Mbrojtja sociale

UNICEF-i po punon me qeverinë shqiptare për t’i ofruar familjeve më të varfra akses në shërbimet e mbrojtjes sociale

Social Care Reform
UNICEF/ALB/2016/Giacomo Pirozzi

Sfida

Shumë familje, që kanë nevojë për mbrojtje sociale, po hasin ende vështirësi lidhur me aksesin. Diskriminimi kundër fëmijëve më të cenueshëm i pengon shumë prej tyre të përfitojnë dhe të marrin shërbimet që  konsiderohen si e drejtë e tyre. Deri më sot, shërbimet e kujdesit social në Shqipëri ishin të kufizuara dhe ofroheshin kryesisht nga agjenci jo shtetërore.  Shërbimet sociale ekzistuese janë fragmentare, minimalisht të zhvilluara dhe me natyrë sporadike.

Autoriteteve publike iu duhej kohë për të kuptuar se ofrimi i këtyre shërbimeve në mënyrën më efikase të mundshme nuk është një luks, por një investim në të drejtën themelore.

Të gjithë përfitojnë nga një shoqëri më produktive dhe të drejtë, kur shtetet investojnë në #mbrojtjensocialetëfëmijëve.

Zgjidhja

Social care reform

Në nëntor të vitit 2016, pas 4 vitesh pune intensive, qeveria shqiptare miratoi Ligjin për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror dhe hodhi themele të një sistemi me shërbime të integruara për familjet dhe fëmijët e cenueshëm.

Ligji i drejtohet pushtetit qendror dhe atij vendor për të mbuluar shërbimet e përkujdesit social dhe ngritur një Fond Social si një linjë e ndarë buxhetore për të financuar këto shërbime, që transferohen te njësitë e qeverisjes vendore (NJQV).

Megjithëse sistemi do të projektohet dhe zbatohet në nivel vendor, sfida është që të tilla legjislacione të përkthehen në veprime konkrete. Prandaj, fokusi i ndihmës së UNICEF-it nga sot e tutje është të mbështesë partnerët kombëtarë në planifikimin e veprimeve dhe ndërmarrjen e hapave gradualë në funksionimin e sistemit.

Për herë të parë është nënshkruar një Pakt Social duke premtuar kështu 70 shërbime të reja në të gjithë vendin, veçanërisht për 27 bashki pa ku nuk ofroheshin shërbime sociale më parë. Pakti Social synon të bashkojë të gjithë agjencitë që veprojnë në këtë fushë duke synuar sigurimin e aksesit të barabartë për çdo qytetar në shërbimet e ofruara nga shteti dhe ofrues të tjerë të licensuar që ofrojnë shërbime të tilla.     

Ne po punojmë për të siguruar që fëmijët e cenueshëm të marrin arsim, ushqyerje dhe kujdes shëndetësor cilësor, si dhe të jetojnë në mjedise të ngrohta familjare.  Me qëllimin për të arritur fëmijët më të cenueshëm dhe që familjet e këtyre fëmijëve të përfitojnë nga mbrojtja sociale, qeveria shqiptare në bashkëpunim me UNICEF-in, po përpiqet të thjeshtojë procedurat, të sigurojë rritjen e ndihmave në të holla dhe disponueshmërinë e informacionit për të përhapur më mirë fjalën rreth mbështetjes që ofrohet.

Mbrojtja sociale për fëmijët është një e drejtë, dhe jo lëmoshë dhe si e tillë duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve.

Advokimi i UNICEF-it e vendos varfërinë e fëmijëve në krye të axhendës kombëtare të zhvillimit. Në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, ne po punojmë për të kuptuar se si statistikat e të ardhurave dhe të dhënat për kushtet e jetesës mund të analizohen, për të bërë publike të dhëna më të mira për varfërinë e fëmijëve dhe privimet e ndryshme monetare dhe jo monetare.  Kjo mund të shërbejë si bazë për vendimet politike lidhur me mbrojtjen sociale dhe sektorë të tjerë.

Ne do vazhdojmë të mbështesim funksionimin e programeve të integruara të mbrojtjes sociale për familjet dhe fëmijët nëpërmjet ngritjes së strukturave të duhura të mbrojtjes sociale në bashki, dhe rekrutimin e një personeli të kualifikuar.  Kjo është një përpjekje e koordinuar me UNDP-n, UNFPA-n dhe UN Women,në kuadrin e një projekti të përbashkët të OKB-së "Asnjë të mos lihet pas", financuar nga qeveria zvicerane.

Në partneritet të ngushtë me qeverinë, ne do të mundësojmë që NJQV-të të zhvillojnë, zbatojnë dhe monitorojnë planet e kujdesit social dhe të krijojnë një fond burimor social, si dhe të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbrojtjen sociale për të zhvilluar dhe prezantuar një plan për ngritjen e kapaciteteve për shërbimet e kujdesit social.

Burimet

Për lexim të mëtejshëm

Këto burime përfaqësojnë vetëm një pjesëz të materialeve të përzgjedhura nga UNICEF-i, botërisht dhe nga partnerët e tij në Shqipëri. Lista përditësohet rregullisht në mënyrë që të përfshijë informacionet më të fundit.

Mbështetja e Planifikimit të Burimeve të Kujdesit Social Shporta e Shërbimeve (2016)

Mbështetja e Planifikimit të Burimeve të Kujdesit Social Hartëzimi i Vulnerabilitetit (2015)

Mbështetja e Planifikimit të Burimeve të Kujdesit Social Rolet dhe Funksionet (2016)

Sondazh për fëmijët që jetojnë në institucione publike dhe jopublike në Shqipëri (2014)

Four years of hard work bears fruit

For many years in Albania neither child protection and development nor prevention of family poverty was prioritised within the social-protection system. Vulnerability to neglect and lack of basic services plagued many Albanians and in many cases economic assistance was the only support provided. Social-care services were very limited, ad-hoc in nature and provided largely by non-state agencies. For the public authorities, it took time to realize that providing these services in the most effective way possible was not a luxury – but an investment for the society. Read more ...