Kushtet optimale për ruajtjen e vaksinave – për shëndetin e çdo fëmije

BE-ja dhe UNICEF dhurojnë pajisje të rëndësishme për imunizim

UNICEFMali i Zi
Oana Kristina Popa, Huan Santander, Vojislav Šimun i Dragana Durković
UNICEF Mali i Zi
08 Mars 2024

PODGORICË, 1 mars 2024 – Qendra e Kujdesit Parësor Shëndetësor e kryeqytetit tashmë është pasuruar me 11 frigoriferë për ruajtjen e vaksinave, stabilizues të tensionit të energjisë elektrike, dy gjeneratorë të energjisë me kapacitet të lartë dhe një automjet frigoriferik për shpërndarje të sigurt të vaksinave në zonën e Podgoricës. Pajisjet janë dhuruar nga BE-ja në bashkëpunim me UNICEF-in.

Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, Oana Cristina Popa, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, Ministri i Shëndetësisë, Dr Vojislav Shimun dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës së Kujdesit Parësor Shëndetësor të Kryeqytetit, Dr Dragana Durkovic vizituan Qendrën Këshilluese për Shëndetin e Fëmijëve dhe klinikat e imunizimit në Pobrezje, Podgoricë.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, theksoi se vaksinimi i suksesshëm i të gjithë fëmijëve në Mal të Zi është një nga prioritetet kryesore të UNICEF-it në Mal të Zi. Prandaj, është shumë me rëndësi të sigurohen kushtet optimale për ruajtjen e vaksinës – gjë që ky donacion e mundëson.

 “Në një situatë ku janë regjistruar shpërthime të rasteve të fruthit në të gjitha vendet fqinje, UNICEF në Malin e Zi mbetet i përkushtuar që të mbështes qeverinë, partnerët kombëtarë dhe prindërit në forcimin e imunizimit rutinor. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë e mundshme dhe mënyra e vetme për Malin e Zi që të parandaloj shpërthimet e mëdha të sëmundjeve infektive të harruara prej kohësh dhe pasojat e tyre shkatërruese. Megjithatë, koha është duke mbaruar dhe kjo është arsyeja pse UNICEF-i vazhdon të avokojë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes udhëheqësve të sektorëve përkatës, prindërve dhe shoqërisë civile për të ngritur besimin te vaksinat dhe mbrojtur shëndetin e të gjithë fëmijëve në Mal të Zi,” tha Santander.

Ambasadori Popa tha se ky donacion është pjesë e ndihmës gjithëpërfshirëse të BE-së për Malin e Zi në lidhje me pandeminë COVID-19.

Pjesa më e rëndë e pandemisë COVID-19 mund të jetë prapa nesh, por ne nuk mund të relaksohemi dhe duhet të vazhdojmë të ndërtojmë qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Vaksinimi është më i rëndësishëm se kurrë më parë, veçanërisht në vende si Mali i Zi, të cilat janë duke përjetuar një rënie të mbulimit me imunizimin rutinor të fëmijëve. Së bashku me partnerët tanë nga qeveria dhe UNICEF-i, ne nuk do lejojmë që sëmundjet e zhdukura prej kohësh të kthehen.

Oana Kristina Popa, ambasadorja e BE-së në Mal të Zi

Ministri Shimun tha se qëllimi i iniciativës, përfshirë edhe donacionet, janë përgjigja e duhur nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor ndaj pandemisë COVID-19, me një fokus tek fëmijët, pjesa e popullatës që është e vështirë të arrihet dhe atyre në rrezik të veçantë të infeksionit dhe zhvillimit të sëmundjeve të rënda klinike. Për më tepër, iniciativa synon të përmirësoj komunikimin në kohë krize si dhe angazhimin e komunitetit. 

Në të njëjtën kohë, në fokus të iniciativës janë edhe imunizimet rutinore, duke pasur parasysh se Mali i Zi viteve të fundit ka pasur rënie të shkallës së imunizimit rutinor të fëmijëve të të gjitha moshave, ku problemi më i theksuar është imunizimi me dozën e parë të vaksinës kundër fruthit, rubeolas dhe shytave në vitin e dytë të jetës.

Dr Vojislav Shimun, Ministri i Shëndetësisë

Ai falënderoi Delegacionin e BE-së dhe UNICEF-in për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor. Ai theksoi se falë pajisjeve të dhuruara është përmirësuar ndjeshëm sistemi i ruajtjes, shpërndarjes dhe administrimit të vaksinave në të gjitha nivelet e zinxhirit të ftohtë në institucionet shëndetësore.

Dr Dragana Durkovic theksoi se pajisjet e dhuruara kanë kontribuar shumë në përmirësimin e zinxhirit të ftohtë, përmirësimin e kushteve për ruajtjen e vaksinave në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe shpërndarjen e tyre më të shpejtë dhe më efikase.

Donacionet janë pjesë e projektit të titulluar “Forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor dhe përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 dhe rrezikut epidemiologjik”, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe zbatuar nga UNICEF-i në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë së Malit të Zi, Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe OJQ “Prindërit”.

Përveç donacioneve, sistemi i kujdesit shëndetësor të Malit të Zi është forcuar edhe duke përmirësuar njohuritë, aftësitë dhe standardet e praktikave të mira klinike.