Arsimi
UNICEF-i po punon për t’i siguruar çdo fëmije shkollimin, mësimnxënien dhe të përmbushin potencialin e tyre të plotë.

- Gjendet në:
- English
- Shqip
Sfida

Fëmijët e arsimuar kanë më shumë gjasa të përmbushin potencialin e tyre, të bëhen të rritur produktivë dhe qytetarë të përkushtuar, që japin kontributin e tyre në shoqëri.
Shqipëria ka akses të lartë në arsimin fillor dhe atë bazë me një normë neto të regjistrimit prej 96 për qind. Megjithatë, shumë fëmijë si fëmijët Romë ose ata me aftësi të kufizuara nuk e gëzojnë të drejtën për t’u arsimuar. Për shkak të burimeve të pamjaftueshme, sistemi arsimor shqiptar po bën përpjekje për të përmirësuar barazinë dhe cilësinë, me qëllim përgatitjen e studentëve me aftësitë e shekullit 21 dhe përmbushjen e Objektivave për Zhvillimin e Qëndrueshëm (OZHQ-4) dhe objektivat kombëtare të arsimit. Gjatë viteve të fundit, shpenzimet për arsimin kanë mbetur në nivelin 3 për qind të PBB-së, ndërsa mesatarja e OECD-së është rreth 5 për qind.
Aksesi në shkollim dhe mësimnxënie cilësore është një e drejtë themelore.
Instrumentet për mbledhjen e të dhënave dhe procedurat e raportimit nuk janë tërësisht të standartizuara në të gjithë sektorët, ndërsa mekanizmat e koordinimit dhe llogaridhënies kanë nevojë për forcim të mëtejshëm. Aftësitë e mësuesve dhe praktikat në klasë kërkojnë ende metodologji që kanë me në qendër fëmijën dhe gjithëpërfshirjes.
Zgjidhja
Arsimi gjithëpërfshirës varet nga pjesëmarrja e plotë dhe efikase, frekuentimi dhe arritjet e të gjithë nxënësve, veçanërisht të atyre që për arsye të ndryshme, janë të përjashtuar ose në rrezik për t’u margjinalizuar.
UNICEF-i bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit, shoqërinë civile, autoritetet vendore dhe familjet më qëllim përmirësimin e aksesit dhe cilësinë e arsimit, për ta bërë sistemin më të drejtë dhe efikas. Ne e mbështesim zbatimin e mekanizmave për të parandaluar braktisjen e shkollave, duke iu përgjigjur nevojave të fëmijëve me performancë të ulët dhe duke profilizuar fëmijët që janë në rrezik për të mbetur pas.

Investimi në arsim është jetik në rritjen ekonomike afatgjatë dhe thelbësor për arritjen e të gjithë Objektivave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Duke bashkuar sektorë të ndryshëm, duke përfshirë organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, shoqërinë civile etj., ne luajmë një rol të rëndësishëm në mbledhjen e aktorëve për ndërtimin e një sistemi të fuqishëm për identifikimin dhe integrimin e fëmijëve jashtë sistemit arsimor nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Informacioneve në Arsim (SMIA) dhe përmirësimeve të tjera.
Ne ofrojmë ekspertizë teknike të kualifikuar në financë, si dhe në sisteme arsimore cilësore dhe të barabarta për një sistem arsimor sa më efikas.
Burimet
Këto burime përfaqësojnë vetëm një pjesëz të materialeve të përzgjedhura nga UNICEF-i, botërisht dhe nga partnerët e tij në Shqipëri. Lista përditësohet rregullisht në mënyrë që të përfshijë informacionet më të fundit.
UNICEF- analizat e mbështetura - Shqipëri - Kostoja e Nëninvestimeve në Arsim për nevojën për më shumë buxhet në arsim.
Ndiqni videon:Parandalimi i braktisjes së shkollës nga fëmijët