Si e forcon loja shëndetin mendor të fëmijës suaj

Momentet e lojërave janë thelbësore për mirëqenien emocionale.

By UNICEF
Father, mother and daughter playing board game
UNICEF North Macedonia / 2018

Loja është mënyra se si fëmijët e vegjël mësojnë dhe e kuptojnë botën përreth tyre. Derisa ata janë duke u argëtuar, ata punojnë në pjesët kritike të zhvillimit të tyre siç është ndërtimi i aftësive motorike, kognitive, sociale dhe emocionale. Mirëpo fuqia e lojës kalon përtej mësimit të hershëm: ajo gjithashtu luan rol kyç në ndërtimin e shëndetit mendor të fëmijës suaj – dhe të shëndetit tuaj gjithashtu! Mësoni pse ndarja e kohës për lojën është një gjë argëtuese dhe e shëndetshme për t’u bërë.

>>Lexo: Shkenca e lojës

Fëmijët, të cilët luajnë rregullisht me prindërit e tyre kanë më pak gjasa të zhvillojnë ankth, depresion, agresivitet dhe probleme me gjumin.

Loja ndihmon në forcimin e lidhjes mes jush dhe fëmijës suaj

Ndarja e momenteve të hareshme të argëtimit dhe mësimit ndihmon në afrimin e fëmijëve dhe kujdestarëve të tyre. Si shoku i parë i lojës së vogëlushit tuaj, ju keni aftësinë të ofroni mundësi për të mësuar dhe për t’u lidhur mes vete pikërisht në shtëpi. Kur luani së bashku, mund ta shihni botën nga këndvështrimi i fëmijës suaj.

Duke i ofruar fëmijës tuaj dashuri, rehati dhe vëmendje, ju i vendosni themelet për zhvillimin e aftësive emocionale dhe sociale, të cilat e mbështesin shëndetin e tyre mendor dhe mirëqenien e ardhshme. 

Children play in Debaga, Iraq.
UNICEF/UNI549888/Anmar

Loja ndihmon në uljen e niveleve të stresit

Luajtja e lojërave, kërcimi dhe këndimi janë mënyra të shkëlqyera për ta lehtësuar stresin si për fëmijën tuaj ashtu edhe për ju. Kur shijoni momente argëtuese dhe qeshni së bashku, trupi juaj e çliron endorfinën, e cila nxitë ndjenjën e mirëqenies.

Edhe periudhat e shkurtra të lojës së bashku mund të shërbejnë si një kujtesë e fuqishme për të rriturit mbi aftësinë e tyre për ta mbështetur fëmijën e tyre dhe njëkohësisht iu jep një mundësi për ta harruar punën ose angazhimet e tjera.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se ndarja e kohës për lojë i mbron fëmijët edhe nga ndikimet negative të ekspozimit të zgjatur ndaj stresit. Periudhat e gjata të situatave stresuese mund të ndikojnë në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. Loja dhe marrëdhëniet pozitive dhe mbështetëse me të rriturit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtyre efekteve.

Boy drawing and girl making funny faces
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2017

Loja iu ndihmon fëmijëve t’i përpunojnë emocionet e vështira  

Kur fëmijët përballen me çështje komplekse emocionale, ajo shfaqet shpesh në lojën e tyre. Kur fëmijëve iu jepet hapësirë për lojë, atyre iu lejohet të punojnë me ndjenja e tyre siç janë dhimbja, frika ose humbja, ndërkohë që janë në gjendje të veprojnë ende si fëmijë. Loja u jep atyre një mënyrë për t’i shprehur gjëra me të cilat luftojnë, për të cilat ende nuk kanë fjalë për t’i shpjeguar plotësisht. Duke rikrijuar ngjarje të dhimbshme në mënyrë të përsëritur përmes lojës me imagjinatë, të vegjlit përpiqen ta kuptojnë ndikimin e asaj që ka ndodhur. Për shembull, nëse fëmija juaj ka parë dy të rritur duke u grindur, ai/ajo mund ta rikrijojnë këtë konflikt me kukullat e tij/saj. 

Tea (2.5 year old) playing with her mother and father in their living room.  UNICEF in Serbia is focused on supporting the Ministry of Health to establish and provide access to quality services that contribute to young childhood survival and development. Our work is focused on improving the prenatal, paediatric and community nursing services for early detection of risks that cause children to lag behind in their development, early intervention, and support for children and their families.
UNICEF/UN0143204/Vas

Loja ndihmon në ndërtimin e besimit 

Zgjidhja e problemeve dhe gjetja e zgjidhjeve kreative gjatë lojës ose gjatë punës në një rebus u jep fëmijëve një ndjenjë të arritjes dhe kompetencës. Kur gjeni kohë për të luajtur me fëmijën tuaj, vogëlushi juaj mëson se është i vlerësuar dhe është argëtuese për t’i ndenjur pranë. Është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendjen tuaj të plotë gjatë kohës së lojës dhe të investoni në lojën që po e luani së bashku. Ndarja e përvojës së bashku i jep fëmijës tuaj të kuptojë se ata janë të dashur dhe të rëndësishëm – andaj buzëqeshni, përfshihuni dhe shijoni çdo moment!   


 

A dëshironi të mësoni më shumë për fuqinë e lojës? Po kërkoni frymëzim për lojëra dhe aktivitete? Për këshilla dhe ide për t’u argëtuar me vogëlushin tuaj vizitoni Playbox!

Ky artikull është zhvilluar me mbështetjen e miqve tanë në Fondacionin LEGO.

 


This article was developed with support from our friends at LEGO Foundation.