90 për qind e qytetarëve festojnë Vitin e Ri në shtëpi

Kjo u konfirmua në hulumtimin e fundit të Ipsos mbi temën e virusit korona

UNICEF në Mal të Zi
90 për qind e qytetarëve festojnë Vitin e Ri në shtëpi
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2013
23 Dhjetor 2020

PODGORICË, 23 dhjetor 2020 - Pothuajse të gjithë qytetarët e Malit të Zi (90 për qind) do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në shtëpi dhe vetëm me anëtarët e familjes së tyre. Kjo u konfirmua në hulumtimin e fundit të Ipsos mbi temën e virusit korona, i kryer në periudhën nga 15 dhjetori deri më 18 dhjetor në një mostër përfaqësuese kombëtare, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Podgoricë dhe UNICEF-it.

Është e jashtëzakonshme të shohësh që shumica e njerëzve planifikojnë ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpi me familjen e tyre - dhe kjo madje ndodhi para se masat shtesë për sezonin e festave të shpalleshin. Edhe unë do të veproj njësoj si këta njerëz. Por unë do ta shoh familjen time në mesnatë prej qindra milje larg - përmes ekranit! Në fund të fundit, do të na duhet ta bëjmë këtë vetëm për këtë vit mjaft të çuditshëm.

Karen Maddocks, Ambasadore Britanike në Mal të Zi

Sikurse në tetor, katër të pestat e qytetarëve (80%) janë të shqetësuar se ata personalisht ose persona të afërt të tyre mund të infektohen, dhe mbi dy të tretat e qytetarëve (71%) e perceptojnë virusin korona si kërcënim serioz për vendin.

Vitin e Ri
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2013

Dëshiroj t'i falënderoj të gjithë qytetarët të cilët do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Janë momente këto kur ne të gjithë mallëngjehemi për të afërmit dhe miqtë tanë, por sidoqoftë, vetëm për këtë vit, po u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të gjejnë mënyra të tjera për ta ruajtur ngrohtësinë e marrëdhënieve me më të dashurit e tyre. Jam e sigurt se kjo do të na sjellë një hap më afër përfundimit të pandemisë COVID-19.

Michaela Bauer, Zëvendës Përfaqësuese e UNICEF-it në Mal të Zi

Qytetarët po informohen rreth virusit korona kryesisht përmes televizionit kombëtar, pasuar nga portalet e lajmeve në internet. Ashtu si në hulumtimet e mëparshme, pothuajse të gjithë qytetarët (95%) thonë se janë të informuar për këtë temë.

Të dhënat mbi burimet kryesore të informacionit në lidhje me virusin korona nxjerrin në pah përgjegjësinë e madhe shoqërore të mediave gjatë pandemisë. Meqenëse qytetarët do ta festojnë Natën e Vitit të Ri me familjet e tyre në shtëpi, është e rëndësishme që media, veçanërisht televizionet kombëtare, t'u ofrojnë atyre program cilësor dhe informata të sakta dhe në kohë në lidhje me virusin korona.

Vladimir Raičević, Drejtor i Agjencisë Kërkimore Ipsos në Mal të Zi

Mostra përfaqësuese kombëtare për këtë anketë përbëhej nga 807 qytetarë të moshës 18 vjeçare e më lartë. Mbledhja e të dhënave u krye përmes një ankete përmes telefonit, me një pyetësor që zgjati mesatarisht 10 minuta, gjatë periudhës nga 15 dhjetori deri më 18 dhjetor të këtij viti. Gjetjet kryesore të kësaj, si dhe anketat e mëparshme mbi njohuritë, qëndrimet dhe sjelljen e qytetarëve në lidhje me virusin korona janë në dispozicion në faqën e internetit të UNICEF-it në Mal të Zi.

Pikëpamjet e qytetarëve të Malit të Zi në lidhje me virusin korona
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2013