Shkenca e lojës
Nuk është thjesht argëtuese - është thelbësore për zhvillimin e fëmijës suaj.
- English
- Македонски
- Shqip
A e keni ditur se truri i fëmijës suaj zhvillohet më shumë në tre vitet e para të jetës sesa në çdo kohë tjetër? Pra vazhdimisht zhvillohet! Lajmi i mirë është se një nga mënyrat më të mira për ta mbështetur zhvillimin e fëmijës suaj është në të vërtetë mjaft e thjeshtë dhe argëtuese për të dy.
Në shikim të parë, loja mund të duket sikur e gjitha ka të bëjë me argëtimin, por është shumë më tepër se kaq për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ka të bëjë me të mësuarit dhe ndërtimin e aftësive të rëndësishme të jetës – nga zgjidhja e problemeve te shprehja e ideve – dhe forcimi i lidhjes mes juve të dyve. Në fund të fundit, ju jeni mësuesi dhe shoku i parë i lojës së fëmijës suaj! Ne u bashkuam me Fondacionin LEGO për ta hulumtuar shkencën mbi mënyrën sesi mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të rritet dhe të zhvillohet gjatë këtyre ndërveprimeve argëtuese.
Kur ajo e ndërton një kullë, ajo i praktikon aftësitë fizike
Stacking objects helps them to understand movement and space through practicing sensory-motor skills and developing spatial understanding. This skillset is important for nurturing a healthy, active body. Engage with your child by noticing what they are building, making sounds and facial expressions, and taking turns adding objects to the structure – see how high you can go!
Kur luani së bashku kukafshehthi me objekte, ajo ndërton aftësitë njohëse
Angazhimi në një detyrë sfiduese (por argëtuese!) siç është kukafshehthi dhe gjetja e objekteve shtëpiake, e ndihmon fëmijën tuaj ta praktikojë përqendrimin, zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit fleksibël. Ajo mëson të trajtojë detyra komplekse dhe të ndërtojë strategji efektive për t’i tejkaluar pengesat. Nëse fëmija juaj duket i frustruar në ndonjë moment, jepni sugjerime të dobishme, por lëreni që vetë ta arrijë zgjidhjen.
Kur ai e bën një tingull të pa kuptimtë, ai e ndërton aftësi sociale
Natyrshëm të vegjlit synojnë ndërveprim përmes gugatjes, shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve. Duke i kushtuar vëmendje fëmijës suaj, duke emërtuar atë që po bën dhe duke iu përgjigjur përmes përshtatjes së shikimit, zërit dhe lëvizjes suaj, ju ndihmoni në ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve nervore në trurin e tij, të cilat e mbështesin zhvillimin e komunikimit dhe aftësitë sociale. Gjithashtu kjo lloj dhënie dhe marrje e forcon lidhjen mes jush dhe fëmijës suaj.
Kur këndon dhe kërcen, ai ndërton aftësi emocionale
Kuptimi, menaxhimi dhe shprehja e emocioneve duke ndërtuar vetëdijen dhe trajtimin e impulseve është jetike për zhvillimin emocional të fëmijës suaj dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës. Këndimi dhe kërcimi është një mënyrë e shkëlqyer për t’i shprehur dhe për t’i liruar ndjenjat! Bëjeni atë një aktivitet që krijon lidhje mes jush, duke kënduar ose kërcyer së bashku.
Kur ajo vizaton nga imagjinata e saj, ajo ndërton aftësi krijuese
Kur e vogëlushja juaj është ulur dhe e vizaton botën e saj në letër, ajo shpreh idetë e saj dhe i shndërron ato në realitet. Pasi ta ketë mbaruar, lëreni që t'ju shëtit nëpër botën që ajo ka krijuar dhe bëni pyetje për atë që e shihni.
Lajmi i mirë është se fëmijët nuk kanë nevojë për lodra të shtrenjta për të luajtur dhe mësuar. Në fakt, ju me siguri i keni në shtëpi të gjitha gjërat që ju nevojiten për ta krijuar një lojë argëtuese dhe tërheqëse me foshnjën tuaj.
Këtu janë dhënë 7 lodra, të cilat mund t’i bëni në shtëpi për t’ju ndihmuar të filloni dhe gjithashtu është dhënë mënyra se si mund t’i ktheni rutinat e përditshme në mundësi mësimi.
Argëtohuni!