Mendimi juaj është me rëndësi!

Bëhu zëri i rinisë. Bashkëngjitu U-Report MK.

Profile photos of adolescent boy and girl and the message Your opinion matters
UNICEF/2021

Të rinjtë duan të dëgjohet zëri i tyre për çështjet që kanë të bëjnë me ta. Ata duan të shohin ndryshime, tani, andaj të rinjtë duan të përfshihen në proceset vendimmarrëse, që ndikojnë në të ardhmen e tyre. UReport paraqet një mundësi për t’u dëgjuar.

 

Çka është U-Report?

U-Report është një mekanizëm për dërgim porosish, i cili i fuqizon të rinjtë të flasin për çështje që kanë rëndësi për ta, siç janë arsimi cilësor, shëndeti mendor dhe mjedisi.

U-Report është i pranishëm në 85 vende në të gjithë botën, me më shumë se 15.000.000 U- Raportues, të angazhuar përmes platformës në procese të rëndësishme vendimmarrëse, zhvillimin e politikave dhe strategjive që ndikojnë te të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

U-Report MK tani është në dispozicion për të rinjtë në vend, me qëllim që ata ta shprehin mendimin e tyre dhe të përfshihen në proceset vendimmarrëse, që ndikojnë në jetën e tyre dhe në jetën e brezave të ardhshëm.

Embedded video follows
UNICEF/2021

Si funksionon?

Kur të rinjtë regjistrohen në këtë platformë (vegël), ata bëhen U-Raportues dhe kanë mundësinë të përgjigjen në sondazhe, të marrin informacione të dobishëm, të raportojnë çështje dhe t’i mbështesin të drejtat e fëmijëve. Të dhënat dhe njohuritë ndahen me bashkësitë dhe lidhen me hartuesit e politikave që marrin vendime që i prekin të rinjtë.

Parimet kryesore të U-Report janë anonimiteti dhe mbrojtja e të dhënave. Të dhënat e marra përpunohen menjëherë dhe shfaqen në kohë reale në pultin e U-Report. Mesazhet individuale janë plotësisht anonime, andaj pulti i paraqet të dhëna të ndara vetëm sipas moshës, gjinisë dhe rajonit. 

U-Report MK është në dispozicion në Viber, pra U-Raportuesit mund të zgjedhin t’i marrin sondazhet në gjuhën maqedonase ose atë shqipe. Të rinjtë mbi 14 vjeç mund të bashkohen me U-Report MK dhe të bëhen U-Raportues.

 

Si mund të bëhem U-Reporter?

Është e lehtë! Ndiqni hapat e mëposhtme:

  1. 📲  Kërkojeni U-Report MK drejtpërsëdrejti në aplikacionin tuaj në Viber ose klikoni këtu.
  2. 😎 Regjistrohuni duke u përgjigjur në disa pyetjeve të shkurtra për veten tuaj - gjuhën tuaj të preferuar, moshën, gjininë dhe rajonin nga vini.
  3. 👏 Ashtu pra! Pasi të regjistroheni, bëheni një U-Reporter dhe do të filloni të merrni sondazhe për tema të ndryshme me rëndësi për të rinjtë, si dhe informacione tjera të dobishme.

Ju mund t’i ndiqni në kohë reale rezultatet e çdo sondazhi në pultin mk.ureport.in dhe të shihni se çfarë shohin bashkëmoshatarët  tuaj në tema të ndryshme.

 

Si veprojmë?

Të dhënat dhe opinionet e mbledhura në U-Report MK përdoren për ta formësuar projektimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave, strategjive, ndërhyrjeve, shërbimeve dhe përmbajtjes së përqendruar te të rinjtë dhe adoleshentët. U-Report MK është një mjet që përdoret për t’i angazhuar të rinjtë në përgjigjet ndaj krizës, duke përfshirë përgjigjen ndaj pandemisë KOVID-19 dhe në zhvillimin e politikave si bashkë-krijues të politikave dhe zgjidhjeve për problemet në komunitetet e tyre. Disa nga sondazhet e deritanishme kanë ndihmuar për të siguruar që pikëpamjet e të rinjve të përfshihen në iniciativën e konsultimeve rinore “Riimagjino të ardhmen” dhe aksionet klimatike të drejtuara nga të rinjtë. Shikoni disa nga rezultatet e sondazhit të kaluar.

 


U-Report MK është pjesë e një përpjekjeje për mbështetjen e të rinjve të përkrahur nga UNICEF-i dhe implementuar me mbështetjen financiare të partnerëve përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).


 

Bëhu zëri i rinisë. Bashkëngjitu U-Report MK!

https://www.instagram.com/p/CRPVnMItVrF/

 

https://www.instagram.com/p/CRV47dbAexG/

 

https://www.instagram.com/p/CShZvSpHOZT/

 

https://www.instagram.com/p/CS1MqbsLKbE/

 

https://www.instagram.com/p/CSjY-XgntaB/

 

https://www.instagram.com/p/CSgu9sgr4he/