UNICEF u bënë thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të parandalojnë seksual të fëmijëve

UNICEF është duke mbështetur policinë, gjyqësorin, shëndetësinë, arsimin dhe sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe fëmijët, familjet dhe komunitetet lokale, për të parandaluar dhe reaguar më mirë sa i përket dhunës ndaj fëmijëve

UNICEF Mali i Zi
Djevojčica drži koljena
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2019
14 Prill 2021

PODGORICË, 13 PRILL 2021 - UNICEF është thellësisht i brengosur nga raportet e fundit mediatike lidhur me abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve në Mal të Zi dhe u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi, u bëri thirrje autoriteteve të Malit të Zi të parandalojnë dhe t'i japin fund abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve, Podgoricë, prill 2021.
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi, u bëri thirrje autoriteteve të Malit të Zi të parandalojnë dhe t'i japin fund abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve, Podgoricë, prill 2021.

Heshtja nuk është opsion. Autoritetet e Malit të Zi janë përgjegjëse për parandalimin dhe sigurimin e tolerancës zero ndaj abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Juan Santander, përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Duke qenë palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve (KDF) dhe në Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (Konventa e Lanzarote), Mali i Zi është zotuar të sigurojë mbrojtje të plotë nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual për çdo fëmijë.

UNICEF është duke mbështetur policinë, gjyqësorin, shëndetësinë, arsimin dhe sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe fëmijët, familjet dhe komunitetet lokale, për të parandaluar dhe reaguar më mirë sa i përket dhunës ndaj fëmijëve. UNICEF është i gatshëm të mbështes Malin e Zi për të krijuar urgjentisht shërbimet e mbështetjes së viktimave dhe një regjistër të autorëve të abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Është thelbësore të ndryshohen normat shoqërore për të thyer tabunë si dhe për të luftuar kulturën e heshtjes lidhur me abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Çdo qytetar mund të kontribuojë në këtë proces të ndërtimit të një kulture të zero tolerancës për dhunën ndaj fëmijëve.