UNICEF Kosova dhe Distrikti Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në mbështetje të fëmijëve

20 Gusht 2026
English
UNICEF/2026

Prishtinë, Kosovë – 20 gusht 2026 – UNICEF Kosova dhe Distrikti Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për të bashkëpunuar  në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve në Kosovë dhe për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në komunitete.

Partneriteti bashkon ekspertizën dhe përvojën e UNICEF-it në avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve me rrjetin e gjerë të anëtarëve, profesionistëve, liderëve të komunitetit dhe partnerëve të Rotary-t. Përmes këtij bashkëpunimi, të dyja organizatat do të shqyrtojnë mundësitë për të fuqizuar avokimin, angazhimin e komunitetit dhe partneritetet në të mirë të fëmijëve.

MoU-ja ofron një kornizë për bashkëpunim, me fokus fillestar në mbështetjen e promovimit të imunizimit dhe shëndetit të fëmijëve, përfshirë përmes ndërgjegjësimit, angazhimit të komunitetit dhe aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese për fëmijët dhe familjet, veçanërisht për ata që mund të përballen me pengesa në qasjen në informacion dhe shërbime.

MoU-ja bazohet në angazhimin e fundit ndërmjet UNICEF Kosova dhe Rotary International dhe Distrikti Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë, përfshirë vizitën e Olayinka - Yinka - Hakeem Babalola, President i Rotary International për vitin 2026–2027. Gjatë vizitës së tij, z. Babalola u takua me punonjës shëndetësorë në një Qendër të Mjekësisë Familjare, ku diskutoi për vaksinimin dhe shëndetin e fëmijëve, si dhe vizitoi një qendër komunitare në Fushë Kosovë, ku u takua me fëmijë, prindër dhe përfaqësues të komunitetit. Vizita theksoi rëndësinë e angazhimit të bazuar në komunitet për të arritur dhe mbështetur fëmijët dhe familjet.

Distrikti Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë do të mbështesë gjithashtu UNICEF-in në identifikimin dhe angazhimin e partnerëve, donatorëve dhe rrjeteve potenciale që mund të kontribuojnë në programet dhe prioritetet e UNICEF-it për fëmijët në Kosovë, duke lehtësuar njëkohësisht mundësitë për dialog, bashkëpunim dhe angazhim publik.

Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e përbashkët të UNICEF Kosova dhe Distriktit Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë për të punuar së bashku me komunitetet, partnerët dhe akterët e tjerë për avancimin e mirëqenies së çdo fëmije.

Kontakte me mediat

Dafina Zuna
Zyrtare e Komunikimit
UNICEF-i në Kosovë

Rreth UNICEF

UNICEF promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije, në çdo gjë që bëjmë. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprim praktik, duke përqendruar përpjekje të veçanta në arritjen e fëmijëve më të cenueshëm dhe më të përjashtuar, në dobi të të gjithë fëmijëve, kudo.

Për më shumë informacion rreth UNICEF-it dhe punës së tij për fëmijët, vizitoni www.unicef.org/kosovoprogramme

Follow UNICEF Kosovo Programme on Twitter and Facebook