Rambo Amadeus: Sot, kavalieri do të thotë të mbash maskën

Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Malin e Zi, Antonije Pusic, i njohur më mirë si Rambo Amadeus, na rikujton se sa e rëndësishme është mbrojtja e njëri-tjetrin gjatë pandemisë së koronavirusit

UNICEF Mali i Zi
Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Malin e Zi, Antonije Pusic, i njohur më mirë si Rambo Amadeus, na rikujton se sa e rëndësishme është mbrojtja e njëri-tjetrin gjatë pandemisë së koronavirusit
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic / 2013
17 Nëntor 2020

PODGORICË, 17 NËNTOR 2020 – Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi, Antonije Pusic, i njohur më mirë si Rambo Amadeus, na rikujton se sot në Mal të Zi një shembull i vërtetë i kavalierisë dhe heroizmit është mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës me personin me të cilin bisedon.

Saherë që nuk na pëlqen të vendosim maskën dhe të mbajmë distancën me personin me të cilin biseojmë, duhet t'ia rikujtoni vetes kavalierinë – tipari më fisnik nga të gjitha – përmes së cilës ne mbrojmë të tjerët nga vetja, pavarësisht nëse ata janë miqtë tanë, prindërit, vëllezërit, të afërmit apo dikush krejt i panjohur për ne.

Rambo Amadeus, Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi

Ai thekson se kriza me epideminë e koronavirusit po vazhdon tash e ca kohë dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë ne jemi të mërzitur, në fund të krejt kësaj të keqeje, edhe mendja jonë po mbron veten duke mos qenë e gatshme të pranojë faktet. Sipas Pusic, sa më shumë të zgjasë epidemia, aq më pak do të dëshirojmë të besojmë në fakte - ne i shpërfillim ato me shpresën që koronavirusi dhe e gjithë historia rreth saj të zhduket brenda natës.

Edhe unë jam plotësisht i lodhur nga e gjithë kjo, por e kuptoj që duhet të jem i civilizuar, nëse jo për veten time, atëherë sigurisht për hir të të dashurve që më rrethojnë mua.

Rambo Amadeus, Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi

Nëse ndihemi plotësisht të shëndetshëm dhe nuk kemi simptoma, shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm se mund të jemi të infektuar, kështu që duke mbajtur maskë dhe duke mbajtur distancën do të mbrojmë të tjerët nga vetja jonë, në mënyrë që ata të mos infektohen dhe të pësojnë pasoja që mund të jenë shumë më serioze për disa sesa për vet ne, thotë Pusic.

Pra, kur dikush nuk mban maskë dhe nuk e mban distancën e tij ndaj personit me të cilin bisedon, ky akt nuk është heroizëm, sepse ai nuk po mbron veten nga të tjerët, por edhe sjellja e tij nuk mund të konsiderohet kavalieri, sepse nuk po i mbronë të tjerët prej vetes së tij.

Rambo Amadeus, Ambasadori i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi

Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të kryer nga Ipsos në tetor, me mbështetjen e UNICEF dhe Ambasadës Britanike në Podgoricë, shumica e qytetarëve po aplikojnë një nga masat #Distanca, Maska, Duart, por jo të tria në të njëjtën kohë, siç rekomandohet. Përqindja e qytetarëve që deklarojnë se mbajnë maskë është rritur në 81 përqind në tetor, nga 25 përqind sa ka qenë në muajin mars, ndërsa përqindja e njerëzve që thonë se mbajnë distancën 1-3 metra kur bisedojnë me të tjerët ka mbetur e njëjtë - 83 përqind. Megjithatë, njerëzit që thonë se zbatojnë që të trija masat #Distanca, Maska, Duart, janë akoma në pakicë - në tetor, 48 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se po i zbatojnë që të trija masat.

 

UNICEF në Mal të Zi
UNICEF në Mal të Zi