Njerëzit me sëmundje autoimune mund të marrin vaksinën COVID-19

Verifikim faktesh

Silva Dervanoviq, reportere e re e UNICEF-it në Mal të Zi
fact checking blog visual
UNICEF Mali i Zi
12 Prill 2021

Duke pasur parasysh që vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar, në rrjetet sociale dhe në mediat online po qarkullojnë informata se personat me sëmundje autoimune nuk duhet të vaksinohen kundër koronavirusit.

Në fillim të këtij viti është publikuar një artikull në portalin Novosti.rs me titullin "Pfizer nuk përshtatet me sëmundjen Hashimoto": studiuesja Marija Gnjatoviq u bën thirrje pacientëve me sëmundje autoimune të bëjnë durim me vaksinimin.

Teksti thotë se personat që vuajnë nga sëmundje autoimune ballafaqohen me një dilemë të madhe kur bëhet fjalë për vaksinimin, sepse të paktën deri më tani, vaksinimi nuk rekomandohet në rastet e tyre, veçanërisht për grupin me tiroiditin Hashimoto, një sëmundje autoimune e gjëndrës tiroide e shkaktuar nga çrregullimi i sistemit imunitar; dhe se "në përgjithësi, kushdo që ka një problem serioz shëndetësor duhet të konsultohet me mjekun para se të marrë vendimin në lidhje me vaksinimin dhe zgjedhjes së vaksinës ".

Ne vendosëm të verifikojmë këto pretendime dhe të pyesnim ekspertët nëse mund të vaksinohen personat që vuajnë nga sëmundje autoimune.

Ne gjetëm informata në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, megjithëse nevojiten studime të mëtejshme për personat që jetojnë me HIV dhe me sëmundje autoimune, personat në këtë kategori janë pjesë e grupit të rekomanduar për vaksinim, por ata duhet të vaksinohen vetëm pasi të marrin informata dhe këshilla nga mjeku.

Ne u parashtruam të njëjtën pyetje ekspertëve nga Qendra Klinike e Malit të Zi.

Pacientët me sëmundje autoimune, me terapi adekuate nga mjeku i tyre i përzgjedhur, mund të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Dr. Vladimir Jovanoviq, nga Qendra Klinike e Malit të Zi

Duke pasur parasysh këtë informacion, mund të arrijmë në përfundim se të gjithë qytetarët, madje edhe ata me sëmundje autoimune, duhet të këshillohen me mjekët e tyre para se të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Ata që marrin informata nga media në internet dhe nga rrjetet sociale ne i këshillojmë që të zgjedhin çka shikojnë, të verifikojnë të gjitha informatat me profesionistët shëndetësor dhe mbi këtë bazë të vendosin me kujdes të shtuar.

Në përpjekje për të kontribuar në parandalimin e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin dhe për t'i promovuar burimet e besueshme të informacionit, reporterët e rinj të UNICEF-it kanë vendosur të verifikojnë saktësinë e informacionit të publikuar në rrjete sociale dhe në media, informacion i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë verifikimit të saktësisë së informacionit, ata kanë ndjekur shembullin e Platformës për Shpalosje para Publikut "Raskrinkavanje" dhe e kanë përdorur pjesërisht metodologjinë e saj e cila është në dispozicion të publikut.