fizikisht.
Dy reporterët e rinj të UNICEF-it në Mal të Zi, Lana Jovanoviq dhe Djordje Ivanoviq, së bashku me Sasha Klikoovac, gazetar i TVCG, do të moderojnë ngjarjen, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga shërbimi publik TVCG 2.
Përmes pjesëmarrjes politike të të rinjve në këtë ngjarje, duam të sigurojmë që çështjet tona të adresohen edhe gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë redaktorëve të mediave që të na mbështesin duke prodhuar lajme për çështjet e të drejtave të fëmijëve çdo ditë, përfshirë edhe fushatën parazgjedhore.
Kolegu i tij – reporterja e re e UNICEF-it, Hana Luca ka një apel për të gjithë qytetarët që mund të votojnë të dielën.
U bëj thirrje të gjithë votuesve, veçanërisht të rinjve, të marrin parasysh atë që çdo listë politike propozon të bëjë për të zgjidhur çështjet kryesore të të drejtave të fëmijëve në këtë vend, kur të marrin vendime se kë të votojnë të dielën.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, fëmijët e moshës deri në 18 vjeç përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullsisë së Malit të Zi. Së bashku me familjet e tyre, ata përbëjnë shumicën dërrmuese të qytetarëve të Malit të Zi. Analiza dhe raporte të shumta të UNICEF-it për fëmijët në Mal të Zi në vitet e fundit tregojnë për probleme urgjente që lidhen me varfërinë e fëmijëve, dhunën, shkollimin dhe shëndetin:
- Një në katër qytetarë malazezë dhe një në tre fëmijë tashmë jetojnë në rrezik nga varfëria. Fëmijët që jetojnë në zonat rurale dhe në veri janë në gjendje më të keqe se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në zonat urbane dhe në jug të vendit. Fëmijët që rriten në varfëri përballen me privime në të gjitha fushat dhe veçanërisht në banim, shëndetësi, ushqim dhe arsim, gjë që është thelbësore për t'i dhënë fund varfërisë. Këta fëmijë vijojnë kopshtin e fëmijëve, shkollën fillore dhe të mesme në një masë shumë më të vogël se bashkëmoshatarët e tyre.
- Dy të tretat e fëmijëve të Malit të Zi të moshës 1 deri në 14 vjeç kanë përjetuar një formë të ndëshkimit fizik dhe/ose agresionit psikologjik nga anëtarët e rritur të familjes gjatë muajit të fundit.
- Dy në çdo tre fëmijë në Mal të Zi vijojnë shkollat fillore me infrastrukturë të pamjaftueshme. Mesatarisht ka vetëm 1 kompjuter për çdo 16 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme.
- Përafërsisht 7000 fëmijë lindin çdo vit në Mal të Zi dhe, pavarësisht përpjekjeve të fundit në disa maternitete, asnjë nga maternitetet nuk është plotësisht miqësor ndaj foshnjave dhe nënave, që është standardi ndërkombëtar i rekomanduar për ofrimin e kujdesit cilësor për nënat dhe fillimin më të mirë në jetë për foshnjat e porsalindura.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, i njohur më mirë si UNICEF, u themelua në vitin 1946 dhe është burimi kryesor në botë i të dhënave dhe analizave të besueshme për fëmijët, duke përdorur prova për të mbrojtur fëmijët dhe për politikat që përmirësojnë jetën e tyre në mbarë botën.
Që nga themelimi i tij, UNICEF punon me qeveritë dhe komunitetet në më shumë se 190 vende dhe territore për të mbështetur fëmijët në mbarë botën për të realizuar të drejtat e tyre dhe për të përmbushur potencialin e tyre, nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë.
Puna e UNICEF-it për fëmijët njihet nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.
Përfaqësuesit e listave politike që do të vijnë në dialogun publik të drejtpërdrejtë #TëRinjtëPyesinPolitikanët sipas renditjes së listës zgjedhore:
1 "Është e qartë! - Partia Boshnjake - Ervin Ibrahimoviq", Damir Gutiq, nënkryetar i Partisë Boshnjake
3 “Drejtësia Tani-Vladimir Leposaviq”, Vladimir Leposaviq, Kryetar i Listës
4 “SNP-DEMOS-Për ty”, Slagjana Kalugjeroviq, anëtare e Kryesisë së SNP-së (Partia Popullore Socialiste) e Malit të Zi
5 “Koalicioni Popullor – Të Bashkuar dhe Pikë” (Lëvizja Demokristiane, Mali i Zi i Vërtetë, Mali i Zi i Lirë, Partia Demokratike Serbe, Lëvizja për Pljevlja), Dejan Vukshiq, Kryetar i Listës
6 Koalicioni “Aleanca Shqiptare” (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Grupi Qytetar “Lëvizja për Tuzin), Genci Nimanbegu
7 “Kthesë për një Mal të Zi të sigurt - Srgjan Periq” – Srgjan Periq, Kryesues i Listës
8 "Lëvizja për Ndryshime - Mali i Zi i pari - Nebojsha Medojeviq - Reforma për të shpëtuar vendin" , Nebojsha Medojeviq, Kryesues i Listës
9 “Po. Ne mundemi për Malin e Zi Civil – Dragica Peroviq Ivanoviq”, Dragica Peroviq Ivanoviq, Kryetare e Listës
10 “SE BASHKU! Për të ardhmen që ju takon - Danijel Zhivkoviq” (DPS, SD, DUA, LP) - Danijel Zhivkoviq, Drejtues i Listës
11 Lëvizja “Evropa Tani” – Vasilije Carapic, Drejtor Ekzekutiv dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Evropa Tani
12 “SDP - PËR SHTËPINË TONË”, Amina Cikotiq, Zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate (SDP)
13 “ALEKSA dhe DRITANI – Guximi ka rëndësi” (Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA) - Aleksa Beçiq, Kryetar i Listës
14 “Për të ardhmen e Malit të Zi” (Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike e Malit të Zi, Partia e Punëtorëve), Jovana Todoroviq, Zëdhënëse e Partisë Popullore Demokratike
15 "Forumi Shqiptar - Nik Gjeloshaj BESA për Zhvillimin Evropian", (Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve), Nik Gjeloshaj, Kryesues i listës
Video nga ngjarja