Përtej të zakonshmes digjitale: Inteligjenca Artificiale për të nxënit e qasshëm

Inovatorë të rinj, mësues dhe mentorë të teknologjisë në Kosovë po përdorin inteligjencën artificiale për të ndërtuar mjete praktike për klasa më gjithëpërfshirëse.

UNICEF
English
UNICEF/2026/A.Nimani
14 Gusht 2026

“Më pëlqen loja që krijova. Ajo më ndihmon të mësoj matematikën. Është argëtuese për t’u luajtur.”

FËMIJË PJESËMARRËS

Pas këtij reflektimi të thjeshtë qëndron një ndryshim më i madh në mënyrën se si fëmijët dhe të rinjtë e përjetojnë teknologjinë. Ata nuk janë më vetëm përdorues të mjeteve digjitale të dizajnuara nga të tjerët. Ata po bëhen krijues, duke zhvilluar zgjidhje që u përgjigjen sfidave me të cilat përballen gjatë të nxënit.

Teknologjia mund ta transformojë arsimin, por vetëm kur çdo nxënës mund të ketë qasje dhe të përfitojë prej saj. Nisma për Tekstet Digjitale të Qasshme (ADT) e Qendrës Globale të Inovacionit për të Nxënit të UNICEF-it, e zbatuar në 17 vende dhe territore në mbarë botën, përfshirë Kosovën, i ndihmon qeveritë të sigurojnë materiale digjitale të qasshme për të nxënit për të gjithë fëmijët, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara. Nisma ADT i përfshin në mënyrë aktive mësuesit, nxënësit dhe partnerët e arsimit si bashkëkrijues të zgjidhjeve që më vonë mund të përdoren në klasa, me synim përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së të nxënit. Hakatonët gjithëpërfshirës janë një nga mekanizmat për kultivimin e kulturës së bashkëkrijimit – krijimin e zgjidhjeve së bashku me ata që do të përfitojnë prej tyre, me mbështetjen e teknologjisë, në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

FILLIMI ME SFIDAT REALE TË KLASËS

English
UNICEF/2026/A.Nimani Mësuesit punuan drejtpërdrejt me ekipet e nxënësve, duke i ndihmuar ata të kuptojnë pengesat me të cilat përballen nxënësit në klasat gjithëpërfshirëse.

Hakatoni treditor gjithëpërfshirës në Ferizaj, Kosovë, mblodhi rreth 35 pjesëmarrës. Katër ekipe të studentëve të Universitetit të Prishtinës punuan së bashku me mësues, asistentë mësues, fëmijë me aftësi të kufizuara, mentorë teknikë, gjyqtarë dhe organizatorë.

Puna e tyre filloi me një pyetje: Si mund ta mbështesë inteligjenca artificiale mësimdhënien e mësuesve dhe asistentëve mësues në klasat gjithëpërfshirëse?

Sfidat nuk u imagjinuan nga ekspertët e teknologjisë. Ato erdhën drejtpërdrejt nga mësuesit: materiale mësimore të paqasshme, njohuri të kufizuara për teknologjitë asistive, vështirësi në vlerësimin e përparimit të nxënësve me aftësi të kufizuara, stigma, klasa të mëdha dhe mundësi të pamjaftueshme për trajnim.

Standardi për çdo ide ishte praktik: A do ta përdorte një mësues vërtet këtë zgjidhje në klasë?

TË MËSUARIT PËRMES KRIJIMIT

English
UNICEF/2026/A.Nimani Për studentët pjesëmarrës, hakatoni ofroi mundësinë për të zhvilluar aftësi teknike, ndërsa njëkohësisht adresonin pengesat me të cilat përballen fëmijët në arsim.

“Kjo përvojë unike më dha mundësinë të mësoj shumë gjëra të reja, duke dëshmuar njëkohësisht se edhe me aftësi fillestare mund të ndërtoj zgjidhje domethënëse që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve.” JONA DIKA, STUDENTE E VITIT TË DYTË TË INXHINIERISË

Gjatë gjithë programit, studentët kaluan nga dëgjimi te dizajnimi, testimi dhe rishikimi. Njohuritë e tyre teknike ishin të rëndësishme, por po aq e rëndësishme ishte edhe aftësia e tyre për të kuptuar përvojat e mësuesve dhe nxënësve.

Mentorët fillimisht forcuan njohuritë e pjesëmarrësve për inteligjencën artificiale, qasshmërinë dhe dizajnin gjithëpërfshirës, si dhe i njohën ata me mjetet e zhvillimit që përdoren nga ekipet profesionale të softuerëve. Gjatë hakatonit, ekipet i zbatuan këto aftësi në sfida praktike të arsimit, duke përdorur OpenAI Codex, të vënë në dispozicion përmes mbështetjes së OpenAI për nismën ADT, për t’i shndërruar idetë fillestare në prototipe funksionale brenda tri ditësh.

“Sektori privat ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mbështetjen e inovatorëve të rinj. Përmes këtij hakatoni, patëm mundësinë të ndajmë njohuritë tona, duke mësuar njëkohësisht nga kreativiteti dhe këndvështrimet e fëmijëve dhe të rinjve.” FLAMUR BEQIRAJ, AXIANS

GJITHËPËRFSHIRJA E INTEGRUAR NË PROCES

English
UNICEF/2026/A.Nimani Flamur Beqiraj, mentor nga sektori privat, duke mbështetur studentët gjatë hakatonit.

GJITHËPËRFSHIRJA E INTEGRUAR NË PROCES

English
UNICEF/2026/A.Nimani Secili ekip punoi me një mësues dhe mentorë teknikë, të cilët ofruan udhëzim të vazhdueshëm gjatë procesit të dizajnimit dhe zhvillimit.

Çdo ekip përfshinte një mësues dhe asistent mësues, të cilët sollën përvojën e drejtpërdrejtë nga klasa në procesin e dizajnimit. Mentorët i ndihmuan pjesëmarrësit t’i shndërronin idetë në mjete digjitale funksionale.

Qasshmëria u mor parasysh edhe në organizimin e aktivitetit. Në varësi të nevojave të pjesëmarrësve, u ofruan hapësira të qeta, tualet i qasshëm, interpretim, ndërmjetësim dhe mbështetje e specializuar. Akomodimi në të njëjtin ambient u ofroi pjesëmarrësve një hapësirë shtesë private për të pushuar dhe për të marrë veten.

Kjo pasqyroi një parim qendror të programit: gjithëpërfshirja nuk mund të shtohet në fund. Ajo duhet të jetë pjesë e vetë zgjidhjes dhe e procesit përmes të cilit ajo krijohet.

TA BËJMË TEKSTIN E VËSHTIRË MË TË LEHTË PËR TË MËSUAR

English
UNICEF/2026/A.Nimani Ekipi fitues prezanton MësoLehtë AI, një mjet që i ndihmon mësuesit t’i përshtatin materialet mësimore sipas nevojave individuale të nxënësve.

Zgjidhja fituese, MësoLehtë AI, i mundëson mësuesit të ngarkojë një tekst të vështirë dhe ta përshtatë atë për nevoja të ndryshme të të nxënit.

Mjeti mund ta thjeshtojë përmbajtjen në nivele të ndryshme, të shpjegojë fjalorin, të përgatisë kuize dhe të ofrojë funksione tekst-në-zë në shqip dhe anglisht. Mësuesi mbetet në kontroll, duke e shqyrtuar, redaktuar dhe miratuar materialin para se ai të ndahet.

Parimi pas zgjidhjes është i qartë: inteligjenca artificiale propozon; mësuesi vlerëson dhe vendos.

KATËR EKIPE, KATËR ZGJIDHJE PRAKTIKE

English
UNICEF/2026/A.Nimani Të gjitha katër ekipet pjesëmarrëse përfunduan prototipe funksionale që u përgjigjen sfidave të identifikuara nga mësuesit.

Çdo ekip e përfundoi hakatonin me një zgjidhje funksionale.

Krahas MësoLehtë AI, pjesëmarrësit zhvilluan AtlasPlan, një hapësirë pune e fokusuar në privatësi për planifikimin individual të arsimit dhe raportet për prindërit; Teacher Workspace, një mjet që i shndërron materialet në formate Easy Read, audio dhe të mbështetura me simbole; si dhe Mësim i

Qartë, një platformë mobile që i ndihmon mësuesit të ndjekin përparimin e nxënësve në raport me rezultatet e të nxënit.

Rezultatet treguan se çfarë mund të arrihet kur kreativiteti teknik kombinohet me njohuritë e drejtpërdrejta nga klasa. Në vend të prodhimit të koncepteve abstrakte, pjesëmarrësit krijuan mjete që mund të testohen, përmirësohen dhe potencialisht të përdoren nga mësuesit dhe nxënësit.

STUDENTËT BËHEN KRIJUES

English
UNICEF/2026/A.Nimani Mësuesit dhe asistentët mësues ndihmuan që zgjidhjet digjitale të mbeten të lidhura me realitetin e arsimit gjithëpërfshirës.

“Kjo punëtori na dha mundësinë të shohim se si teknologjia mund të përdoret për ta bërë të nxënit më gjithëpërfshirës dhe më angazhues për nxënësit. Gjatë këtij programi, studentët nuk ishin vetëm përdorues të teknologjisë, por edhe krijues të saj, duke zhvilluar ide dhe lojëra edukative." ARLIND HOXHA, ASISTENT I MËSIMDHËNËSIT

Pjesëmarrja e mësuesve gjatë gjithë procesit i ndihmoi ekipet të shkonin përtej supozimeve. Studentët mund të bënin pyetje, t’i testonin idetë e tyre dhe të kuptonin nëse një mjet i propozuar do të sillte vërtet ndryshim në klasë.

Për UNICEF-in, vendosja e të rinjve në qendër të procesit të dizajnimit është po aq e rëndësishme sa vetë teknologjia. Programi forcon aftësitë digjitale dhe në inteligjencë artificiale, duke u treguar pjesëmarrësve se si këto aftësi mund të përdoren për të eliminuar pengesat dhe për të promovuar arsim gjithëpërfshirës për të gjithë.

NGA PROTOTIPI NË KLAS

English
UNICEF/2026/A.Nimani Mësuese asistent me një nxënës gjatë punëtorisë, duke festuar testimin e tij.

NGA PROTOTIPI NË KLASË

English
UNICEF/2026/A.Nimani Pjesëmarrësit e përmbyllin hakatonin treditor me prototipe funksionale dhe një angazhim të përbashkët për ta bërë të nxënit digjital më të qasshëm.

Caption: Pjesëmarrësit e përmbyllin hakatonin treditor me prototipe funksionale dhe një angazhim të përbashkët për ta bërë të nxënit digjital më të qasshëm.

Prezantimet përfundimtare shënuan fundin e hakatonit, por jo fundin e programit.

Shkollat pjesëmarrëse do të vazhdojnë të marrin mbështetje teknike dhe mentorim për të përmirësuar, finalizuar dhe vënë në përdorim zgjidhjet premtuese. Kjo mbështetje e vazhdueshme synon të ndihmojë që idetë e të rinjve të shndërrohen në mjete praktike që përmirësojnë qasjen në të nxënit digjital.

Për pjesëmarrësit e rinj, kjo përvojë tregoi se inovacioni nuk fillon gjithmonë me teknologji të sofistikuar. Ai mund të fillojë me një mësim të vështirë, me një mësues që kërkon materialin e duhur ose me një fëmijë që dëshiron që të mësuarit të jetë më i lehtë dhe më i këndshëm.

Gjithçka fillon duke dëgjuar — dhe më pas duke krijuar së bashku.

Hakatoni u realizua me mbështetjen bujare të OpenAI, mjetet e së cilës, Codex, u vunë në dispozicion të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.