31 Maj 2021

Fëmijët dhe të rinjtë llogarisin në zgjedhjet lokale

Si përfaqësues i Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara në vend, po iu drejtohem të gjithë atyre që konsiderojnë të kandidohen për zyrat lokale në zgjedhjet e tetorit. Gjatë përgatitjes së platformave tuaja elektorale frymëzohuni dhe drejtohuni nga dëshira për t’i bërë komunat tuaja një vend më të mirë për fëmijë dhe të rinj. Fëmijët dhe të…, Qasja në shërbime cilësore lokale, Hulumtimet tregojnë se qasja në programet cilësore të zhvillimit në fëmijëri të hershme dhe programet e të mësuarit është me rëndësi thelbësore për suksesin në arsim, si dhe për mirëqenien, punësimin dhe integrimin social. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv prej 95% të mbulimit parashkollor, ku fokusi është vënë në…, Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, Fushata elektorale do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për ju që t’i paraqisni planet tuaja se si t’i hiqni pengesat - jo vetëm ato fizike, por edhe pengesat e sjelljes – të cilat i parandalojnë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e jetës në bashkësinë lokale. Përkushtohuni që…, Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, Problemet e mjedisit jetësor e turbullojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve. Ata kanë të drejtë të zhvillohen dhe të rriten pa u shqetësuar nëse shëndeti i tyre përkeqësohet si rezultat i ndotjes. Sondazhet me të rinjtë tregojnë se shqetësimet për mjedisin jetësor ndikojnë në dëshirën e të rinjve për të migruar në vendet e tjera. Zgjedhjet e…