Zgjedhjet Parlamentare për çdo fëmijë në Mal të Zi
UNICEF u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe qytetarëve që t'i japin përparësi çështjeve të të drejtave të fëmijëve
- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
PODGORICË, 28 MAJ 2023 – Dy javë para zgjedhjeve parlamentare kombëtare në Mal të Zi, UNICEF u bën thirrje të gjithë aktorëve politik, mediave, shoqërisë civile dhe akademisë që të fokusojnë debatin publik parazgjedhor mbi mënyrat më të mira për qeverinë e re të Malit të Zi për të ulur varfërinë e fëmijëve dhe të gjitha format e dhunës, si dhe për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e arsimit dhe shëndetit për çdo fëmijë.
UNICEF u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe qytetarëve që t'i japin përparësi çështjeve të të drejtave të fëmijëve. Mënyrat se si qeveria e ardhshme vendos për t'i trajtuar këto çështje do të ndikojë në çdo familje dhe çdo djalë dhe vajzë në këtë vend, jo vetëm në katër vitet e ardhshme, por edhe në cilësinë afatgjatë të jetës së tyre.
Për këto arsye, UNICEF do të punojë me vajzat dhe djemtë e Malit të Zi, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe profesionistët e tjerë për t'i mbështetur që zëri i tyre të dëgjohet në prag të zgjedhjeve. Një sërë njoftimesh në media me zërat e tyre mbi çështjet kyçe të të drejtave të fëmijëve do të publikohen në ditët në vijim të kontribuojë në debatin publik në mënyrë që mediat dhe politikanët të mund të fokusohen gjithashtu në çështjet kritike të të drejtave të fëmijëve në Mal të Zi.
"Duke u fokusuar në propozimet e aktorëve të ndryshëm në lidhje me zgjidhjet më të mira të problemeve reale me të cilat përballen çdo ditë familjet në këtë vend, ne mund të kontribuojmë për një cilësi më të mirë të debatit publik përpara zgjedhjeve. Ne besojmë se një debat publik gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës mbi çështjet e të drejtave të fëmijëve do të inkurajojë votuesit që të nxiten nga përgjegjësia për të votuar për cilëndo listë politike që u duket më e mira për ndërtimin e një Mali të Zi i cili ofron të drejta dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë,” shpjegoi Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander.
Raportuesit e rinj të UNICEF-it në Mal të Zi kanë ftuar përfaqësuesit e të gjitha listave politike në një konferencë për shtyp në ndërtesën Eko të OKB-së më 9 qershor, dy ditë para zgjedhjeve. Përmes një fushate në media sociale dhe personalisht, ata tashmë po mbledhin pyetje për politikanë nga bashkëmoshatarët e tyre nga i gjithë Mali i Zi. Ata duan të dëgjojnë çdo kandidat të shpjegojë se si një qeveri e re e formuar nga blloku politik që ata përfaqësojnë do të përmirësonte jetën e fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre në Mal të Zi.
Disa prej nesh do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Ne duam të marrim një vendim të informuar se për kë të votojmë duke dëgjuar se si qeveria e re do të trajtojë çështjet që na prekin neve – vajzave dhe djemve, me dhe pa të drejtë vote.
Ajo që na prek neve, prek edhe çdo familje në Mal të Zi, sot dhe nesër. Ne jemi prioriteti kombëtar i Malit të Zi. Ne duam të dimë se si qeveria e re do t'i përgjigjet nevojave tona.
Sipas regjistrimit të fundit, fëmijët e moshës deri në 18 vjeç përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullsisë së Malit të Zi. Së bashku me familjet e tyre, ata përbëjnë shumicën dërrmuese të qytetarëve të Malit të Zi. Analiza dhe raporte të shumta të UNICEF-it për fëmijët në Mal të Zi në vitet e fundit tregojnë për probleme urgjente që lidhen me varfërinë e fëmijëve, dhunën, arsimin dhe shëndetin:
- Një në katër qytetarë malazezë dhe një në tre fëmijë tashmë jetojnë në rrezik të varfërisë. Fëmijët që jetojnë në zonat rurale dhe në veri janë përgjithësisht më keq se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në zonat urbane dhe në jug të vendit. Fëmijët që rriten në varfëri përballen me privime në të gjitha fushat dhe veçanërisht në banim, shëndetësi, ushqim dhe arsim; arsimi është thelbësor për t'i dhënë fund varfërisë. Këta fëmijë ndjekin kopshtin e fëmijëve, shkollën fillore dhe të mesme në një masë shumë më të vogël se bashkëmoshatarët e tyre.
- Dy të tretat e fëmijëve të Malit të Zi të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetuan një formë ndëshkimi fizik dhe/ose agresion psikologjik nga anëtarët e rritur të familjes në muajin e fundit.
- Dy në çdo tre fëmijë në Mal të Zi ndjekin shkollat fillore me infrastrukturë të pamjaftueshme. Mesatarisht ka 16 nxënës për kompjuter në shkollat fillore dhe të mesme.
- • Përafërsisht 7,000 fëmijë lindin çdo vit në Mal të Zi dhe, pavarësisht përpjekjeve të fundit në disa maternitete,asnjë nga maternitetet nuk është plotësisht miqësor ndaj foshnjave dhe nënave, i cili është standardi ndërkombëtar i rekomanduar për ofrimin e kujdesit cilësor ndaj nënave dhe fillimi më i mirë në jetë për foshnjat e porsalindura.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, i njohur më mirë si UNICEF, u themelua në vitin 1946 dhe është burimi kryesor në botë i të dhënave dhe analizave të besueshme për fëmijët, duke përdorur prova për të mbrojtur fëmijët dhe për politika që përmirësojnë jetën e tyre në mbarë botën. Që nga themelimi i tij në 1946, UNICEF punon me qeveritë dhe komunitetet në më shumë se 190 vende dhe territore për të mbështetur fëmijët në mbarë botën për të realizuar të drejtat e tyre dhe për të përmbushur potencialin e tyre, që nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë. Puna e UNICEF-it për fëmijët njihet nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.