Vitet e para te jetes jane vitet më formuese ne jeten e femijëve.Në këtë fazë percaktohen themelet e shprehive te tyre dhe krijohen modelet për gjithë jetën.
Shumë fëmijë në Shqipëri nuk e arrijnë potencialin e tyre të plotë, pasi rriten në ambiente të izoluara. Pa programet e prindërimit, prindërit nuk marrin informacione të përshtatshme për rëndësinë e të nxënit të hershëm dhe të zhvillimit.
Nënat e vetme, duke qenë se mbajnë familjet, mund të përballen edhe me barrën e kujdesit të fëmijëve për shkak të aksesit të kufizuar në burime financiare për tarifat parashkollore.
Përmirësimet graduale të aksesit të fëmijëve shqiptarë në arsimin parashkollor (3-5 vjeç) gjatë viteve të fundit pasqyrohen edhe në Përqindjen e Regjistrimit Neto 81% për fëmijët pesëvjeçarë, dhe një përqindje shumë më e vogël për fëmijët e moshës 4-5 vjeçare. Megjithatë, sipas Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës të vitit 2012, vazhdojnë të ekzistojnë pabarazi në akses sipas nivelit të të ardhurave, ku 48% e fëmijëve nga familjet me të ardhura më të larta kanë akses në arsimin parashkollor kundrejt 23% e fëmijëve nga familjet me të ardhura të ulëta. Fëmijët romë përfitojnë shumë më pak nga arsimi i hershëm, edhe pse numri i fëmijëve romë në çerdhe është pothuajse dyfishuar që prej vitit 2011.
Zhvillimi i fëmijërisë së hershme, mësimdhënia me në qendër fëmijën dhe praktikat e mësuesve duhen përmirësuar për të garantuar cilësi më të mirë dhe mësimdhënie gjithëpërfshirëse në sistemin parashkollor.