Vaksinat shpëtojnë jetë

Vaksinat shpëtojnë jetë – ky ishte mesazhi kryesor i Kryetarit të Komunës së Cetinje Aleksandar Kašćelan dhe Përfaqësuesit të UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, në diskutimin publik lidhur me vaksinat në Cetinje

UNICEF-I në Mal të Zi
Vaksinat shpëtojnë jetë
UNICEF-i në Mal të Zi
22 Korrik 2021

CETINJE, 7 KORRIK 2021 – Vaksinat shpëtojnë jetë – ky ishte mesazhi kryesor i Kryetarit të Komunës së Cetinje Aleksandar Kašćelan dhe Përfaqësuesit të UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, në diskutimin publik lidhur me vaksinat të organizuar sot për qytetarët e Cetinje-s me ekspertët shëndetësorë dr Senad Begić, Konsulent i Lartë Shëndetësor në UNICEF dhe dr Biljana Ivelja, pediatre nga Qendra Shëndetësore në Cetinje.

Sipas Kašćelan, koronavirusi na ka treguar se si duket bota me pandemi pa vaksinë: ka sëmundje, vdekje, izolim social dhe mbyllje të ekonomisë. Spitalet janë të mbushura me pacientë që kërkojnë oksigjen dhe mjekë të rraskapitur që përballen me zgjedhje të vështira se kujt t’i japin oksigjen së pari. Dhimbje dhe pikëllim për shkak të njerëzve që e kanë humbur betejën kundër COVID-19.

Aleksandar Kašćelan, Kryetari i Komunës së Cetinje
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Aleksandar Kašćelan, Kryetari i Komunës së Cetinje në diskutimin publik lidhur me vaksinat të organizuar për qytetarët e Cetinje në muajin korrik të vitit 2021.

Ndjehem krenar që Cetinje e ka numrin më të lartë të personave të imunizuar kundër koronavirusit në Mal të Zi. Megjithatë, kjo nuk mjafton. Unë shqetësohem për numrin e zvogëluar të fëmijëve të imunizuar, pasi që kjo situatë i hapë mundësitë për zhvillimin e epidemive të reja.

Aleksandar Kašćelan, Kryetari i Komunës së Cetinje

Santander rikujtoi që sipas hulumtimit të fundit të Ipsos të realizuar me mbështetjen e UNICEF-it dhe Ambasadës së MB, 1 në 3 qytetarë në Mal të Zi besojnë që në teorinë konspirative apo dezinformatën lidhur me koronavirusit, ndërsa 1 në 5 dyshon për vaksinat. Një e përbashkët e këtyre personave është se kanë qenë të ekspozuar në ndaj një numri të madh të informacioneve të pasakta. Për këtë arsye, debatet publike me ekspertët shëndetësorë, sikur ky i mbajtur sot në Cetinje, janë të nevojshme për t’iu ofruar qytetarëve mundësi për t’i ndarë shqetësimet e tyre, për t’i diskutuar informacionet që i kanë marrë dhe për ta analizuar saktësinë e tyre me mbështetjen e ekspertëve shëndetësorë.

Situata është e qartë për neve në UNICEF: vaksinat shpëtojnë jetë. Duke zgjedhur mosvaksinimin, prindërit jo vetëm që i vendosin fëmijët e tyre në rrezik, por edhe tërë komunitetin, në veçanti ata që ende nuk mund të vaksinohen, siç janë fëmijët me disa probleme shëndetësore. Prandaj, ne e konsiderojmë imunizimin e fëmijëve si prioritet kryesor kombëtar në Mal të Zi.

Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi
Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi në diskutimin publik lidhur me vaksinat të organizuar për qytetarët e Cetinje në muajin korrik të vitit 2021.

Dr Begić rikujtoi shumë sëmundje që i kemi harruar falë vaksinave, Smallpox, e cila ka mbytur 300 milionë njerëz vetëm gjatë shekullit 20, është çrrënjosur me sukses në vitin 1979 falë futjes në përdorim të një vaksine të sigurt dhe efikase. Polio – një sëmundje e rrezikshme që ka mbytur miliona dhe ka paralizuar apo i ka bërë të paaftë fizikisht miliona njerëz – tani, falë vaksinave, sëmundje e rrezikshme endemike në vetëm dy vende – Pakistan dhe Afganistan. Tetanusi te nënat dhe të porsalindurit, i cili është fatal për të porsalindurit, falë imunizimit është eliminuar plotësisht në mbarë botën, duke mbetur vetëm në 12 vende.

dr Senad Begić, Konsulent i Lartë Shëndetësor në UNICEF
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2021
dr Senad Begić, Konsulent i Lartë Shëndetësor i UNICEF në diskutimin publik lidhur me vaksinat të organizuar për qytetarët e Cetinje në muajin korrik të vitit 2021.

Suksesi i madh i vaksinimit ka bërë që shumë prindër të mos i kushtojnë vëmendje pasojave frikësuese të sëmundjeve infektuese pasi që, falë vaksinave, për gjenerata të tëra ne nuk i kemi ndjerë sëmundjet infektuese “në lëkurat tona”. Si rezultat, shumë nga ne e kanë humbur ndjenjën e rëndësisë së imunizimit. Një gjë është e sigurt – mbulimi me vaksina do të rritet pas epidemisë për shkak se kujtimi i sëmundjes dhe pasojave të saj do të jetë i freskët dhe i gjallë. Fatkeqësisht, mund të jetë shumë vonë për disa fëmijë të cilët sot, ku ekzistojnë vaksina efikase si mënyrë për parandalim është diçka plotësisht e papranuar dhe jashtëzakonisht e paqytetëruar.

dr Senad Begić, Konsulent i Lartë Shëndetësor në UNICEF

Dr Ivelja foli për rëndësinë e ndjekjes së kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe planit të imunizimit për fëmijët në vitet e para të jetës.

I ftoj të gjithë prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre rregullisht për kontrolle shëndetësore që nga lindja për të siguruar rritjen dhe zhvillimin e tyre të duhur. Gjithashtu i ftoj ata që të ndihen të lirë që të vijnë e të bisedojnë me neve, ekspertët shëndetësor, lidhur me pyetjet apo dyshimet që mund t’i kenë në lidhje me vaksinat. I falënderoj të gjithë prindërit për ardhjen e tyre në Qendrën e Shëndetësore në Cetinje për t’i imunizuar fëmijët e tyre në mënyrë të sigurt çdo ditë gjatë pandemisë. Jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Cetinje për çfarëdo mbështetje në numrin e telefonit 231 464.

dr Biljana Ivelja, pedijatrica iz cetinjskog Doma zdravlja
dr Biljana Ivelja, Pediatre nga Qendra Shëndetësore në Cetinje
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
dr Biljana Ivelja, Pediatre nga Qendra Shëndetësore në Cetinje në diskutimin publik lidhur me vaksinat të organizuar për qytetarët e Cetinje në muajin korrik të vitit 2021.

Ajo takohet çdo ditë me prindër që i vaksinojnë fëmijet e tyre dhe njëra nga ta është Svetlana Djurovic Martinovic, nëna e një foshnje djalë.

Svetlana Đurović-Martinović
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Svetlana Đurović-Martinović, një nënë e cila vendosi që ta vaksinojë foshnjën e saj në mënyrë që ta mbrojë atë nga sëmundjet e rrezikshme në Cetinje në muajin korrik të vitit 2021.

Kam vendosur që ta vaksinojë foshnjën  time pasi që rreziku ndaj jetës së tij është shumë më i madh nëse ai i merr disa nga sëmundjet nga të cilat e mbrojnë vaksinat nëse imunizohet.

 

Svetlana Đurović-Martinović, nënë e një foshnje djalë

Për t’i rritur normat rutinë të imunizimit të fëmijëve në Mal të Zi dhe për të parandaluar vuajtjen e fëmijëve nga sëmundje të rënda, e cila mund të shmanget falë vaksinave, UNICEF-i, së bashku me delegacionin e BE-së, i mbështetë autoritetet kombëtare dhe lokale, institucionet shëndetësore dhe ekspertët shëndetësorë në realizimin e fushatave kombëtare dhe t’i bashkojnë përpjekjet me komunitetet lokale, sektorin civil dhe akademinë.