Analizë e gjendjes me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Ve

Qëllimi i analizës është të identifikojë parakushtet bazë për përfshirjen e aftësisë së kufizuar në rrjedhat kryesore të shoqërisë dhe të identifikojë pengesat dhe sfidat kryesore në arritjen e të drejtave themelore.

Two girls with Down Syndrome hugging and smiling
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2018

Karakteristikat kryesore

Pavarësisht nga ratifikimi i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (në tekstin e mëtejmë: KDPAK) nga shumë vende, shumë prej tyre, për fat të keq, ende po luftojnë për ta përkthyer KDPAK në politika, sisteme, programe, veprime dhe shërbime specifike që do të mundësojnë jetën e pavarur dhe dinjitoze të personave me aftësi të kufizuara.

Për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Kombeve të Bashkuara (në tekstin e mëtejmë: OKB), u krijua Partneriteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Fondi i Partneritetit (në tekstin e mëtejmë: UNPRPD, MPTF). Ky partneritet është një bashkëpunim midis agjencive të OKB-së, qeverive, organizatave të personave me aftësi të kufizuara (në tekstin e mëtejmë: OPAK) dhe shoqërisë civile (në tekstin e mëtejmë: OSHC) me qëllim promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në përputhje me KDPAK dhe synimet e zhvillimit të qëndrueshëm me përfshirjen e aftësisë së kufizuar, (në tekstin e mëtejmë: SZhQ). Për të siguruar konsistencën midis palëve të interesuara të vendit dhe ekipeve të vendeve të OKB-së, dhe në përputhje me Kornizën Operacionale Strategjike 2020-2025 të UNPRPD dhe KDPAK, është planifikuar të analizohet situata në secilin vend dhe të zhvillohen propozime të përbashkëta programore për veprim.

Qëllimi i analizës është të identifikojë parakushtet bazë për përfshirjen e aftësisë së kufizuar në rrjedhat kryesore të shoqërisë dhe të identifikojë pengesat dhe sfidat kryesore në arritjen e të drejtave themelore të njeriut për personat me aftësi të kufizuara. Në të njëjtën kohë, analiza duhet t’i vë në pah prioritetet dhe aktivitetet kryesore që duhet të mbështeten dhe të iniciohen në vend në periudhën e ardhshme në drejtim të përmbushjes së të drejtave për jetë individuale dhe të pavarur të personave me aftësi të kufizuara sipas KDPAK.

cover image
Autori
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip