Podkasti i reporterëve të rinj të UNICEF-it: Ka të bëjë me aftësitë

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, reporterët e rinj të UNICEF-it i bëjnë thirrje vendimmarrësve dhe të gjithë qytetarëve që të punojnë së bashku për të krijuar një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë

UNICEF Mali i ZI
Sofija i Radovan, podkast
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
03 Dhjetor 2024

PODGORICË, 3 dhjetor 2024 – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të kremtuar globalisht më 3 dhjetor, reporterët e rinj të UNICEF-it po publikojnë dy episode podkaste që ofrojnë një pasqyrë të sinqertë mbi jetën, sfidat dhe arritjet e të rinjve me aftësi të kufizuara.

episodin e parë, të drejtuar nga Manja Čalija, Sofija Ivanović dhe Radovan Džuver ndajnë pyetjet e habitshme dhe shpesh të pazakonta që atyre u bëhen. Me pyetjet se si ëndërrojnë e deri tek supozimet për aftësitë dhe aktivitetet e tyre të përditshme, podkasti sfidon stereotipet e rrënjosura thellë me të cilat përballen.

“Njerëzit shpesh mendojnë se për shkak se ne nuk mund të shohim, ne nuk kemi përgjegjësi apo arritje. Është koha për t'i thyer ato paragjykime”, thotë Sofija.

Ajo thekson rëndësinë e adresimit të individëve me shikim të dëmtuar me emrat e tyre dhe trajtimin e tyre me të njëjtin respekt si kushdo tjetër. “Ne jemi njerëz si gjithë të tjerët”, ua rikujtojnë dëgjuesve Sofija dhe Radovan.

episodin e dytë, Radovan Džuver dhe Uroš Gugolj flasin për përvojat e tyre në not dhe pingpong garues, duke shpjeguar se si sportet gjithëpërfshirëse mund të thyejnë barrierat dhe të nxisin rritjen personale.

 

Embedded video follows
UNICEF Mali i Zi

“Kam tre vjet që notoj këtu në Podgoricë, në Pishinën e Qytetit. Kam marrë pjesë në dy gara rajonale në Sarajevë, me ç’rast kam fituar medaljen e artë herën e parë dhe të bronztën herën e dytë,” thotë me krenari Radovan, duke shpjeguar se si trajneri i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, por e përshtat qasjen për të përmbushur nevojat individuale.

"I thashë atij - atë që ju u tregoni të tjerëve vizualisht, ejani dhe më tregoni se si ta bëj këtë me duart e mia, dhe kaq," kujton Radovan.

Nga lundrimi në shtigjet e prekshme në parqe deri te tejkalimi i sfidave të të jetuarit në qytete më pak të qasshme, podkasti avokon për qasje më të madha dhe inkurajon të gjithë të rinjtë që të jenë fizikisht aktivë.

“Unë jetoj në Herceg Novi, dhe Herceg Novi ka shumë shkallë, gjë që është sfidë e madhe për njerëzit me aftësi të kufizuara,” thekson Uroš kur u pyet për vendet sportive rekreative në qytet dhe qasjen e tyre për personat me aftësi të kufizuara.

Qoftë noti, pingpongu, apo thjesht të shkosh në palestër, sportet janë thelbësore për shëndetin dhe nuk ka ndonjë dallim domethënës në këtë pikë midis një personi me aftësi të kufizuara dhe një personi me zhvillim tipik, përfundojnë Uroš dhe Radovan.

Nëpërmjet këtyre episodeve të podcast-it, reporterët e rinj të UNICEF-it u bëjnë thirrje vendimmarrësve dhe të gjithë qytetarëve që të punojnë së bashku për të krijuar një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë.
 

Embedded video follows
UNICEF Mali i Zi