Mali i Zi prezanton modelin Barnahus

Mali i Zi do të prezantojë modelin Barnahus për të mbështetur fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës dhe dëshmitarët e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual

UNICEF Mali i Zi
Konferenca rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”
Unicef Mali i Zi, Dusko Miljanic
16 Maj 2024

PODGORICË, Mal i Zi, 17 prill 2024 – Qeveria e Malit të Zi, me mbështetjen e UNICEF-it, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ka njoftuar sot prezantimin e një modeli multidisiplinor që ofron mbështetje miqësore për fëmijët për fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës dhe dëshmitarët e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit – Barnahus (Shtëpia e Fëmijëve).

Njoftimi është bërë në konferencën rajonale me titull “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus” të organizuar në Podgoricë nga Qeveria e Malit të Zi, UNICEF, Këshilli i Evropës dhe BE.

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, rreth 1 në 5 fëmijë janë të mbijetuar të abuzimit seksual. Për fëmijët që përjetojnë ose dëshmojnë dhunë, kërkimi i drejtësisë ose përfshirja në procedurat gjyqësore mund të jetë thellësisht traumatike.

Bazuar në praktikën premtuese ndërkombëtare, e dëshmuar se minimizon traumatizimin dhe viktimizimin dytësor të fëmijës dhe përmirëson cilësinë e provave, modeli Barnahus i mundëson profesionistëve, duke përfshirë policët, prokurorët, punonjësit socialë, profesionistët shëndetësorë dhe gjyqësorin, që të punojnë së bashku në një hapësirë të sigurtë me fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës dhe dëshmitarët e dhunës dhe krimit.

Konferenca rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”
Unicef Mali i Zi, Dusko Miljanic
Dragoslav Scekic, Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi dhe Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijës mban një fjalim në konferencën rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”

Duke aplikuar modelin Barnahus, Mali i Zi edhe njëherë po dëshmon përkushtimin e saj të plotë në përmbushjen e obligimeve të saja në procesin e antarësimit në BE. Sektorët e punëve të brendshme, shëndetësisë, gjyqësorit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe arsimi, Parlamenti, akademia, komunitetet lokale, sektori privat, mediat dhe të gjithë të tjerët – ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të parandaluar dhe për të reaguar ndaj dhunës.

Dragoslav Scekic, Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi

Sipas UNICEF-it, Barnahus është një modalitet i shërbimit të mbrojtës, që është plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të përcaktuara nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.

Bashkimi i shërbimeve nën një çati ndihmon që fëmijët që kanë përjetuar dhunë ose që kanë qenë dëshmitarë të dhunës të marrin një përgjigje të koordinuar, efektive dhe të dhembshur. Aplikimi i modelit Barnahus në Mal të Zi përputhet me gjithë zemër me parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës dhe do t'u japë shpresë fëmijëve që i kanë mbijetuar dhunës dhe dëshmitarëve të dhunës.

Regina De Dominicis, Drejtoresha Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore
Konferenca rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”
Unicef Mali i Zi, Dusko Miljanic
Regina De Dominicis, drejtoreshë rajonale e UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore, flet për prezantimin e Barnhaus në Mal të Zi në konferencën rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus” flet për prezantimin e Barnhaus në Mali i Zi.

Modeli Barnahus u pranua si një praktikë premtuese nga Komiteti i Palëve në Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual (Lanzarote Committee) në vitin 2015, dhe që atëherë Këshilli i Evropës ka mbështetur në mënyrë aktive shtetet anëtare në përshtatjen dhe përdorimin e tij.

Sipas studimit të hartëzimit të vitit 2023, gjithsej 28 shtete anëtare të Këshillit të Evropës tashmë kanë shërbime të tipit Barnahus dhe/ose Barnahus. Nga 18 shtetet e mbetura, pesë janë në proces të krijimit të shërbimeve të tilla dhe 11 shtete të tjera kanë të paktën disa shërbime të tjera multidisiplinare për fëmijët viktima.

Regina Jensdottir flet për modelen Barnhaus.
Unicef Mali i Zi, Dusko Miljanic
Koordinatorja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Fëmijës dhe Kryesuese e Divizionit për të Drejtat e Fëmijës, Regina Jensdottir, flet për modelin Barnhaus në konferencën “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”.

Modeli Barnahus pranon se jeta dhe përvojat e një fëmije nuk mund të ndahen mjeshtërisht në përputhje me shërbimet që ofrohen. Ne duhet të shikojmë të drejtat dhe nevojat e fëmijës dhe të ndërtojmë shërbime rreth tyre. Është përgjegjësia jonë, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, që të mbështesim shtetet palë të Konventës së Lanzarote për kryerjen e reformave të duhura për të arritur këtë ndryshim në interes të fëmijëve që janë viktima të dhunës seksuale.

Regina Jensdottir, Koordinatorja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Fëmijës

Modeli Barnahus është miratuar nga shumë vende të BE-së dhe njihet si një model i praktikës së mirë ndërkombëtare nga Strategjia e BE-së për të Drejtat e Fëmijëve 2021–2024. Aplikimi i këtij modeli në Mal të Zi është në përputhje me rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. 

BE-ja mbështet Malin e Zi në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe të shfrytëzimit. Ne mirëpresim krijimin e Shtëpisë së Fëmijëve të modeluar sipas qasjes Barnahus. Mali i Zi ka nevojë për një sistem vërtet gjithëpërfshirës të mbrojtjes dhe për t'i integruar këto shtëpi në një vazhdimësi të kujdesit për fëmijët që kanë nevojë për të.

Oana-Cristina Popa, Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi
Oana-Cristina Popa, Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, , bën një deklaratë në konferencën rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”.
Unicef Crna Gora, Dusko Miljanic
Oana-Cristina Popa, Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, , bën një deklaratë në konferencën rajonale “Ngritja e ekselencës: Bashkimi për Mbrojtjen Efektive të Fëmijëve me modelin Barnahus”.

Gjatë konferencës, folësit përfunduan duke thënë se Këshilli i Evropës, UNICEF dhe BE janë të përkushtuar në mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi dhe vendeve të tjera për krijimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve Barnahus me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.

Konferenca rajonale Barnahus në Mal të Zi tuboi zyrtarë qeveritarë nga mbarë Evropa dhe Azia Qendrore, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe ekspertë lidhur me modelin Barnahus, mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve.