Çka janë shkathtësitë e gjelbra?

Shkathtësitë e gjelbra janë thelbësore në edukimin e çdo fëmije në shekullin e 21-të – por shumë pak shkolla i përfshijnë ato. Ja pse janë kaq të rëndësishme.

UNICEF
English
UNICEF/2024/S.Karahoda
28 Janar 2025

Kriza klimatike është një nga sfidat më urgjente të kohës sonë – dhe ajo nuk do të zgjidhet vetvetiu.

Një nga mënyrat më të rëndësishme për të përgatitur fëmijët dhe për të siguruar të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, është të sigurohemi që ata të edukohen dhe të trajnohen mbi shkathtësitë e gjelbra. Shkathtësitë e gjelbra përshkruajnë njohuritë që ne të gjithë kemi nevojë për të zhvilluar dhe jetuar në shoqëri dhe mjedis të qëndrueshëm.

Pjesa më e madhe e edukimit synon të ndihmojë fëmijët të kuptojnë se si funksionon bota. Edhe fëmijët e vegjël, për shembull, mësohen se një top bie në dysheme për shkak të gravitetit, se uji kthehet në akull kur temperaturat janë të ftohta dhe se bimët rriten nga farat. Por bota po ndryshon, dhe ajo që u mësohet fëmijëve për të duhet të ndryshojë gjithashtu – qofte duke mësuar se si janë të lidhur ekosistemet, pse shtresa e ozonit mbron tokën ose duke kuptuar që karboni në atmosferë shkakton rritjen e temperaturave.

Nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në qytetin Tashkent, Uzbekistan mësojnë për efektet e llojeve të shumta të gazit në kushte të ndryshme, Mars 2024.
UNICEF/UNI549685/Nematov Nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në qytetin Tashkent, Uzbekistan mësojnë për efektet e llojeve të shumta të gazit në kushte të ndryshme, Mars 2024.

Këto shkathtësi mund të tingëllojnë "të ndryshme" nga llojet e tjera të edukimit, por për shkak se klima dhe mjedisi ndikojnë në çdo lëndë shkollore (dhe prek çdo pjesë të jetës së fëmijëve), ato mund të ndërthuren në çdo aspekt të kurrikulës.

Shkathtësitë e gjelbra gjithashtu i përgatisin fëmijët për karrierën e tyre në të ardhmen. Teksa kriza klimatike vazhdon, ne kemi nevojë për gjithnjë e më shumë njerëz me ekspertizë në qëndrueshmëri dhe mjedis - në çdo industri. 

Si pjesë e nismës Youth4CleanAir, të rinjtë regjistrojnë të dhëna për cilësinë e ajrit që do t'i vënë në dispozicion të vendasve në Obiliq, Kosovë në mars 2024.
UNICEF/UNI552865/Karahoda Si pjesë e nismës Youth4CleanAir, të rinjtë regjistrojnë të dhëna për cilësinë e ajrit që do t'i vënë në dispozicion të vendasve në Obiliq, Kosovë në mars 2024.

Këto mund të përfshijnë fermerë që specializohen në teknikat me karbon të ulët, inxhinierë që ndërtojnë turbina me erë në det të hapur ose arkitektë që projektojnë ndërtesa me efikasitet energjetik. Ai përfshin gjithashtu ata që punojnë për të mbrojtur jetën e egër dhe habitatet, si shkencëtarët mjedisorë, punonjësit e pylltarisë dhe ekologët. Ai madje përfshin shumë karriera që mund të mos tingëllojnë si "punë të gjelbra", por që kanë role të rëndësishme në shoqëri më të qëndrueshme - si mekanikë biçikletash, drejtues treni ose mësues me njohuri klimatike.

Gjithashtu përfshin edhe shpikësit, udhëheqësit e mendimeve dhe krijuesit që parashikojnë dhe krijojnë zgjidhje për një planet më të qëndrueshëm.

Sa më shumë mbështetje dhe edukim t'u ofrojmë fëmijëve, që nga moshat më të hershme, aq më shumë popullata jonë do të jetë pjesë e zgjidhjes klimatike. Duke integruar edukimin klimatik dhe shkathtësitë e gjelbra në kurrikulat shkollore, ne mund të nxisim një brez individësh të informuar dhe proaktivë të cilët janë të pajisur me shkathtësitë që u nevojiten për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike dhe për të mbrojtur qëndrueshmërinë mjedisore.

Fëmijët e klasës së katërt në Shkup, Maqedoni bëjnë një eksperiment për të mësuar rreth ndryshimeve klimatike, pjesë e programit të edukimi klimatik të financuar nga Suedia dhe zbatuar nga Zyra e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. Prill 2022.
UNICEF/UN0626830/Georgiev Fëmijët e klasës së katërt në Shkup, Maqedoni bëjnë një eksperiment për të mësuar rreth ndryshimeve klimatike, pjesë e programit të edukimi klimatik të financuar nga Suedia dhe zbatuar nga Zyra e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. Prill 2022.

Pavarësisht urgjencës, shumë vende në Evropë, Azinë Qendrore dhe gjetkë ende nuk kanë zbatuar politika gjithëpërfshirëse të edukimit klimatik.

Në një botë në të cilën temperaturat po rriten me shpejtësi, valët e të nxehtit, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga klima janë më të përhapura dhe habitatet natyrore po bien, shkathtësitë klimatike janë po aq të nevojshme sa të mësuarit për të lexuar ose shkruar. Dhe ato do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në të ardhmen.