Raporti Vjetor 2025
UNICEF Programi në Kosovë
Highlights
Viti i fundit i Programit të UNICEF-it në Kosovë për periudhën 2021–2025 u përqendrua në përshpejtimin e rezultateve për fëmijët, duke vendosur njëkohësisht themelet për ciklin e ardhshëm të programit. Përmes avokimit të bazuar në dëshmi, partneriteteve strategjike dhe qasjeve inovative, UNICEF-i adresoi boshllëqet sistemike me qëllim të avancimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve. Përpjekjet kryesore ishin në forcimin e kornizës së politikave, promovimin e programimit transformues në aspektin gjinor, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në shëndetësi, arsim, mbrojtje të fëmijëve dhe mbrojtje sociale, nxitjen e transformimit të barabartë digjital përmes teknologjive të avancuara dhe të dhënave cilësore, promovimin e sistemeve sociale të qëndrueshme në aspektin klimatik, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve me qëllim që zërat e tyre t’i formësojnë vendimet. Këto veprime kontribuuan në progresin e Kosovës drejt OZHQ-ve, prioriteteve të anëtarësimit në BE dhe Strategjisë së Zhvillimit të Kosovës 2030. Lexoni Raportin Vjetor 2025 të UNICEF-it në Kosovë.