Arsimi cilësor
Arsimi

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
UNICEF po mbështet zhvillimin e politikave cilësore dhe të bazuara në dëshmi që synojnë përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të arsimit, të tilla si Raporti Kombëtar PISA 2015 i cili përcakton udhëzimet për trajtimin e çështjeve më urgjente që pengojnë nxënësit nga zhvillimi i shkathtësive dhe kompetencave të nevojshme për sukses në shkollë dhe në tregun e punës.
UNICEF ka iniciuar dhe mbështetur prezantimin e një programi për zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale të nxënësve, në përputhje me njohuritë më të fundit shkencore mbi rëndësinë e tyre thelbësore për arritjet akademike, suksesin në karrierë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Në mënyrë që të krijojë një ndërhyrje efektive dhe të bazuar në sistem për parandalimin e braktisjes, UNICEF mbështeti zhvillimin e një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm të integruar brenda Sistemit të Informacionit të Ministrisë së Arsimit. Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm ka një sërë treguesish / pragjesh të paracaktuar, të cilët, kur arrihen, u dërgojnë një paralajmërim shkollave dhe mësimdhënësve për të ndërmarrë veprime dhe për të siguruar mbështetje për nxënësit që rrezikojnë të braktisin shkollën. Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm aktualisht po pilotohet në 20 shkolla fillore dhe të mesme.