21 aktivitete mësimore për foshnjat dhe të vegjlit
Asnjëherë mos ngelni pa ide rreth mënyrave argëtuese për ta mbështetur zhvillimin e fëmijës suaj!
- English
- Македонски
- Shqip
A jeni kureshtar se çfarë të bëni me fëmijën tuaj gjatë gjithë ditës? Loja është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit dhe rritjes së fëmijës suaj – është mënyra se si ai eksploron mjedisin e tij, e praktikon zhvillimin e aftësive dhe lidhet me kujdestarët e tyre (që jeni ju!). Përderisa fëmija juaj rritet, koha e lojës do të evoluojë në bazë të aftësive zhvillimore në të cilat punoni.
A jeni gati për të filluar? Shikoni këto ide për të mbështetur zhvillimin e fëmijës suaj gjatë dy viteve të para të jetës. Gjithçka bëhet duke u argëtuar!
Meqenëse këto aktivitete mund të shijohen nga fëmijët e të gjitha aftësive të ndryshme, mos ngurroni t’i modifikoni sipas nevojës së vogëlushit tuaj. Për më shumë ide, shikoni listën tonë të aktiviteteve argëtuese për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Aktivitete për foshnjat 2 muajshe
Prekni së bashku
Vendoseni fëmijën tuaj në shpinë dhe këndojini një këngë. Derisa këndoni, goditeni lehtë në fund të këmbëve të tyre.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo lojë është e shkëlqyeshme për zhvillimin e aftësive të të dëgjuarit. Vogëlushi juaj do të kënaqet kur e dëgjon zërin tuaj, ndërsa goditja e lehtë e shton një mënyrë të re për ta përjetuar së bashku këngën.
Çit çat
Shikoni fëmijën tuaj, krijoni kontakt me sy, buzëqeshni dhe bisedoni me të kur ata artikulojnë tinguj. Përgjigjuni me radhë ndaj gugatjes së të tyre dhe ndaloni për t’iu dhënë atyre kohë për t’u përgjigjur.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo e ndihmon fëmijën tuaj t’i mësojë aftësitë gjuhësore dhe të bisedës – madje ata do ta pëlqejnë vëmendjen që do të marrin nga ju! Krijimi i kontaktit me sy i tregon fëmijës tuaj se ju dëshironi të komunikoni me të dhe ndihmon në mbështetjen e të mësuarit.
Kape, kape!
Mbani një lodër ose një objekt tjetër të sigurt për foshnjën, si p.sh. një leckë, dhe lëvizeni në drejtim të dorës së foshnjës tuaj, duke i inkurajuar ata ta prekin atë. Sigurohuni që të ndërroni anët në mënyrë që të arrijnë me të dyja duart.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo lojë e thjeshtë e ndihmon fëmijën tuaj të punojë në aftësitë e tij të buta motorike, duke i dhënë atij mundësi për ta praktikuar hapjen dhe mbylljen e grushteve.
Aktivitete për foshnja 4 muajshe
Koha për tregime
Lexoni dhe shikoni së bashku librat për fëmijë. Tregoni me gisht objektet, kafshët ose bimët në faqe e librit dhe emërtoni ato.
Si përfiton fëmija juaj: Gjetja e kohës për të lexuar së bashku e promovon lidhjen, aftësitë gjuhësore dhe zhvillimin vizual.
Biseda për reliefin
Jepini fëmijës suaj pëlhura të ndryshme për t’i ndjerë dhe përdorni fjalë për t’i përshkruar ato si “të lëmuara” ose “të përafërta”.
Si përfiton fëmija juaj: Ofrimi i përvoja të reja shqisore i ndihmon foshnjës suaj ta zhvillojë ndjenjën e prekjes, andaj futja e fjalëve të reja ndihmon në ndërtimin e shpejtë të fjalorit të tij.
Mbylleni
Shkoni nëpër shtëpinë tuaj dhe hapni dhe mbyllni gjërat si dritat, çezmat e ujit, bateritë e dorës, radiot dhe pajisjet tjera. Derisa e bëni këtë, thoni fjalët “hapur” dhe “mbyllur”.
Si përfiton fëmija juaj: Ky aktivitet ndihmon në demonstrimin e shkakut dhe pasojës ndërsa i mëson fëmijës suaj fjalë të reja.
Aktivitete për foshnjat 6 muajshe
Le të rrokulliset!
Vendoseni fëmijën tuaj në shpinë ose bark në një sipërfaqe të sigurt dhe vendoseni lodrën e tij të preferuar ose një objekt tjetër të sigurt për foshnjën, mirëpo të mos ketë mundësi ta kap atë. Nxitini foshnjën të rrokullisen për ta arritur lodrën.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo lojë ndihmon në mbështetjen e zhvillimit të aftësive motorike të foshnjës suaj, duke punuar në arritje të madhe siç është rrokullisja.
Hulumto
Merrni fëmijën tuaj për një shëtitje në ambient të hapur dhe flisni për gjërat që i shihni dhe zhurmat që i dëgjoni.
Si përfiton fëmija juaj: Dalja jashtë ndihmon për të ekspozuar fëmijën tuaj ndaj pamjeve dhe tingujve të rinj, duke i ndihmuar ata t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dëgjimore, vizuale dhe sociale.
Lëvizja magjike
Vendoseni fëmijën tuaj në bark mbi një peshqir ose batanije në një sipërfaqe të butë pa asnjë pengesë. Mbajini qoshet dhe lëvizni ngadalë nëpër dhomë, duke e çuar fëmijën tuaj në një udhëtim argëtues dhe të sigurt!
Si përfiton fëmija juaj: Kjo aventurë argëtuese e ndihmon vogëlushin tuaj t’i forcojë muskujt e kryesor dhe ato të shpinës, duke i ndihmuar gjithashtu ta përmirësojë kontrollin e kokës dhe qafës.
Aktivitete për moshën 9-muajshe
Imitimi
Vëzhgoni se çfarë bën fëmija juaj dhe imitoni veprimet e tij. Kjo i mundëson vogëlushit tuaj ta marrë drejtimin!
Si përfiton fëmija juaj: Duke treguar interes dhe duke i dhënë rëndësi asaj që bën fëmija juaj, ju i ndihmoni ata t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe emocionale.
Eksplorues i pavarur
Lëreni fëmijën tuaj ta eksplorojë vetë shtëpinë tuaj, mirëpo qëndroni afër për të qenë të sigurtë se nuk do të lëndohet. Kjo i ndihmon ata të ndihen të sigurt, derisa provojnë gjëra të reja.
Si përfiton fëmija juaj: Kur i lejoni foshnjës suaj të ketë liri të mbikëqyrur, i ndihmoni ata ta ndërtojnë pavarësinë dhe vetëvlerësimin e tyre.
Ndiqe liderin
Jepini fëmijës suaj komanda që ta ndjekin “duartrokitjen!” dhe tregoni se si ta bëjë atë. Nëse ata e përsërisin veprimin, shfaqni kënaqësinë dhe krenarinë tuaj, duke i buzëqeshur dhe duke e lavdëruar.
Si përfiton fëmija juaj: Praktikimi i udhëzimeve të thjeshta e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se si t’i ndjekë udhëzimet.
Aktivitete për fëmijët 1 vjeç
Kukafshehthi
Derisa luani së bashku, fshihni nën një peshqir ose batanije lodrat ose objekte tjera të sigurta për fëmijën. Inkurajoni vogëlushin tuaj ta gjejë atë dhe ndihmojeni nëse ka nevojë, duke e nxjerrë në shesh dhe duke thënë “ja ku është!”.
Si përfiton fëmija juaj: Ky lloj loje i mëson fëmijës tuaj gjithçka për qëndrueshmërinë e objektit: edhe nëse nuk mund ta shihni, nuk do të thotë se është zhdukur përgjithmonë!
Fjalë, fjalë, fjalë!
Kur fëmija juaj bën me shenjë për një objekt, përgjigjuni duke e emërtuar objektin dhe duke folur për të. Për shembull, nëse ata e tregojnë një top, ju mund të thoni “A e do topin tënd? Këtu është topi yt! Le të luajmë me topin!”.
Si përfiton fëmija juaj: Duke i emërtuar gjërat që i interesojnë fëmijës suaj, ju e ndihmoni të mësojë fjalë të reja. Duke i kushtuar vëmendje gjërave që ata tregojnë gjithashtu u mësoni atyre se nevojat e tyre kanë rëndësi dhe i ndihmoni ta ndërtojnë vetëvlerësimin e tyre.
Çudia e ujit
Vendosni rruaza ose bila në një shishe ose enë të vogël, mbusheni me ujë dhe mbylleni mirë. Jepini vogëlushit tuaj që ta tundë dhe ta vëzhgojë.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo lodër e bërë në shtëpi e ndihmon fëmijën tuaj t’i praktikojë aftësitë e tija vizuale.
Aktivitete për foshnja 18 muajshe
Shoku që ecë
Inkurajoni fëmijën tuaj të ecë me ju në një hapësirë të sigurt sa më shpejt që të jetë mund. Shkoni ngadalë për ta ndjekur ritmin e tij/saj.
Si përfiton fëmija juaj: Kur ju ka juve pranë vogëlushi juaj do të ndihet më i sigurt duke e praktikuar aftësinë e tij të re. Gjithashtu kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme që ju të kënaqeni duke ushtruar së bashku!
Bëje të besojë
Inkurajoni lojë të pretenduar me një lodër ose një objekt tjetër të sigurt për fëmijën. Për shembull, tundni me radhë një arush pelushi për ta vënë në gjumë ose merrni një lugë druri dhe përdoreni si mikrofon.
Si përfiton fëmija juaj: Kjo lloj loje e ndihmon fëmijën tuaj ta mësojë ndjeshmërinë dhe t’i praktikojë aftësitë sociale.
Brenda dhe jashtë
Merrni një kuti, kovë ose enë tjetër dhe kërkojini fëmijës tuaj të vendosë lodra ose objekte tjera të sigurta për fëmijën dhe më pas t’i nxjerrë ato përsëri. Derisa e bëjnë këtë, për të përshkruar veprimin e tyre, përdorni fjalët “brenda” dhe “jashtë”.
Si përfiton fëmija juaj: Gjatë gjithë kohës duke u argëtuar, vogëlushi juaj punon për t’i zhvilluar aftësitë e tij të shkëlqyera motorike, duke kapur objekte, duke zhvilluar aftësitë e tij të komunikimit dhe duke dëgjuar udhëzimet.
Aktivitete për fëmijët 2-vjeçarë
Ndihmës në detyrat e amvisërisë
Ftojeni vogëlushin tuaj të ndihmojë me detyrat amvisërisë të përshtatshme për moshën e tij/saj, si renditja e rrobave ose shërbimi i ushqimit. Mundohuni ta ktheni atë në një lojë dhe bëjini të ditur se ata janë ndihmës i madh!
Si përfiton fëmija juaj: Përfshirja e fëmijës suaj në aktivitetet e shtëpisë ndihmon në nxitjen e pavarësisë dhe ndërtimin e vetëvlerësimit, duke i bërë të ditur se është anëtar i vlefshëm i familjes.
Artist i ri
Krijoni projekte themelore të artit me fëmijën tuaj si vizatime, piktura me gishta ose rregullim të materialeve që ata i gjejnë jashtë shtëpisë si guaskat ose guralecët. Pasi të kenë përfunduar, shfaqeni diku ku mund t’i shohë fëmija juaj.
Si përfiton fëmija juaj: Lejoni të përhapet imagjinata e fëmijës suaj përmes artit, pasi një gjë e tillë ndihmon në nxitjen e kreativitetit dhe pavarësisë së tij/saj.
Kulla me figura
Përdorni blloqe ose objekte tjera të vendosura në mënyrë të sigurt për ta ndërtuar një kullë së bashku dhe lëreni vogëlushin tuaj ta rrëzojë atë!
Si përfiton fëmija juaj: Vogëlushi juaj jo vetëm që do të argëtohet duke parë krijimin e tij të rrëzuar, por ai do të punojë gjithashtu për të zhvilluar aftësitë e tij të buta motorike, duke përdorë së bashku të dy duart.