Edukimi
Përgatitja e nxënësve malazezë për kërkesat e së ardhmes së tyre

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Sfida
Gjatë dy dekadave të fundit, janë hartuar dhe zbatuar iniciativa të shumta reformuese, që synojnë përmirësimin e rëndësisë, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes së Arsimit në Malin e Zi.
Megjithatë, mbeten shumë sfida për të siguruar që të gjithë fëmijët të regjistrohen në shkollat e zakonshme, nga nivelet parafillore në ato të mesme të larta, dhe të marrin arsim dhe kujdes të cilësisë së lartë.
Disa fëmijë ka më shumë të ngjarë të privohen nga e drejta për të pasur një arsimim cilësor, i cili mund të rezultojë në vazhdimin në pafundësi të cikleve të varfërisë, vështirësive dhe përjashtimit.
Cilësia e përgjithshme e Arsimit mbetet një pengesë serioze që fëmijët të përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për sukses në shkollë dhe në tregun e punës.
Zgjidhja
UNICEF është i përkushtuar për të siguruar që të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtën për një edukim cilësor, duke përmirësuar sistemet dhe duke krijuar mundësi që fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë dhe kompetencat që nga vitet e tyre më të hershme, deri në shkollën e mesme.